Policia e Vlorës ka shoqëruar drejt Tiranës pesë persona të cilët dyshohen për trafik klandestinësh, raporton Report TV.
Më konkretisht bëhet fjalë për Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj dhe Qazim Ismaili.
Ky aksion i befasishëm i policisë në Vlorë është zhvilluar për llogari të Krimeve të Rënda.
Personat në fjalë të ndaluar nga policia e Vlorës, mësohet se janë shoqëruar në orën 05:15 të mëngjesit të sotëm drejt Tiranës.
a.m/dita
