Lajçak dhe Escobar vizitojnë Prishtinën në fillim të shkurtit

Amelda Amelda

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak pritet të vijnë në Prishtinë në fillim të muajit shkurt sipas burimeve diplomatike të REL. Por zëdhënësi i BE-së për Politikën e Jashtme, Peter Stano, nuk është përgjigjur në pyetjen e Gazetës Express nëse Lajcak e Escobar do të udhëtojnë së bashku në Kosovë e Serbi në fillim të muajit të ardhshëm.

“Takimet dhe udhëtimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së janë pjesë përbërëse e punës së tij të përditshme, të cilat ne nuk i komentojmë e as paralajmërojmë nga selia në Bruksel. Nëse i dërguari i posaçëm shkon për të takuar partnerët në rajon, njoftimet për media bëhen nga delegacionet përkatëse në terren, nëse një gjë e tillë është e përshtatshme”, ka thënë Stano në një përgjigje për Express.

Sipas burimeve  diplomatike të REL në Bruksel, “akoma janë duke u përgatitur detajet e takimeve”.

Të njëjtat nuk e kanë mohuar se në disa prej takimeve që Lajçak do të ketë në Prishtinë dhe Beograd, mund të jetë i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas këtyre burimeve diplomatike, vizita e Escobar dhe Lajçak do të jetë në kuadër të përpjekjeve për të organizuar takime të reja të dialogut Kosovë-Serbi.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *