Lirohet nga burgu Erjon Peti, i arrestuar në prill për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u arrestua bashkë me Klajdi Xibrakun.
Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.
Ka qenë gjygntarja e apelit Durrës Anita Mici e cila ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lenë pa asnjë masë shtërnguese.
Ndërkohë të njëjtën rrugë ligjore pritet të ndjekë edhe Klajdi Xibraku.
Erion Peti dhe Klajdi Xibraku nga Tirana, që të dy janë aksionerë të kompanisë së eksportit të frutave e quajtur “Masabi Fruits”, ku në prill të vitit të kaluar u kapën me 143 kg kokainë në portin e Durrësit.
Ka qenë skaneri i kontrollit që zbuloi gjurmë të modifikimeve në kontenier dhe sasinë e madhe të drogës të vendosur në tavanin e konteinerit me banane për llogari të kompanisë shqiptare ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës.
Kokaina ishte e ndarë në 120 pako dhe kanë të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet “El mejor” (më e mira) dhe “Viejon” (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi.
a.m/dita

Kokaina paska qene anonime. Ose ata andej kane dashur tua hedhin. Kane kursyer bananet dhe per peshen kane futur kokaine.