Kalbja në sera e prodhimeve të dyta të sezonit 2021 për shkak të mungesës së kërkesës nga jashtë, farës së keqe dhe çmimeve të ulëta, çoi në rënie për herë të parë së paku në 16 vite eksportet e prodhimeve të fushës në Shqipëri, zarzavatet.
Sipas të dhënave të INSTAT për tregtinë e jashtme, eksportet e zarzavateve arritën gjatë vitit të kaluar 8,830 milionë lekë me rënie me 0.4 për qind në raport me vitin e kaluar. Zarzavatet janë produkti më i eksportuar nga grupi i ushqimeve me një rritje të shpejtë vitet e fundit si rrjedhojë e investimeve në sera dhe shtimit të sipërfaqes se mbjellë.
Nga viti 2010 në vitin 2021 eksportet e zarzavateve u shumëfishuan, duke arritur një vlerë prej 8,8 miliardë lekësh nga 464 milionë lekë më 2010.
Rritja e të ardhurave nga eksporti rriti potencialet e bujqësisë në zonat më prodhuese të vendit, Fier dhe Berat. Eksportet ndikuan në rritjen e bizneseve në ferma, u bënë shkak për investime në teknologji, modernizim dhe ekspertizë. Mirëpo mungesa e subvencioneve në sektorin e prodhimit, çmimet e larta të inputeve, të kombinuara me mungesën e kërkesës në eksport në muajt e fundit 2020, i çuan në rënie të ardhurat për fermerët.
Situata nuk është aspak optimiste edhe këtë vit. Zinxhiri bujqësor që nga prodhimi, magazinimi, përpunimi dhe eksporti nuk pret rritje më 2022.
Fermerët kanë lajmëruar pakësim të mbjelljeve këtë sezon. Vladimir Çela i cili zotëron një nga format më të mëdha në zonën e Fierit tha se fermerët kanë mbjellë më pak sera. Shkak u bënë çmimet e larta të mbjelljeve të dyta dhe borxhet e larta në furnitorët e inputeve, tha Cela.
Gentian Ziu fermër në zonën e Kutallisë në Berat tha se, prodhimi në sera do të jetë më i ulët më 2022 pasi shumë sera nuk janë mbjellur me domate dhe kastravec.
Dhe në fusha mbjelljet janë më të pakta pasi ureja dhe nitrati janë arrit më gati 100%.
Edhe pjesa tjetër e zinxhirit nuk janë optimistë, sidomos eksportuesit. Si rrjedhojë e heqjes së skemës së subvencionit të TVSH-së. Kompanitë e grumbullimit dhe eksportit të fruta-perimeve në vend pohojnë se nuk presin rritjen vitin në vijim.
Historikisht bizneset bujqësore, sidomos fermat prodhuese, kanë vuajtur nga norma të ulëta të fitimit, por së fundmi rritja e kostove të lëndëve të para dhe mungesa e tregut po lë pa mbjellë qindra hektarë tokë për sezonin tjetër. Në zonat e Fierit dhe Lushnjës, këtë vit, ureja shitet 120% më shtrenjtë dhe nitrati gati 250% më shumë se vitin e kaluar.
Gjithashtu janë rritur kostot për të gjitha helmet dhe pesticidet e tjera, plastmasën dhe hekurin e serrave, ndërkohë që çmimet e grumbullimit të prodhimeve kanë mbetur të ulëta./ Monitor
a.m/dita


Nese vazhdohet akoma me nitrate ather s’esht kuptuar se ku shkon buqesia sot!
Jane pasojat e heqjes se skemes se kompesimit 20% …asnje grumbullues nuk ka int te bleje ke bujqit sepse nuk zbret tvsh…..
Habit jo pak,maredheniet tregetare me ´´birazerin turk´´ te Rames.
Ndonse mallrat turke qe importohen, prej andej,zene vendin e dyte ne volumin e importeve shqiptare,mbas Italise,eksportet tona drejt Turqis,jane ne nivele teper minimale dhe shume larg,me ate qe eksportojme ne shume shtete te tjere.
Edhe kjo nje tregues per ´´dashuri otomane´´ me gjisht ne sumen arnautase.
Cfare do eksportosh ti more derdimen i Janulles ? Pordhe dhe kafe makiato?
Futja e farave te manipuluara genetikisht nga jashte per domatet, kastravesin, sallaten jeshile, e ndonje tjeter, tregon tjetersimin e mentalitetit te atyre pak fshatarve te mbetur neper fshatra: puno pak e fito shume! Problemi i tokes u zgjidh keq qysh ne fillim dhe keshtu keq do shkoje kjo pune edhe per disa dekada.
Akoma nuk e keni kuptuar që përdorimi i kimikateve dhe pesticideve janë të dëmshme për shëndetin e njeriut sepse shkaktojnë kancer. Mungesa e tregun vjen pikërisht që perimet nuk janë bio, ose organike. Prodhoni pa kimikate dhe do të shikoni si do t’ju lusin për të blerë. Ju shkruani se janë rritur çmimet e kimikatëve! Për këtë fakt, ju duhet të gëzoheni dhe të kalohet në prodhim natyral bio.
Vazhdim:
Ministria e Bujqësisë duhet të krijojë Institutin që çertifikon mallrat që janë bio, ose organike. Në çdo mall vendoset etiketa që është bio dhe kjo është reklama më e mirë për shitjen e mallit. Çmimi i mallrave bio varjon nga një fish deri tre fish më të shtrejta se sa të tjerat. Pra prodhuesi ka interes, sepse sasia mund të ulet por jo vlera e fitimit që rezulton më e lartë. Çështja është tek organizimi i Ministrisë së Bujqësisë për të vendosur rregulla të qarta për të mos gënjyer konsumatorin.
A mund te ndertojme çatine kur nuk kemi ndertu akoma themelet?!
A e dini qe qindra mijera njerez nuk ju japin Çertifikaten e Pronesise?!
Pa te nuk mund te besh asgje!
Shqiptaret nen sundimin e Mafies jane njesoj si shqiptaret nen serbi.
Pd = PS =serbi