Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris.
Soreca tha se kanë diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjithashtu thekson se Konferenca e Parë ndërqeveritare duhet të mbahet sa më parë.
“Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA. Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.
Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit“, shkruan Soreca në Twitter.
Pleased to meet Amb.Themos #Demiris, Secretary General of @GreeceMFA??. We discussed the state of play of #Albania??’s #EU?? integration process. First IGC should take place as soon as possible. Important for ?? to keep focus on reforms’ agenda and to prepare for accession talks. pic.twitter.com/HPjeH5Fc38
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) January 18, 2022
a.m/dita
