Diamanti i zi “Enigma” mbron nga syri i keq dhe besohet se ka origjinë jashtëtokësore. Do të ekspozohet muajin tjetër në ankandin e Sotheby në Londër.
“The Enigma”, një diamant i rrallë i zi , iu prezantua dje gazetarëve gjatë një turneu në Dubai, përpara se të dalë në ankand në Londër në muajin shkurt.
Kompania Sotheby’s njoftoi dje se, në ankandin që do të zhvillohet më 3 shkurt në kryeqytetin britanik, guri i rrallë pritet të “kapë” më shumë se 6 milionë dollarë. Një e veçantë tjetër është se do pranohet edhe kriptovaluta në këtë ankand.

Për shtëpinë britanike të ankandeve, diamanti i zi 555,55 karat vlerësohet se ka ardhur nga hapësira.
Sophie Stevens, një specialiste bizhuterish në Sotheby’s në Dubai, u tha gazetarëve se numri “pesë” është veçanërisht i rëndësishëm për diamantin, i cili ka 55 faqe.
Forma e diamantit të zi bazohet në simbolin e palmës në Lindjen e Mesme, “Hamsa, që simbolizon forcën dhe mbrojtjen”, tha ajo teksa shtoi se “hamsa” në arabisht do të thotë “pesë”.
Për botën arabe, ky amulet mbron mbajtësin e tij nga “syri i keq”.

Diamantet e zeza, të njohur edhe si “carbonados”, janë jashtëzakonisht të rrallë dhe gjenden vetëm në Brazil dhe Afrikën Qendrore.
Argjendarja e Sotheby vlerëson se guri u formua kur një meteorit ose asteroid goditi Tokën më shumë se 2.6 miliardë vjet më parë.
Ndryshe nga diamantet e bardhë dhe me ngjyrë, diamantet e zeza vijnë nga shkëmbinj sedimentarë që janë afër sipërfaqes së Tokës apo edhe sipërfaqes së saj.
a.m/dita

mirë do ishte të mos lëshonim ata dy satelitët dhe të blinim këtë mbrojtësin nga syri i keq!!
gjithë bota na ka zili për K/M tonë të jashtëzakonshëm dhe syri i keq po jep rezulatatet e tij!!
pyetësori 12 pikësh e tregoi se K/M është marrë sysh!!
blijeni dhe do të shpëtojmë!!