“Amerikanët po punojnë me Greqinë dhe 4 shtete të NATO-s që të njohin Kosovën. Por nuk do inkurajojnë thirrjet për bashkim me Shqipërinë”

Amelda Amelda

 

Raporti për “Një strategji për të luftuar paqëndrueshmërinë në Ballkan” e përpiluar nga Universiteti studimor John Hopkins dhe Institucioni i kërkimeve Woodrow Wilson Center në SHBA, thekson se njohja e Kosovës si shtet i pavarur do të kontribuonte në stabilizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit, nëse Perëndimi përcakton një qëndrim të përbashkët për Kosovën do të ndikojë në njohjen dhe ndryshimin e qëndrimit të Serbisë.

Raporti vë në dukje se Perëndimi po punon me Greqinë që ajo të njohë Kosovën dhe kjo do t’i hapte rrugën Kosovës për të qenë më pas edhe anëtare e NATO-s.

“Në thelb të strategjisë është: shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë prej tre dekadash mund të përfundojë aty ku filloi, në Kosovë. Njohja e Republikës së Kosovës nga katër anëtarët e NATO-s si Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia – do të transformonte Dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe të gjithë rajonit, duke përfshirë edhe Bosnje-Hercegovinën.

Të bindësh këto katër shtete – dhe një të pestë, Qipron, e cila është anëtare e BE-së, por jo e NATO-s – për të njohur Kosovën nuk është aq e lehtë. Kjo do të kërkojë një përpjekje të vendosur nga administrata Biden, së bashku me aleatët kryesorë, për të bindur ata që nuk e njohin që të ndryshojnë qëndrimin e tyre”, thuhet në raport.

Raporti ngre alarmin për ndikimin rus dhe atë kinez në Ballkan.

“Rritja e ndikimit rus dhe kinez në rajonin e Ballkanit është alarmante”, shkruhet  në raport.

Gjithashtu, raporti paralajmëron sanksionimin e çdo lideri në Shqipëri apo Kosovë që bën thirrje për bashkim mes dy vendeve.

“Zbatimi i hapave të administratës Biden, duke përfshirë emërimin e të dërguarit Special për Njohjen e Kosovës, së bashku me paralajmërimin e shprehur të SHBA-së për të sanksionuar çdo lider në Shqipëri apo Kosovë që promovon apo bën thirrje për ‘bashkim’ mes të dyve vendeve të pavarura”, thuhet në raport.

a.m/dita

Share This Article
10 Comments
  • Është një studim dhe jo një qëndrim zyrtar i administratës (Shtëpisë Bardhë). Studimet i shikojnë problemet në disa këndvështrime ose variante. Vendimet merren në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Për Kosovën problemi i tanishëm është njohja në unison nga vendet e BE dhe më pas, nëpërmjet rritjes së njohjeve për të arritur kuorumin, të bëhet anëtare e OKB dhe NATO-s. Mbas përfundimit të këtij procesi, duhet përballuar dhe rezistenca e Rusisë dhe Kinës si anëtare e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje., që duhet të pasojë me abrogimin e Rezolutës 1444, të ashtuquajtur dhe “Ahtisari” , e cila ka shumë kushtëzime ndaj Kosovës ku përfshihet dhe ai më i vështiri, mosbashkimi me ndonjë shtet tjetër, që vetkuptohet se bëhet fjalë për Shqipërinë. Dhe në ato klauzola sidomos roli i Rusisë, por dhe i Kinës, ishte determinant. Mendoj se këto do ketë patur parasysh dhe studimi, kur përmend dhe presidentin Xho Bajden. Them se zgjidhja përfundimtare e problemit është parë si proçes dhe që gjithkush e kupton që është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Vetvendosja është vullneti i fundit që mbetet të hidhet për diskutim, kur Kosova të ketë fituar më parë gjithë të drejtat dhe të jetë konsoliduar si shtet.

  • Shqiptaret izgjidhin punet e veta se jane shqiptare .Nuk ka pune as greku as njeri.Gjermanet e zgjidhen punen vete sepse ishin gjermane dhe nuk moren doren e grekut e te NATO-s.Ky shkrim eshte prodhim Ramo-Serb dhe Rama te fshije bythen.Shqiperi -kosove do te behet nje se keshtu vendosi Amerika qe i a shkeputi serbit.Rama -tradhetar i shqiperise me damke.

  • Imediate është Antarsimi i Kosovës në OKB, ndërsa bashkimi bë një shtet nuk ka rëndësi sepse është në komb i pandashëm, vetëm duhet të zyrtarizohet flamuri kombëtar për Shqiptarët si dhe flamuri kombëtar për sërbët. sikurse në Sërbi të zyrtarizohet flamuri kkombëtar për Shqiptarët.

  • Diplomacia shqiptare, evropiane dhe boterore duhet te punoje mbi kete baze te shendoshe njerezore, sipas ketij realiteti qe e thote prej 20 vjetesh nje shqiptar i veçante, sepse Kosova dhe trojet shqiptare ne Serbi, Çameria, Maqedonia e Mali i Zi jane plage te dhimbshme shqiptare qe kullojne gjak dhe e vetmja zgjidhje e drejte eshte, siç thuhet ketu: Ora e Shqipërisë, nuk po pushon për asnjë çast!
    Ora e Shqipërisë, i fton Fuqitë e Mëdha, me në krye SHBA, BE dhe NATO-n, që ta përurojnë Shqipërinë, duke i prerë kufijtë e saj të brendshëm.
    Me këtë gjest politik e diplomatik, njerëzor, nuk ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Mesdheut Iliro-Shqiptar dhe del në dritë, siç shihet në hartën tonë:
    SHQIPËRIA – SHQIPËRI!

    DRENICA E KUQE

  • Ashtu keshtu jemi te bashkuar, pra mos u merziteni edhe ndihmoni administraten amerikane se me dy shtete eshte ma mire per ne, ne qofte se keta 2 shtete punojne bashkarisht!

  • Ata qe flasin per bashkim i bejne petullat me uje, sic i beri Hitleri, pa e kuptuar se keto zera nxiten me shume nga nacionalistet serbe dhe te tjere me tej, qe mezi presin casus beli-n e rastit! Ndonese problemi shqiptar nuk luan ndonje rol te madh ne gjeo-politiken e ardhme, sic luan problemi turko-kurd, i lidhur edhe me Iranin dhe Sirine.

  • Gezim Kulufi ! Kete rradhe e ke dhjere ti dhe c’fare po lexoj.Pse amerika i a shkeputi Serbise Kosoven?Kosova eshte vend komplet me shqiptare,pra shqiperi.D.m.th.Isa Boletini ngriti kot flamurin ne Vlore?Gjermanet nuk ishin dy shtete Lili .por ishin nje gjak nje kulture ,GJERMANE.Erdhi momenti historik dhe u bene nje-GJERMANI qe po shikon sot.E njejta dukuri edhe per ne shqiptaret.Poltika Europiane na ndau dhe sot Amerika na thote:O popull gomar,cfare kerkoni me shume nga ne?Keto jane shanse historike te nje populli.Keni lexuar shume por nuk keni nxene shume.Lili ! E shoh qe je nga veriu.Eshte ne nderin e Kosoves te paraqitet me ate lecke flamur dhe jo me flamurin qe c’do kosovar e ka krye te shtepise?Kush do ta beje shqiperine shqiperi me dinjitet ne bote?Jane momente historike dhe ne na takon ky nder.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *