Vala e infektimeve, varianti “Omicron” po prek në masë fëmijët

Ornela

Vala e infektimeve nga Omicron po prek më shumë fëmijët. Ekspertët e shëndetit publik konstatojnë rritje të rasteve në moshat pediatrike, madje në këtë periudhë piku fëmijët zënë numrin më të lartë të infektimeve krahasuar më grupmoshat e tjera.

Më problematike situata është tek të miturit 0-4 vjeç. Ekspertët e shëndetit publik konfirmojnë se Omicron tashmë është bërë dominant ndaj variantit “Delta” të koronavirusit.

Me qarkullimin e gripit dhe virozave te tjera respiratore është rritur sëmundshmëria në popullatë, aq sa mjekët po përballen më një situatë të pazakonte nga fluksi i madh i vizitave.

Por referuar situatës në vendet e tjera të Europës, pritet një tkurrje e infektimeve pas 2 javësh.

Pozitiv është fakti që pas 5 ditësh nga infektimi më Omicron, personat negativizohen dhe shërohen më shpejt.

Ekspertët thonë së janë rritur vaksinimet këtë periudhë por vijojnë thirrjet ndaj të rinjve për të marrë dozat anti-Covid për të shmangur rastet e rënda dhe komplikacionet nga variantet e koronavirusit .

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *