“Erdogan dhe Skënderbeu? Debat bosh!” Një analizë mbi vizitën e Presidentit turk, projektin qesharak të dy ‘sovranistëve’ dhe hijen e gjatë të Ramës

J L

 

Intervistoi Xhevdet Shehu

Botuar në DITA

Analisti Skënder Minxhozi në këtë intervistë për DITA-n analizon vizitën e Presidentit turk në Shqipëri më 17 janar. Ai nuk e radhit veten me palën që është kundër kësaj vizite. Për Minxhozin, vizita e Erdogan nuk përbën aspak një sfidë ndaj BE, por është thjesht një tentativë e radhës për të shtrirë influencën në këtë zonë të Ballkanit.

 

– Vizita e Presidentit të Turqisë në Tiranë ka ngjallur debate të forta pro dhe kundër në opinionin shqiptar. Ju, Skënder, në cilin nga këto “kampe” e fusni veten?

– Personalisht e gjej të pavend dhe madje edhe provokative idenë se mund të jem kundër një vizite e cila vjen të zyrtarizojë më së pari ndërtimin e mbi 500 apartamenteve për të pastrehët e tërmetit të rëndë të para dy viteve. Presidenti turk Erdogan erdhi në Shqipëri për një arsye të madhe dhe të përligjur: për të finalizuar mbështetjen që shteti turk dha për ne shqiptarët në një moment tragjik dhe tejet të komplikuar.

Në këtë mënyrë rreshtimi kundër vizitës më duket i sforcuar dhe dashakeq për shkak të rrethanave të mësipërme.

– A mund të konsiderohet kjo vizitë si një sfidë ndaj BE-së që po shtyn për në kalendat greke anëtarësimin e Shqipërisë?

– Mendoj se situata që ju përshkruani ka dy aspekte. I pari është ai i dinamikës së marrëdhënieve mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. Ju përdorni metaforën e kalendave greke e cila i shkon më së miri gjendjes ku ndodhemi.

Evropa e Bashkuar po tregohet hipokrite ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Po shtyn e po e tjerr pafund procesin e zgjerimit, po nxjerr pretekste e po gënjen hapur vendet e rajonit tonë, duke bërë llogaritë e veta meskine që lidhen me lodhjen nga zgjerimet e mëparshme, me ngritjen e të djathtave ksenofobe, me krizën ekonomike e financiare globale e motive të tjera specifike për shtetet kryesore të Unionit.

Evropianët refuzojnë të marrin parasysh kështu se vakuumi që krijohet në këtë pjesë të kontinentit, po mbushet në heshtje nga faktorë të tjerë. Ndër ta, Rusia, Kina dhe Turqia janë më kryesorët. Diku me ndihma financiare, diku me investime, diku me armatime, ky lob i tretë vendesh po kërkon hapësirat e veta gjeostrategjike të lëna bosh nga Perëndimi.

Amerikanët siç dihet, bëjnë luftërat, paqen e financon Evropa. Kjo është ndarja e punëve të cilën Brukseli duket se po refuzon ta bëjë. Duke i dhënë shkas dhe mundësi manovre fuqive të mësipërme. Në këtë aspekt, vizita e Erdogan nuk përbën aspak një sfidë ndaj BE, por është thjesht një tentativë e radhës për të shtrirë influencën në këtë zonë të Ballkanit. Cinike por e vërtetë.

– Vizita u krye në 17 janar në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut. A ishte kjo e qëllimshme për t’i ndezur më shumë debatet, sidomos lidhur me historinë e Perandorisë Otomane?

– Është thënë e shkruar me të drejtë këto orë, që shteti i sotëm turk nuk është Perandoria Otomane. Sado nostalgji të ketë në Turqinë e sotme për lavdinë e shkuar perandorake, nën urën e Dardaneleve kanë rrjedhur shumë ujëra, që të mund të përsëritet ajo histori. Ky është një parim që vlen edhe Evropën e mbretërve, e cila sot gjendet në guidat turistike, apo në vendet që kanë ruajtur monarkitë kushtetuese, duke e rrudhur skajshëm rolin e familjeve mbretërore.

E thënë kjo, Erdogan dhe vdekja e Skënderbeut nuk kanë asnjë lidhje, pasi me këtë logjikë, Merkel dhe Macron s’do të duhej të bënin asnjë vizitë në shtetet e këtij kontinenti, sepse me siguri në çdo datë të kalendarit Adolf Hitler dhe Napoleon Bonapart kanë bërë diku një pushtim, një masakër ose një hero i këtyre vendeve që ka luftuar gjermanët e francezët mund të ketë atë ditë ditëlindjen ose datën e vdekjes.

Një gjë është e vërtetë në këtë debat bosh. Që ndaj Erdoganit ka shumë dëshirë për improvozim negativ dhe antireklamë. Është lojë politike e sforcuar.

– Presidenti Erdogan shmangu takimin me Ilir Metën. Pse? Gjithashtu gjatë përshëndetjes së Erdogan në Kuvend ra në sy mungesa e Sali Berishës. A mund të lidhet kjo me situatën aktuale të Berishës?

– Besoj se tashmë mes presidentit turk dhe Presidentit dhe ish-kryeministrit tonë, qëndron silueta e gjatë dhe e rëndë e Edi Ramës. Berisha dhe Meta nuk kanë asnjë arsye specifike për të mos e dashur Erdoganin, përveç faktit që e akuzojnë se i ka dhënë një dorë qëndrimit në pushtet të Ramës. Çka nuk është e pavërtetë në fakt.

Nga ana e tij mendoj se Erdogan, një politikan me nuhatje të largët dhe me stofin e një dhelpre të vjetër të diplomacisë, e ka parasysh se me dy liderët në fjalë e ka të mbyllur derën e komunikimit. Mostakimi me Metën dhe mungesa e Berishës në Kuvendi flasin për një raport reciprok mospëlqimi.

Skënder Minxhozi

Kisha e sovranistëve dhe ‘palo shteti’ me buton atomik në xhep

Nga Skënder Minxhozi

Herën e parë u tha se me deklaratat dhe sjelljen e tij në fushatë, i prishi opozitës zgjedhjet e 25 prillit. Tani thuhet se po i del para të keqes amerikane që po afrohet dhe se po përgatit rikthimin në partinë e tij, pas largimit nga Presidenca.

Ilir Meta ka ridalë nga guacka e kreut normal të shtetit, për t’u zhytur në liturgjitë e tij të zakonshme kundër Ramës, ambasadores amerikane dhe cilitdo diplomat tjetër apo edhe shtet, që nuk përputhet me interesat dhe pozicionin e tij aktual.

Dalja hapur kundër Erdoganit në ditën kur presidenti turk dorëzonte çelësat e shtëpive të të pastrehëve të tërmetit në Laç, shënon një degëzim tjetër të konfliktit që Ilir Meta ka me një listë të gjatë personash e institucionesh brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nuk duhen, kaq është e gjithë e vërteta.

Ka qenë një ndjesi e “lashtë” e politikës shqiptare, se mes Sali Berishës dhe Ilir Metës qëndron një ‘shirit i paprerë’ kërthize, i cili daton qysh në vitet e hershme ’90. Berisha dhe Meta kanë konsumuar mes tyre shumë më tepër paqe e dashuri në distancë, sesa konflikte e sherre, duke qenë pa mëdyshje aleanca më afatgjatë e politikës shqiptare.

Të gjithë janë prishur mes tyre në një moment të caktuar, e vetmja dyshe që i ka qëndruar kohërave, duke u paraqitur e bashkuar dhe koherente në momentet më delikate të këtij vendi, ka qenë ajo mes Berishës dhe Metës.

Të dy janë duke themeluar këto kohë atë që mund të quhet fare mirë “kisha e sovranistëve” në politikën shqiptare. Një lloj projekti qesharak që parashikon se vendi ynë mund të sfidojë e shpërfillë cilindo që Saliu dhe Iliri e konsiderojnë si të papërshtatshëm. E gjitha kjo, në emër të ndërtimit të një qëndrimi kryeneç medemek sovran të tipit të Orbanit në Hungari.

E kotë të thuash se krahasimi me Hungarinë dhe me Orbanin (me të cilin Berisha e Meta ndajnë edhe inatin për Xhorxh Sorosin), është grotesk dhe i pamundur. Ndërkohë që hungarezët janë anëtarë tashmë të konsoliduar të BE, ne shqiptarët jo vetëm që i ulemi anash tryezës evropiane, por jemi një demokraci e brishtë dhe e korruptuar që mund të bjerë “me një grusht demokratësh të Mamurrasit”, siç thotë Doktori sa herë që kërkon një metaforë force dhe kërcënimi.

Në daljet e fundit, kreu i shtetit ka hedhur benzinë mbi deklaratat ekstreme të Berishës kundër amerikanëve. Të njëjtën gjatësi vale dhe teksti kanë pasur edhe fjalët që Meta ka adresuar ndaj të huajve në përgjithësi. Dy politikanë të vjetër që e dinë mirë se kushdo që po ja fusin kot, e që megjithatë vazhdojnë të tjerrin pezhishkën e vjetër të dumbabizmit shqiptar.

Paralelisht me maisjen  e sherrit brenda PD, që si shkak fillestar ka shpalljen non grata të Berishës nga SHBA, edhe qëndrimi i Presidentit ka ndjekur një kurbë shoqëruese të lëvizjeve të Berishës. Meta ka qenë nga shtatori, një lloj engjëlli mbrojtës i Foltores në distancë, duke inkurajuar opozicionin ndaj Bashës në PD dhe duke mos i kursyer sulmet e hapura ndaj tij.

Në konfliktin e rrezikshëm të tetë janarit, Meta e zbuloi vetë se kishte shkëmbyer mesazhe me protestuesit e Berishës, në lidhje me mosprekjen e automjeteve në oborrin e PD apo edhe me sjelljen e përkrahësve të ish-kryeministrit. Se çfarë pune ka një kryetar shteti me automjetet private të nëpunësve të opozitës në parkimin e partisë, këtë veç një President i përfshirë kokë e këmbë në telenovelën e demokratëve mund ta shpjegojë.

Ilir Meta po i afrohet largimit nga posti që mban formalisht që nga vera e vitit 2017. Nuk është se do të ndryshojë ndonjë gjë kur të mos jetë më president. Nuk ka qenë i tillë, me vullnet të plotë personal, qysh nga dita kur ka bërë betimin. Do të jetë kryetar i LSI me kohë të plotë dhe me stemën e partisë në jakën e xhaketës. E vetmja gjë që i mungon aktualisht.

Kalimi i Metës në zanatin e opozitarit të qeverisë Rama 3, i jep një impuls të pamohueshëm projektit të Foltores, të mbetur në pikë të vdekur pas sulmit të dështuar “mbi Bastijë” të tetë janarit.

Mbetet shumë interesante të shihet sesi do të marrë formë konkrete bashkëpunimi Berisha-Meta gjatë verës, kur kreu aktual i shtetit të heqë kostumin presidencial dhe të ketë të gjithë lirinë e shpengimin e imagjinueshëm për t’ia thënë të gjitha ato që mendon ‘palo shtetit’ që i ka shpallur non grata aleatin e vjetër strategjik.

Me pak muaj vonesë, Meta po nxiton të rreshtohet përkrah Doktorit, për t’i dhënë edhe një shtytje tjetër makinës së ngecur në baltë të revolucionit paqësor të Sali Berishës.

 

 

Share This Article
40 Comments
  • Po heqja e flamujve kombetare qe ishin afer bustit te Heroit tone Kombetare? Apo ndoshta edhe ky akt teper i shemtuar i politikaneve “shqiptare”, analistit tone nuk i pengon fare, sepse me rendesi eshte qe Erdogani te ndihet si te vellezerit e tij, i rrethuar me dhjetera bodigarde…
    ttps://drini.us/shihni-si-largohet-dje-ne-tirane-tepihi-i-kuq-dhe-flamujt-kuq-e-zi-po-vjen-turku-erdogan/

    • Nuk e di se ku eshte gabimi qe linku nuk hapet, por do t’i lutesha lexuesve qe ta shkruajne linkun e mesiperm dhe ta shohin idiotizmin e Ballaban Ram Pashes dhe Erion Veliajt.

      • Mos u bej merak per linkun o mollos palloshi; mire do ishte qe teorine tende te na i tregosh ne mengjez ne emisionin e bashkim durrsakut.

        • Qenke nje adhurues i roberise dhe i roberuesve aziatike.
          Ne tere boten adhuruesit e pushtuesve e kane nje emer – emrin e tradhetarit !

      • linku hapüet e duket shumë mirë si i pregatisin rrugën hoxhës që kishte prurë erdoqëni,nga anadolli!!
        këno bixhozi nuk e sheh fare!!
        “Në dardnele kanë rrjedhur shumë ujra”o këno,por si duket të kanë qelbur dhe ty!!
        xhevdetin po e po!

  • Skender,mundet njeriu te urreje dike,por si ka mundesi qe te urresh disa njerez dhe te shkruash kundra tyre 365 dite te vitit?Si mund te urresh deri ne kete derexhe?

    • Kete e ke per ata tipat qe urrejne Ramen? Se kane qen bashk ne nje lagje blloku dhe tani u vje inat qe cuni Kristaqit ua futi?l dhe doli “ne maje” sic thote vete cuni Kristaqit?

  • Gjate viteve eshte konstatuar qe udheheqes te shtetit grek si ministri i jashtem etj jane takuar me drejtuesin e Kishes ortodokse te Shqiperise Janullatos ! Edhe jane qene pjesemarres ne evente te tilla ! Nuk kujtoj me perpara po me duket eshte e para qe nje udheheqes i turqise te marre pjese ne event te tille te Xhamia ! Nuk ka asnje justifikim qe udheheqesit politik te shteteve tjera te marrin pjese ne evente fetare qofshin edhe perurime! Mund te marre pjese kryepeshkopi grek ose Kryemyftiu i Turqise edhe Papa i Romes por jo Presidentet e ketyre vendeve qe jane votuar politikisht ! Ndryjshe si kuptohet ndarja e fese nga shteti ? Ah po ne rastin tone u nda feja nga shteti se nuk ish i pranishem asnje drejtues i Komitetit Musliman Shqiptar !!!

  • Duket jo kot keni gjetur,kete xhins ´´publicisti dhe analisti te njohur´´minxhozi,qe frika dhe interesat e mbrapeshta,ndaj pushtuesit otoman,ne shekuj ka bere denatyrimin e kesaj specie,qe nga shqiptare dikur,tani perjetesisht anadollak mercenare apo laramane,qe te vrasin per sulltanin,ne token tone europiane.

  • mirë mo që nuk paska pasur lidhje asgjë me vdekjen e gjergjit të madh,po ajo festa në turqisht në mes të tiranës si tu duk??
    përpiquni sa të doni të mbuloni djellin me shoshë,por nuk ju lë erdoqëni,që në çdo veprim të tij e quan shqipërinë “pjesë të perandorisë,së pjerdhur,osmane”!!
    !

      • o jeshil
        tashti që e kuptove ti si lexus i përhershëm dhe shkrues fillestar,naftaline,po qetsohem!!
        ta kishe thënë më parë!?
        do ta kisha pjerdh më shumë!!
        leshillik,meqënëse nuk e paske ditur,këtu në komente nuk ka kufizim!!mund të shprhet kushdo!bile dhe ti me pseudonim të shpikur frekët!!
        ti mund të lexosh çfarë të do bytha ose mideja!!
        nuk të pëlqejnë të mijat!?shko diku tjetër,ndoshta te ai 10% i mbetur!!

        nja dy fjalë për redaktorin më poshtë që shkruan si jeshili red!
        është e lezetshme kur quan “otomanë të saliut”ata që quajnë otoman si ramën dhe otomanin në ngjtje,erdoqënin!!
        o redi aktor,”qëni i keq ta sjell ujkun në kope”,dhe qën i keq nuk është vetëm rama!të ishte ai i vetëm!?
        ja kishim gjetur anën,por jeni ju bushtrat që i rrini pas që e ndihmoni me gjithë shpirt!!
        injoranca shihet në tërë shkrimin 10 fjalsh tënd o red aktor!!
        skënderi osman,në krahë të otomanit erdogan dhe të vëllait të tij zuzar “katolik”,ti quan kudnërshtarët “otomanë”??
        për tu çuditur për këtë zgjuarsi ligaveci që ke!!

      • redi jeshil
        të më falësh që shkruajta kaq gjatë!!
        po u lodhe pasi të kesh mbaruar dy fjalitë e para?!
        shko fli deri nesër dhe lexo dy të tjerat,e kështu me radhe deri në fund!!
        ndoshta në verë ja ke dalë mbanë!!

  • Te lumte dora dhe mendja Skender.
    Mos u merr me otomanet e saliut, c ti besh ky vend kete fat pati, injoranca e ka marre perjet n qafe

  • Ku je Sulejmani madhrishëm Z Erdogan tëm rroni sa malet ,aferim ,aferim për ndihmën që i jep shqiprisë në ditë të vështira ,qent endacak të lehin .edhe ato hajdut non grata dhe preisenti pa mustaqe ikën në Lezhë për të ngritë nga varri Skëndërbeun ,kur këta kan vodhjedhë pasurinë e shqiptarve të kohësd legjendarit Enver Hoxhë ,përfshi analistët e llagëmit të rrypit e pykës ,rreth tyre jan grumbulluar tufa endacake e zagarve ,po lehin pa pushim kundër gjigantit Turqisë që po ndihmon e i del përzot Shqipërisë

  • Ku je Sulejmani madhrishëm Z Erdogan të rroni sa malet ,aferim ,aferim për ndihmën që i jep shqiprisë në ditë të vështira ,qent endacak të lehin .edhe ato hajdut non grata dhe preisenti pa mustaqe ikën në Lezhë për të ngritë nga varri Skëndërbeun ,kur këta kan vodhjedhë pasurinë e shqiptarve të kohësd legjendarit Enver Hoxhë ,përfshi analistët e llagëmit të rrypit e pykës ,rreth tyre jan grumbulluar tufa endacake e zagarve ,po lehin pa pushim kundër gjigantit Turqisë që po ndihmon e i del përzot Shqipërisë

  • Ku je Sulejmani madhrishëm Z Erdogan të rroni sa malet ,aferim ,aferim për ndihmën që i jep shqiprisë në ditë të vështira ,qent endacak të lehin .edhe ato hajdut non grata dhe preisenti pa mustaqe ikën në Lezhë për të ngritë nga varri Skëndërbeun ,kur këta kan vodhjedhë pasurinë e shqiptarve të kohësd legjendarit Enver Hoxhë ,përfshi analistët e llagëmit të rrypit e pykës ,rreth tyre jan grumbulluar tufa endacake e zagarve ,po lehin pa pushim kundër gjigantit Turqisë që po ndihmon e i del përzot Shqipërisë

    • Me sa duket, keta e kan merakun se Grekerit ngordhin sa here Turqia i dele ne krahe Shqiperise.
      Rivaliteti ne Ballkan ne mes Turqise dhe Greqis eshte i madh pore edhe i frikshem per Greqine.

      • fterri ka marrë liçencë dylberi për një semafor në kunduz të anadollit!!
        po mbron vëndin e punës,bukën e gojës që e nxjerr me bythë!!

  • TI DITKE NUK BOTON KOMENTETKUNDER ANALISTEVE KUR ATA NUK TE PELQEJNE TI

    KUPTOHER SE EDHE TI MJERIMIT TE KESAJ KOHE
    DO TI NGJASH
    STANI YT ATE BULMETPRODHON
    NUK KE ASNJE DALLIM NGA TEMA KERRME

  • Caktimi i dites se vizites se Erdoganit ne Shqiperi ne 17 janar,eshtye nje PROVOKIM kunder ndjenjave te popullit shqiptar,sepse Erdogan ka dhene prova,kur ka detyruar pushtetaret shqiptare ne vizitat e meparshme,qe te hiqnin bustin e Skenderbeut nga vendi i zakonshewm apo mbulimi i tij me carcaf!
    Kjo eshte nje fyerje qe i behet historise tone dhe eshte Erdogani kryeminister,qe vjen si i derguar i perandorise turke kletu!
    Ndryshe sillen pushtetaret gjermane dhe italiane,ndonese edhe ata i kemi patur pushtues!
    Do te ishte e udhes qe dita e vizites se tij te ishte nje date tjeter!
    Ndersa per mua,qendrimi dhe sjellja e Edi Rames nbdaj Erdoganit,duke u treguar si mysliman i devotshem,duke cituar vargje te Muhametit etj tregoi se ai ishte kunder Kushtettutes qe percakton se Shqiperia eshte shtet LAIK e jo fetar!

  • Erdogani: babai i vellaut tim
    Skenderbeu: Mbrojtesi i kultures kristiane ne Europe dhe luftar i madh kunder shtetit te babait te vellau tim .
    Po une ku gjindem ?
    Perendoria Osmane ishte Turqia
    Jugosllavia ishte Serbia
    Bashkimi Sovjetik de facto ishte Rusia
    Bisedat e tjera jane prralla.
    Edhe sot, Turqia, Serbia dhe Rusia tentojne te ripertrijne keto perendi.
    Pjeser perberse te ketyre perendive gjithmone kerkonin lirine.
    Mu per kete, eshte jashte cdo logjike krahasimi me Hitlerin dhe Napoleonin.
    Kosovaret shprehen : nuk po kam guxim te them por ” pi ma ka ona”.

  • Pyetet Skendo Minxhozi ne nje tjeter rrethane –
    Ne Presidence eshte Ilir Meta e ne Kryeministri…Sali Berisha –
    Skenderi : Ky eshte nje turp i madh qe asnje pushtetar ne keto 100 vjet nuk ja ka bere Shqiperise! Mos te thuash dy fjale per Heroin Kombetar Skenderbeu ne diten e tij te vdekjes, por ne ate dite te presesh me brekushe neper kembe e me dore ne zemer Erdoganin, kete vetem dyshja Berisha e Meta mund te kishin paturpesine ta benin….

  • Te jete per ndihmen, nje burre i mire e serioz apo nje shtet serioz, duhet te jete pa kushte dhe mundesisht me ceremoni modeste. Edhe pse me nje popmpozitet te madh prap se prap duhet me i thene nje bravo dhe faleminderit shume. Tjetra,,, Institucionet fetare, ne kete rast Xhamite jane prone e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe mesa di, ky komunitet funksionon ne baze te nje statusi, e me zgjedhje te lira. Mesa i shohim, se nje fjal e urte popullore thote dita e mire shikohet qe ne mengjes, Kryetari dhe pjesetaret e komunitetit jane te gjithe shqiptare dhe me integritet te larte,,, shtrohet pyetja mire qe tek erdogani mund te shkojne ankesa nga karrieriste e servile po e quaj ndoshta edhe gabim, por ky pse perfshihet ne nje çeshtje fetare shqiptare, tjeter gje investimet e huaja,bie fjala te gylenit e tjeter gje komuniteti mysliman. Nqf do,kaloja gylenit me investime dhe fito respektin e komunitetit? Eshte shume e thjeshte.Feja ne shqiperi eshte e lire dhe te pakten tash 30 vjet politika shqiptare ka patur nje rregull te pashkruar, kurre nuk ka patur asnje lloj ndikimi, veç ndihme e respekt.

  • Skenderbeu eshte nje kale Troje. I futur nga fuqite e medha armike te shqiptarise si hero kombetare per te krijuar urrejtje ndaj popullit vella dhe mik turk. Dhe shqiptaret te ngelin pa perkrahje. Skenderbeu duhet te zhduket dhe duhet hedhur ne kazanin e mashtrimeve historike

    • Skenderbeu eshte hero Kombetar. Ai do te ngelet hero ne jet te jetve.
      Skenderbeu ka kohen e vet dhe nuk eshte sote duke luftuar me turqit. Ju e mendon Skenderbeun se po lufton edhe sot. Ai luftoi per 25 vjet dhe korri fitore mbi perandorin Osmane qe sote nuk eshte Turqia perandori .Turqia eshte repblike si te gjitha vendet e tjera Ballkanike dhe evropiane.
      Qemal Ataturk i dhe dimension te tjera turqise duke e konsideruar turqin Moderne.
      Pra koha e skenderbeut nuk humbet Ajo ka pjesen e lavdishme ne historin shqiptare dhe te asaj Botrore.

      • Po eshte e vertete ka luftuar. Por qe kur ja dhuroj Krujen dhe Arberine Mbreterise se Napolit . Ai nuk quhet me qe ka luftuar per shqiptari.Edhe ushtaret nuk i ka pasur shqiptar. Pervec niperve dhe disa ushtareve te paket te cilet rane ne dore me pas te Ballaban Pashes qe ishte nga Mati . I cili udhehiqte ushtrine shqiptare per clirimin e Krujes dhe Arberise nga Mbreteria e Napolit. E cila ishte nen udheheqjen e Skenderbeut dhe gjeneraleve te kryqezatave. Pasi Ballabani i shkaterroj ushtrine, ne kembim te lirimit te niperve Ballbani e ftoj Skenderbeun ne dy luftim. Por Skenderbeu nuk i doli duke i lene niperit ne meshire te fatit. Ku me pas u egzekutuan ne Stamboll.

        • Ja dhe nje hajvan qe e interpreton historine sic i do bytha . Nje sperme jenicere e mbetur nga halldupet shallvare gjere , kur Shqiperia turke ishte me keq se Afganistani .

        • I lumte dora ushtarit te Gardes Pretoriane te Skenderbeut, Gjergj Aleksit, i cili e coi Ballabanin tek 72 hyrite !

          • Mollos po ti aty ishe kur ky tipi me emrin Gjergj Aleksi (per cudi edhe ky emrin si Skenderbeu Gjergj). Vrau Ballban Pashen? Sepse edhe sot na thone qe Skenderbeu ka nje varr por per çudi eshte bosh. Po per ket varrin din gje ti pse eshte bosh? Patjeter duhet ta dishe derisa ditke qe paska egzistuar nje Gjergj Aleksi.

          • Per kalin, mushkun, gomarin apo mbeturinen otomane!
            Fatkeqesisht ne vendin tone osmanet sollen gagauze, tartare, gabele, magjup, selxhuke, kumane, pecenege,uzbeke… Kur Perandoria Osmane kapitulloi, bashke me perandorine e thyen qafen edhe shumica e ketyre mbeturinave. Mbeten vetem disa qe tani tere kohen shajne shqiptaret. Nuk kane faj ata qe e urrejne Heroin tone. E urrejne sepse sa qe gjalle ai, ua q…u nanen ketyre mbeturinave . Dhe shume mire ua beri.

        • redaksia islamike ! si lejohet te masakrohet identiteti e historia e shqiperise ? nga nje zgaq i qelbue tartaro afgano taleban turk. Hiqeni ate turk nga redaksia!

      • Ali , Skenderbeu vdiq, tani kemi Skenderbeun tjeter : Elisa Spiropalin,me fal Edi Ramen.Nje Skenderbe i rinovuar qe ka bere “miqesi” me turqit. Ndoshta perkrah deshiren e Erdoganit qe ta shohe Shqiperine dhe Turqine pa kufij tokesore .

    • Skenderbeu nje kale Troje.
      dhe nëna tënde ka qënë gomarica e karit të trojës!
      prandaj ke lindur mushkë??
      apo të digjet bytha për pak dylberizëm osmanlliu??

      • Anticensure e para ti sdi te shkruash shqip.Sdi te krijosh nje fjali . Ti ke probleme me te shprehurit. Para se te kapesh me mu meso nje here shqipen pastaj sill argumenta. Duke permend karin dukesh sa thelle te ka hy ne goje e ne tru. Qe sot e tutje mos u merr me Skenderbeun. Por duhet te merresh me veten tende . Detyra jote qe sot e tutje eshte qe nga kar te behesh njeri.

  • Te lumte mendja dhe pena o Skender MINXHOZI.ben analiza te qarta qe i afrohen shume realitetit situates politike ne vend.Berishen dhe Meten i karakterizon ashtu sikunder jane, te pabese, dredharak dhe hakmarres ndaj kundershtareve te tyre.!

  • Me mire turqit se rumunet. Rumania i ka vene syrin zones bregdetare Divjake Selenice per te krijuar nje zone rumune, me qellimin e qarte per te pretenduar se Rumania del ne Adriatik. Rumania do te afrohet me Italine. A ka njeri qe duhet ta ndaloje kete para se te jete vone ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *