Shqipëria në tranzicion apo Shqipëria në depresion…

J L

Maskarenjtë çdo ditë po na thonë,

se jemi një vend në tranzicion,

po realisht në vendin tonë,

ka stres të madh dhe depresion..

 

Në këtë rend të zi barbarësh,

ditën e mbush kronikë e zezë,

s’ka ditë që disa jetë shqiptarësh,

të mos mbulohen në varrezë..

 

Në ç’djepe lotësh jemi tundur,

që zinë i pamë kësaj jete,

gjithkund shoh njerëz të përhumbur,

që ecin edhe flasin me vete.

 

Një shoqëri me kaq probleme,

vetëm një djall mund ta ndërtojë,

që të krijojë këto ekstreme,

dhe përmbi llum të mbretërojë..

 

Gjithë qeveritë na kanë gënjyer,

dhe e kanë shpurë zi e më zi,

me gjakun tonë janë dëfryer,

duke e pirë në gosti..

 

Vetëm gërmadha lënë nga mbrapa,

vetëm gërmadha dhe kolerë,

nga xhepat tanë duart e gjata,

nuk i kanë hequr asnjëherë.

 

Në këtë gjëmë kaq të madhe,

dhe unë i mbytur jam në stres,

ah-që nuk kam një shpatë të madhe,

duart e ndyra krejt t’u’a pres!

 

Në sherr kam qënë gjithnjë me shtetin,

ndaj ju kam thënë-t’ju bëja zgjimin,

se abuzimi me pushtetin,

është barabar me përdhunimin!.

 

Në depresion edhe në strese,

të shumtit janë në tokën time,

nuk ka gjëkund një fije shprese,

po veç gënjeshtra e mashtrime.

 

Këta që jetën na kanë nxirë,

me bashkëudhëtar skandalin,

nuk kanë cipë dhe fytyrë,

se në ekrane çdo çast dalin.

 

Vetëm t’i shohësh dhe stresohesh,

e t’i dëgjosh është e pamundur,

ti Shqipëri s’mund të shërohesh,

në këta këmbët s’i kanë tundur.

 

Gjithë kemi mbetur në udhëkryq,

dhe nuk e dimë se nga t’ja mbajmë,

me veten tonë jemi në gjyq,

edhe me vete-veten shajmë!.

 

Se na ka lodhur kjo kolerë,

që bën si bën na vë këmborë,

ndaj dhe nuk mundëm asnjëherë,

ta marrim fatin tonë në dorë.

 

Nuk mundëm dot këtë llumnajë,

nga Shqipëria ta pastronim,

që veç një herë-dreqi ta hajë,

si gjithë njerëzit të jetonim!

 

A. DUKA

7 Qershor, 2016

 

Share This Article
2 Comments
  • Mba veth ne vesh nje llaf,
    more Benkua im gjiton,
    qe hidhesh e perdridhesh,
    e ben sikur nuk kupton

    Shqiperia sot eshte ne tranzicion,
    ka edhe shume halle e depresion,
    por depresion e permbi depresion,
    provoi per 50 vjet me Triske/Tallon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *