Pasi kanë fluturuar mbi Akropol të shoqëruar nga dy avionë Mirage 2000-5, pak pas mesditës të së mërkurës, kanë mbërritur nga Franca ,në bazën ushtarake të Tanagres 6 avionet e parë Rafale , pjesë e kontratës së fundit të Athinës për blerjen e 24 avionëve ushtarake franceze.
4 prej 6 avionëve janë njëvendësh, kurse 2 të tjerët janë dyvendësha dhe do të shërbejnë për stërvitjen e pilotëve të tjerë nga specialistët francezë.
Qeveria greke i ka dhënë një rëndësi të madhe mbërritjes së 6 avionëve të parë të cilët janë të përdorur, me një ceremoni të veçante ku merrnin pjesë kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Mbrojtjes me zyrtarë të tjerë.
Avionët Rafale janë pjesë e një marrëveshje ushtarake mes Francës e Greqisë për blerjen në fillim të 18 avionëve të këtij tipi ,12 të përdorur e 6 të rinj, me vlerë 2.32 mld euro.
Ndërsa marrëveshja zgjerohet edhe me blerjen e 6 avionëve të tjerë të rinj, me vlerë 1.07 mld euro ,gjithësej 24 avionë deri në fund të vitit 2025. Si 12 avionët e rinj ,edhe 12 të perdorurit janë të pajisur me një armatim të gjeneratës së fundit.
Avionet Rafale kanë një rreze veprimi prej 2800 miljesh, depozitë të madhe karburanti, dy motorë dhe radarë të fuqishem elektronikë. Gjithashtu kanë shumë përparësi në krahasim me F-16, pasi mund te analizojnë të gjitha të dhënat nga sensorët që disponojnë dhe të përgatisin taktikat për pilotin.
Përparësitë strategjike te tyre jane:
• Shohin deri në 200 km, monitorojne 40 objektiva njëkohësisht dhe mund të shkatërrojnë 8 më të rrezikshmit.
• Sistemi i tyre vetëmbrojtës është sekreti i madh .
• Shkëmbejne në mënyrë të sigurt informacionin dhe të dhënat me mjete të tjera të Forcave te Armatosura .
• Identifikojne objektivat pa e ditur kundërshtari.
Armët e tyre jane : Raketat METEOR, me një rreze veprimi mbi 100 km, raketa e njohur SCALP e mbajtur edhe nga Mirage 2000-5 me rreze 500 km dhe raketat EXOCET, me rreze të gjatë veprimi kundër anijeve ne det.
Rafale mund të ketë njëkohësisht 14 armë të afta për të penguar çdo veprim armik. Pas tensioneve te fundit me Turqine , te cilat gjate vitit 2020 gati kaluan ne konfrontime ushtarake, Athina zyrtare beson se me blerjen e ketyre avioneve dhe disa fregatave franceze ,balancat ushtarake ne detin Egje ndryshojne dukshem.
o.j/dita

Greqia do fundoset ! Greket po perdoren so mish per top. Nuk do jene Turqit qe do pushtojne Greqine por Ruset the Italianet.
Permeti dhe Tepelena do mbushen me refugjate Greek.
Bjeri mandolines,bjeri!
Ku ju vete mendja o mandolin per te tilla gjepora.
Po te pershendesin nga Greqia 500 000 emigrante shqiptare qe rrojne si njerez e nuk jargaviten ne mes te mizerjes.
Sa herë dalin të bëjnë prova nuk hall pa u rrëzu. Hahaha. Apo këta gjashtë janë sa për të bërë nxemjen:
Ne kem amerikanet.
Ci dum avionat.
Dergojme ca trupa ne NATO , nja 200 cope qe u vrane ne kohe paqeje tu testu minat. Apo ca deshmor te natos ne Afganiston.
Shkojn anej e kur u kthejn, vazbdojne privatisht duke vene ne perdorim gjonat emesume atje, si avjon droge, vjedhje e transportit te blindum ne Rinas
Bravooooo te modhe
Me keta aviona i rane Francezet dhe Gadafit po i rruajten trapin,mos kishin hy Amerikanet i iku fytyra Francezeve e te tjereve Europiane, sa prr Turqine Greket as ne enderr nuk e shikojne per te bete lufte,nese gjysmen e Qipros e morren per 24 Greqine e fshine per tre dite,avionat dhe armet sado moderne te jene duan nje zemer te terheqi kembezen,sa e kane Greket do kemi rast ta shikojme,po me sa kam degjuar ne vijen e pare kane cuar shume ushtare te huaj te konvertuar ne Greke viteve te fundit ku shume prej tyre jane Shqiptare.
Ne kem amerikanet.
Ci dum avionat.
Dergojme ca trupa ne NATO , nja 200 cope qe u vrane ne kohe paqeje tu testu minat. Apo ca deshmor te natos ne Afganiston.
Shkojn anej e kur u kthejn, vazbdojne privatisht duke vene ne perdorim gjonat emesume atje, si avjon droge, vjedhje e transportit te blindum ne Rinas
Bravooooo te modhe