Rekord infektimesh/ Gjermania regjistron mbi 100 mijë raste me Covid

Amelda Amelda

Gjermania ka regjistruar mbi 100,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë prej shpërthimit të pandemisë.

Të dhënat nga Instituti Robert Koch, kanë treguar se 112,323 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Në gjithë Gjermaninë, është raportuar për 239 viktima me koronavirus në periudhë njëditore.

Sipas Institutit Robert Koch, Gjermania ka regjistruar mbi 8 milionë raste të infektimit me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.

Shifra e vërtetë besohet se është shumë më e lartë, pasi shumë infektime nuk janë identifikuar. Deri të martën është raportuar për 3.17 shtrirje në spital në 100,000 persona.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *