Maqedonia e Veriut ka regjistruar të martën 24 viktima dhe 2,269 raste të reja të infektimit me koronavirus.
Kjo shifër e të infektuarve përbën rekord prej prillit të vitit 2021, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik në Shkup.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i të infektuarve me koronavirus brenda një jave ka shënuar rritje prej 33,9%.
Numri më i madh i të infektuarve janë ato mbi moshën 69-vjeçare.
“Numri më i madh i të infektuarve janë të moshës mbi 60-vjeçare, por rritje ka edhe nën këto moshë, respektivisht mes moshës 50-59 krahasuar me një javë më parë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 55 viktima në 15 qytete të vendit, që paraqet rritjeve të vdekjeve për 34,1 për qind”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.
Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, Qeveria e Maqedonisë së Veriut të hënën vendosi shtyrjen për dy javë të gjysmëvjetorit të dytë në arsimin fillor dhe të mesëm.
Mësimi me prani fizike do të fillojë më 1 shkurt.
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka thënë përmes një komunikate se “mbyllja e shkollave me praninë fizike duhet të jetë zgjidhja e fundit e Qeverisë”.
“Edhe një valë tjetër mbylljeje shkollash do të ishte katastrofike për fëmijët. Maqedonia e Veriut tashmë kishte mbylljen më të gjatë të shkollave në rajon, kur shkollat në vend u mbyllën për gjithsej 54 javë, krahasuar me mesataren prej 24 javësh në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Më shumë se 60 për qind e mësuesve thanë se nxënësit kanë vështirësi në përvetësimin e programeve arsimore për shkak të mbylljes së shkollave”, thuhet në reagimin e UNICEF-it.
a.m/dita
