Von der Leyen uron presidenten e re të PE-së: Do të punojmë bashkë për “shërimin” e BE-së

Amelda Amelda

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka përgëzuar për detyrën e re eurodeputeten nga Malta, Roberta Metsola e cila u zgjodh sot në krye të Parlamentit Evropian. Në një postim në Twitter, Von der Leyen shprehet se puna dhe vendosshmëria e treguar nga Metsola janë një frymëzim për të gjithë.

Von der Leyen theksoi, gjithashtu, se ajo do të punojë në mënyrë të ngushtë me presidenten e re të Parlamentit Evropian për të “shëruar” Evropën, dhe për një të ardhme ekologjike, digjitale dhe të ndritur evropiane.

 

Roberta Metsola është zgjedhur Presidentja e re e Parlamentit Evropian, në vend të David Sassoli-t, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *