“Asnjë lidhje mes Skënderbeut dhe vizitës”, reagimi i Xhufit: “Ka ndonjë që pretendon se Erdogan do tundte atë flamur këtu?”

redaktor

 

 

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi ka komentuar vizitën e presidentit turk Erdogan në vendin tonë. I ftuar nga Dritan Hila në “Dritare TV”, historiani Xhufi ka kujtuar edhe një vizitë të Erdogan në vendin tonë në vitin 2005, ku sipas tij opozita e asaj kohe me në krye Berishën la një përshtypje skandaloze dhe shumë të keqe teksa u largua nga parlamenti kur Erdogan po mbante fjalimin.

“Në prag të zgjedhjeve të vitit 2005 ka ardhur Erdogani ka bërë një vizitë në vendin tonë, mbajti edhe një fjalim në parlament dhe Berisha iku edhe nga parlamenti bashkë me grupin e tij opozitën, ishte Fatos Nano kryeministër në atë kohë dhe Berisha me atë gjest, la një përshtypje skandaloze shumë të keqe.

Sebepi ishte se ishte privatizuar Telekomi që e kishte marrë kompania turke. Unë gjykoj që ishte një sinjal që i jepej Athinës që ne me Turqinë do vëmë “kufirin”. Nga 97 Berisha kishte krijuar një bindje që pa mbështetjen e Athinës nuk vinte në pushtet”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.

Sipas historianit Xhufi, vizita e Erdogan në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me datën së vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kujtojmë që dje më 17 janar u shënua 554-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Arsyeja kryesore e vizitës së Erdogan ishte inaugurimi i banesave te reja në Laç, një vepër të cilës Turqia iu gjend afër Shqipërisë pas tërmetit.

Kam dëgjuar zëra kundër vizitës së Erdogan për arsye nga më të ndryshmet që nuk lidhen fare me vizitën e Erdogan. Sot është rasti për të uruar bashkëqytetarët tanë që u goditën nga tërmeti dhe sot hynë në banesat e reja. Turqia për ne ngelet një partner strategjik.

A shikoj një lidhje mes datës së vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu dhe vizitës së Erdogan? Absolutisht që jo. As pretendon besoj asnjë shqiptar që Erdogan të tundë flamurin e Skënderbeut këtu. Ai është heroi ynë kombëtar, i paprekshëm padyshim.

Edhe Turqia ka heronjtë e saj, ndonjë hero i Turqisë edhe neve na pëlqen si Qemal Ataturku, i cili është krijuesi i Turqisë moderne që e ndau Turqinë nga e kaluara osmane dhe i cili dhe sot e kësaj ditë në Turqi nderohet, ndoshta presidenti Erdogan nuk e ka shumë qejf, por ai është një emblemë të cilën nuk ka shtetar turk që ta refuzojë” – u shpreh historiani i njohur Pëllumb Xhufi.

i.b. / dita

 

Share This Article
22 Comments
  • Ka lidhjes, si nuk asnje lidhje midis pervjetorit te vdekjes se Skenderbeut dhe perurimit te shtepive te termentit nga Presidenti i Turqise Aleate Demokratike Erdogan, sepse i dha nje dallghe cunami cmendurise se Presidentit kontrapedal te shkarkuar te Shqiperise!

  • Pëllumb Xhufi ka të drejtë. Erdoganit i ra rruga nga Shqipëria dhe u kthye për një kafe, dhe nuk e dinte se 17 janari shënonte 554 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Po t’a dinte, do të kishte lëne disa lira mbi filxhanin e kafes, dhe njëherësh do te bënte 30 sekonda homazh tek monumenti i Skënderbeut, që e kishte aty pas bythës, kur përuroi xhaminë e Kryeqytetit

    • Per ty dhe Maon posht, po kur paska synime ndaj Shqiperise qe do ti arrije duke perdorur Skenderbeun e 1444 , ca do me thoni o or … nuk ja vlen tju vesh emer se i keni kaluar vlerat e sharjes K, per Skender Berishen tuaj qe theu embargon e NATO-s, e furnizoje Serbet, ku US e ka nxjerr jasht lidhjeve ku hyne US, per Marveshjen e Detit me Greket ku jemi ne gjyq , etj etj? Ah kjo eshte trathti. Ne mod qofshi grup Berish nuk ka epitet qe mund tuj vihet, si grup, tufe familje cfare perfaqesoni. Turk a jo guvat e brimat bashke me shpellat qe kane ra posht, nga sot do rrine me ne fund si Njerez, e ishalla nuk i djegin…

  • Bravo te qofte XHE UFI
    te futi edhe ty Rama ne thes
    nuk e di a ka qene dakord me keto pirueta vjehri yt dmthj nipi i Enverit te madh

  • Shqiptaret jane populli me mosmirenjohes ne bote! Erdogan beri 542 apartamente dhe njerezit qe hyne ne to duhet te jene mirenjohes! Por jo se nuk na lejon komunisti Lubonja,bythqiri Lela, Pijaniku Ristani,injoranti Berat Buzhala!Saliu dhe foltorja! Lindur ne Vicidol cfare di Berisha per mirenjohjen! Ne jemi nje komb prej muti! Cfare jane keto TV Eni Vsili nje mediokre qe s’ka nevoje per te vertetuar se eshte nje budallacke provinciale! Data 17,Skenderbeu dhe idiotizma te tilla! AJo ishte koha e otomaneve kjo eshte Turqia! Keta njeres jane te shitur dhe bipolar!

  • Po pse keshtu, meqe e tha Xhufi dhe i vuri vulen? Une mendoj se pikerisht data e vizites mbart simboliken qe diten e vdekjes se Skenderbeut, Turqia rikthehet ne zoterimet e vjetra, ose Skenderbeu vdiq, rrofte Turqia. Dakord qe paska ndihmuar per te ndertuar ato shtepite dhe shume falemnderit, po a nuk mund te zgjidhej nje date tjeter per viziten e ketij bejlerbeut? Simbolet, prandaj jane simbole, nuk interpretohen njelloj nga te gjithe, perndryshe nuk do te ishin simbole. Po ne kete rast, psh, Erdogani nuk do te vinte e t’i binte ballit e te thoshte “He mo si ia shpini, mire, mo, ku e kini Skenderbeun mo? Vdiq apo jo? Ja ku me kini mua tamam si qemoti, Sulltan per qejf.” Po i bie pak anash, rrofte sebepi shtepive dhe vjen ne Shqiperi tamam ne daten e vdekjes se Heroit Kombetar dhe thote, kush ta haje, le ta haje, kush te mos e haje na plasi menderja. Ne rastin me te mire kjo vizite, ne kete date ka anen e vet polemike, do apo s’do Xhufi dhe do apo s’do ai Skenderbeu tjeter i Mamica Spiropalit.

  • Vizita e Rexhep Tahipit mu për faktin se erdhi në 17.1.2022 ditën e 554 vjetorit të Kryeheroit tonë Kombëtar është tepër sinjifikative që ta vendoste emrin e tij në Mes të Laçit , në qëndrën e Kristianizmit larg 2 kilometra Vijë Ajrore në mos më afër aty ku GJERGJ KASTRIOTI u Hapi Turqve Varre për 25 vjet .
    Unë e përshëndes ndihmën e Turqisë që na strehoi 522 Familje të cilat humbën shtëpitë nga Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 .

  • Un mendoj qe Skebderbeun ta shpallim armik. Perderisa sipas “mikut ” tone (te Rames) kemi 600 vjet miqesi me Shqiperine atehere Skenderbeu qe luftoi kunder “miqve” tane duhet te shpallet armik.

  • Epoo hallexhiu , bythezbuluar , pa shtepi dhe katandi , nuk ka lluksin te beje patriotin . Po te ishim kaq patrote nuk i pranonim fare apartamentet spitalin apo ndimat e tjera te Erdoganit. Vëllezer ! Patrotizmi ka kosto te larte. Me kujtohet , ka qene njeri ,dikur , qe kur binte termet dhe shkterronte shtepia , nuk pranonte ndima. Dhe ne e dime , ata qe jane mbi 50 vjeç, se sa kushtonte ai lloj patrotizmi.

    • Tashti zotrote nuk kupton me vertet, apo ben sikur nuk kupton, pra ben rrolin e shejtan budallait. Nuk po thote njeri te mos i ndertonte shtepite, falemnderit per ndihmen, por perse duhet vizita tamam ne ate date??? Kjo eshte si puna e asaj, “po te mbaj me buke, por kur te me ngrefet do ma lesh ca gruan te bej ndonje gjysem ore gjimnastike”. Ndihma nuk eshte ndihme nqs vjen me gisht nga prapa, dhe nuk eshte pune patriotizmi eshte pune pragmatizmi.

    • Hallexhi sepse na ka zene bushtra per gryke.
      Hallexhi sepse rrufjanet qe ndertuan pallatet e pasigurta nuk u futen ne burg, nuk u denuan per demet dhe viktimat, nuk ju sekuestrua pasuria, po vazhduan vodhen dhe miliarda te tjera me koncesione dhe ppp.
      U ndertuan aeroporte dhe u hapen akset e Belindes, dhe nuk gjendeshin leke dhe mjete per banesat, po u duhej te sillnin Erdoganin per te varrosur dhe njehere Skenderbeun.
      Plera kellira te ndyra, fare e keqe ju esadiste rilindjote te Ramut tradhetarit

  • Xhufi kam respekt per ty por je shume I politizuar fatkeqsisht…te pakten te marim ndonje Fond per studimin e arkivave…por Turku vetem per xhami jep…sot mu duke si ai Jazenxhiu

    • Sepse edhe Xhufka eshte pjese e planit djallezor per rishikimi e historise kur turko-otomania do te na prezantohet ne tekstet shkollore si ‘shpetimtare’ e Arberise!
      Turpi i mbulofte te gjithe!

  • Do farë gjoja president të shqiptarëve kishte qenë mirë të marin edhe anën pozitive të punës të Erdohan që mori një shtet të puçeve të regullta ushtarake dhe luftës të mbrenshme 50 vjeçare si rezultat ndërhyrjeve nga,shtete të jashtëme duke lënë një vendë me poziten gjeografike nga,ma të randësishmet në një shtet gjysmë funksional dhe të varfër por kur një njeri i vendosur dhe ne politika të drejta ekonomike punon me ndershmëri për vendin dhe njerzit atëherë fuqizimi dhe zhvillimi janë të pashmangët

  • ´´Akademiku´´otoman xhufi,i futur jo si kale troje,por serbes serbes ne Akademine shqiptare,duke vazhduar te rafshoje,te nxije dhe shkretoje dhe te ktheje permbys,cdo gje te historise se saj:
    Shkruan pa fund libra kunder fqinjit tone grek,por cuditerisht asnje liber,per pushtimin munxiroses otoman, qe cfarosi shpirtin shqiptar dhe lindi specien malinje te percudnuar otomane, te llojit xhufi.
    Dhe ne vazhdim asnje liber per heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti,perkundrazi,cdo gje per ta shperbere ate.
    Jemi kthyer nje vend te neveritshem MUTI,ku gjithandej sundojne otomane bastarde e te gjitha llojeve,qe nga fshatari injorant deri tek i shumefytyrsi musllumani,katoliku,ortodoksi Rame,kryeveziri i vilajetit,zgjatim i diktatorit islamik aziatik.

  • E ke lare bythen Vaso apo te vjen akoma ajo era qe te vinte ne shkolle,se keta myslymanet qe thua ti e kane me fe te lahen pese here ne dite,vazhdo po pate qef se ti e kupton kush jam,shkojm dhe me larg po te duash dhe komentojme me emer e mbiemer.

    • Si bastard i kesaj race,qe ke lene.besen,per ti sherbyer dushmanit,ku nga babe sulltani,qe ju a ka vendosur surratin ne vendin e bythes,qe sado qe e lane,prape kundermon dhe helmon kete dhe dhe kete vend.
      yyyyy sikter!

  • Po pse te mos sillet Erdogani si ti doje qejfi kur kemi kesisoj akademikesh pacavure. Po per ate memorialin tek Liqeni cfare tha Xhufka? Apo edhe ai nuk na prish pune. provo te besh propagande pro shqiptare ne Turqi e te shohesh o Xhufka. Po ato ultimatumet per FETO-n iu duken normale keti zeros me Xhufke? Sa turp!

  • Por mjaft o mesjetare arkaik! Nuk keminevoje per armiq qe na ofron Saliu dhe lukunia e tij e neveritshme injorantesh! Kemi nevoje per paqe dhe prospiritet!Per cfare patriotizmi kane nevoje familjet qe morren shtepite falas! Mbylleni gryken ju islamiste te Saliut!

  • Vaso mos na ca trapin po shko tregoje fytyren ate ne mana Grecia,po ju shkerdhen Erdogani,po ju ben si ne Qipro,edhe kishen ne stamboll ja u beri xhami,shko tregoje veten behu burre e leri Shqiptaret se bejne cte duan ne shtet te vet,edhe nje budalla e di ktu qe po ta presesh nje Grek ti nxjerr 10 Turq.

  • Para disa ditësh në një studio tv.digjova se sot ne Shqipëri, në çdo institucion ka te infiltruar nga agjenci të huaja. informacioni,!? Sot ,, me këto që po lexoi,,,po bindem që kjo është e vërtetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *