Shembja e banesave te “5 Maj”, nënkryetarja e Bashkisë shpjegon skemën si do të funksionojë

Amelda Amelda

Disa dhjetëra banorë të “5 Majit” u gjendën sot befas të pastrehë, edhe pse shtëpitë i kanë ndërtuar para shumë vitesh dhe shumica prej tyre janë të legalizuara.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit shembi në orët e para të mëngjesit vijoi shembjet ndërsa policia largoi banorët me forcë nga ndërtesat, ku jetonin prej vitesh.

Banorët pohuan se bashkia po vepron me dhunë dhe në mungesë të plotë transparence, për të ndërtuar pallate shumëkatëshe. Nga ana tjetër bashkia deklaroi se këtë program zhvillimi po e kundërshton një pakicë banorësh, ndërsa pjesa dërrmuese kanë nënshkruar marrëveshjet me pushtetin vendor.

E ftuar sot në “Radarin Informativ” në ABC, ishte në kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, e cila shpjegoi se janë 58 familje që kanë nënshkruar marrëveshje me bashkinë dhe janë dakord me procesin e projektit. Ndërkohë sipas Rusetit, 44 familje përfitojnë bonus qiraje.

“Janë 58 familje që kanë firmosur aktmarrëveshjen. 44 përfitojnë bonus qiraje” u shpreh Ruseti.

Sipas Rusetit pjesa që do përfitojë bonusin e qirasë deri në ndërtimin e banesave të reja do mund të marrin edhe shpronësimet. Sipas nën kryetares së bashkisë së Tiranës, bonusi i qirasë do të jetë nga 18 mijë në 27 mijë lekë, në varësi të anëtarëve të familjes.

“Pra kush ka banesë të dytë brenda Tiranës, qytetari zgjedh vetë që të akomodohet. Ndërkohë procesi i bonusit të qirasë nuk lidhet me procesin e shpronësimit. Janë nga 18-27 mijë lek, në bazë të anëtarëve të familjeve. Në këtë moment ka familje me të njëjtin çmim me këtë bonus qiraje.” tha Ruseti.

. Ajo ka shpjeguar edhe skemën për familjet që nuk kanë legalizimet duke thënë që përfitues do të jenë edhe ata që janë në këtë proces.

“Për personat që nuk kanë legalizimin. Vetëm nëse kanë proces legalizimi automatikisht do marri ke lagjja e re një banesë aq metra katror sa e ka pasur.” tha Ruseti.

Ndërkohë lehtësira do të ketë edhe për familjet që nuk kanë asnjë lidhje me pronën dhe nuk e vërtetojnë dot. Ata do ndihmohen me kredi të buta apo me bonuse.

“Për ata që janë pa asnjë pronësi do i trajtojmë me bonus apo me kredi të butë. Ndërsa pronari do përfitojë edhe vetë.” tha Ruseti.

“Na ka ndodhur edhe për raste të tjera. Opsione të tjera strehimi janë dhënë. Nuk është proces i lehtë edhe për ata qytetarë se nuk është askush i lumtur që prishen banesat. Pro ky është rasti që sot prishen 300 metra shtëpi dhe do të kthehen në një zonë shumë më të mirë. Në një nga lagjet më të mira në Tiranë.”

“Edhe oborri do u kompensohet me metër katror. Pra vlera do shkojë më shumë e pronës së tyre. Shumë më shumë.”

“Për bizneset është një moment i dytë. Dhe do merret ne konsideratë. Jo vetëm këta por edhe ata që janë prekur nga tërmeti. Por tani për tani është për familjet. Në një moment të dytë do vlerësojmë biznesin”

“Janë rreth 15 pallate. Dhe në total do akomodohen 1 mijë familje. Shumë familje janë nga tërmeti. Paralelisht me ata edhe ato të shpronësimit.” Ka shpjeguar mes të tjerash nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • C’fare skeme spiegon moj kerme.Ne gjithe boten prona private eshte eshte e shenjte dhe e pa prekshme.Shiko moj qelbesire si devijon autostrade se privati nuk e shet shtepine . Shiko ne Kine qe ndertohet komplekst pallatesh dhe ne qender eshte nje kasolle se pronari nuk eshte dakort.Edhe ne diktaturat me te egra nuk behen keto ,sepse eshte ne gene :ligji eshte ligj:prona private eshte e shenjte”Ju jeni kriminele te vetvehtes sepse neser ti do te ballafaqohes me kete ligj qe e bere.Ju jeni duke bere nje shtet qe as njeri ne bote nuk e koncepton.Shtet pa ligje ne kuptimin e vertete te shoqerise.Individi dhe prona private nuk egzsiston.Individi dhe prona private jane ne doren e Edi Rames.Edhe Erdogani nuk e ka kete fuqi mbi ligjin.

  • Tama si nga Mali fole, prone private e perfituar nga Legalizimi nuk eshte prone private pro prone e vjedhur prandaj shko ne mal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *