Skandali i të dhënave, Meta mbështet nismën e Konfindustrisë: Të pezullohet procesi i fiskalizimit

Amelda Amelda

Pas skandalit të të dhënave të mijëra shqiptarëve, Konfindustria ka kërkuar që të pezullohet fiskalizimi i detyrueshëm për bizneset deri në dhënien e sigurive të plota teknike dhe ligjore nga shteti shqiptar për mbrojtjen e të dhënave tregtare të bizneseve.

Presidenti Ilir Meta, me anë të një reagimi për njofton se mbështet nismën e Konfindustrisë për pezullimin e përkohshëm të procesit të fiskalizimit të detyrueshëm për bizneset.

Meta shprehet gjithashtu se skandali i rrjedhjes së të dhënave, tregon problematikat e shumta të sotme të sigurisë së rrjeteve të informacionit.

Postimi i Metës:

Pasi jam njohur zyrtarisht, si dhe duke vlerësuar interesin e madh publik, kushtetues, sigurisë kombëtare dhe përgjegjësive euroatlantike të vendit, mbështet nismën e Konfindustrisë për pezullimin e përkohshëm të procesit të fiskalizimit të detyrueshëm për bizneset, deri në dhënien e sigurive të plota teknike dhe ligjore nga shteti shqiptar për mbrojtjen e të dhënave tregtare të bizneseve.

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të qindra mijë qytetarëve shqiptarë në dhjetor 2021 drejtpërdrejt nga agjensia shtetërore përgjegjëse AKSHI, tregon problematikat e shumta të sotme të sigurisë së rrjeteve të informacionit.

U tërheq vëmendjen institucioneve shtetërore, që në rastin e ngjashëm të mundshëm të rrjedhjes së të dhënave masive të siguruara në kohe reale nga procesi i fiskalizimit me detyrim edhe nga dhjetra kompani private ndërmjetëse, pasojat do të jenë shumë më të rënda sesa të skandalit të dhjetorit 2021.

Në ketë rast pasojat do të jenë të rënda për mbi 120 mijë biznese, që rrezikohen nga penalizime gjyqësore në vlera të jashtëzakonshme për shtetin shqiptar, goditje në afatgjatë për ekonominë dhe deri në cenim të sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po c’thua o president. Une mendoj qe te dhenat e pagave te jene online dhe te aksesueshme ne cdo moment nga secili qytetar i intrersuar, ashtu sic jane pagesat e thesarit. Ku eshte e keqja ketu o presidenti yne i neruem!!! Apo qytetaret nuk duhet te dine se si shperndahen parate e tyre, se ne cdo frome apo menyre, ato jane ne fakt parate e vjedhura qytetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *