VIDEO: Vuçiç në Turqi, Erdogan i organizon ceremoni pritjeje duke sfiduar borën

J L

Me një ceremoni madhështore e ka pritur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç në Ankara.

Pavarësisht reshjeve të borës në Turqi, Erdogan kishte organizuar një ceremoni pritjeje zyrtare, ku fillimisht parakaluan mbi kuaj përgjatë presidencës.

Pas himnit të Turqisë të dy presidentët u drejtuan drejt Presidencës ku do të zhvillohet takimi.

Vizita e Vuçiç në Turqi vjen një ditë pasi Erdogan ishte në një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku u prit dhe përcoll nga Kryeministri Edi Rama.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Keta jane dy miqte per koke qe ka Kryeministri jone, pa harruar Salihin ne politike e brendshme, me shpirt ligjte, njerez qe i kane duart me gjak dhe akoma kerkojne trazira e zona influencash, dy te paret ne ballkan dhe lindjen e mesme, ndersa Sala ne ndihme te Edvin qelbesires per ta mbajtur ate vend ne anarki kuptohet edhe me dy levat e tjera, Metà e Basha!

  • Remo,si thote Edi Rama”Mirmengjes,po ju sjell pamje nga bjeshket e namuna”qe na thote ne,ju dhe mua ,bjerini legenit.

  • Nuk e paska zene gjumi naten,,as 8 ore,,te takoje vellain e Edit tone…Po ky cfare xhamie do ndertoje ne Beograd,,apo eshte furnizuar me drone raketahedhes,qe te godase Kosoven?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *