Komisioni i Rithemelimit futet në zgjedhje në 6 bashki: Afati për kandidaturat deri në 24 janar

Amelda Amelda

Komisioni i Rithemelimit, i krijuar nga Sali Berisha ka deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Sipas deklaratës së Komisionit nga sot fillon puna për evidentimin e kandidatëve më të mirë për secilën bashki. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet me datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”.
Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund të evidentohen:
Me vetëpropozim;
Propozim nga anëtarësia;
Propozim nga organet qendrore të PDSH.

Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.00

Deklarata e plotë

Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për tu dhënë Shqiptarëve mundësinë për t’u përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet me të mira të vendit.
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave me të mira për secilën nga bashkitë në garë.
Nga sot, ne të gjitha bashkitë ku do të hapet gara Partia Demokratike fillon punën  për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet me datë 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”.
Në përputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund të evidentohen:
Me vetëpropozim;
Propozim nga anëtarësia;
Propozim nga organet qendrore të PDSH.
Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik profesional dhe shoqëror.
Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kandidatit.
Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022 ora 24.00

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Komisioni i Rithemelimit nuk eshte Parti Politike. Parti politike eshte PD me ne krye Lulzom Bashen. Nuk ka askush te drejte te veproje jashte kuadrit ligjore.
    Komisioni i Riuthemelimit duhet te shkoj ne Gjykate dhe te vendose gjykata ne se ka te drejten ose jo ky komision i rithemelimit.Riuthemelim nuk munde te quhet kjo parti qe eshte pa tjeter qe rithemelim do te marre leje ng gjykat dhe nga Rithemelim te krijohet parti e re.
    Foltorja nuk eshte parti politik.
    Sipas Berishes edhe nje i denuar ne se ai do te mbledhe vota per tu liruar u deshka liriuar nga denimi.
    Berisha eshte Nengrato dhe si i till ai eshte perjashtuar nga te gjith organet e Partise demokratike duke mebetur nje deputet i thjesh ne se lejohet qe ka mundesi te perjashtohet edhe si deputet, pasi ai eshte perjashtuar edhe nga Partia.
    Athere e humbe te drejten e tije si deputet i Partise Demokratike.
    Prandaj organet ligjezbatues si Gjykata e deri tek Komisioni Qendrore i zgjedhjev duhet t`ja presin kete nisme ne kundershtim me ligjet e shtati, pore ne se ata vendosin per te krijuar partin e tyre athere ata duhet te shkoj ne gjykat sipas rregullave dhe ligjev duke ngrite pertin e re te tyre.

  • Aliu ka te drejte. Supozojmee qe nje deputet i PD, qe nuk do as Bashen as Berishen, mbledh ca njerez dhe e quan veten komisioni i Rithemelimit te PD. Po keshtu edhe nje deputet i PS qe nuk e duron dot Edi Ramen. Ata deklarojne qe do te marrim pjese ne zgjedhje me kandidatet tane. A mund ti pranoje ata komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Keto jane marrezira, jane perplasje, jane turpe. Nuk funksionon demokracia keshtu. Pasi s’more dot nje shtepi, do te marresh disa bashki. Ku jemi ne pyell apo ne Shqiperi qe prej 30 vjetesh ka dale nga diktatura e nje partie dhe e nje personi?

  • O Ali mos u norvozo o xhan….do dalin me Kandidaten te pavarur o xhan e Lulushi jot do mari nha 10% vetem prej Logos….ligji kerkon 3000 Firma….

  • O pijetare as gjykata as shteti nuk te jep voten…Luli kujton se do ja japin pako…nuk ka demokrat qe nuk eshte zhgenjyer nga Luli….qeveria te vjedh por ti duhet ti fitosh zgjedhjet me frymezim qe tejkalon zgjedhjet por Luli nuk frymezon me…le te gezoje administraten e vulen e pd dhe ca vjet….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *