Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin Opinion ka folur për marrëdhënien e tij me SHBA-të. Ai tha se SHBA nuk mund të ketë një problem me Metën pasi është i vetmi politikan që nuk i ka gënjyer.
“Kurrë në botë nuk mund të ketë SHBA një problem me mua. Dhe e dini pse? Sepse nëse ka nje politikan në Shqipëri që kurrë nuk i ka gënjyer SHBA, është Ilir Meta
Non grata? Mua më vjen për të qeshur me këtë çështje. Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA. Nuk ka paguar asnjëherë as në të bardhe, as në të zezë për të bërë foto me Presidente të SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA. Ilir Meta ka një raport të parë dhe të shenjtë me Shqipërinë dhe nuk bën asnjë akt që lëndon Shqipërinë. Këtë unë ja u kam bërë të qartë të gjithëve.”- u shpreh ai.
a.m/dita

Ti more xhuxh fshatar je i vetmi qe je filmuar duke numruar eurot…
Si e vure gjithe ate pasuri,si dhe ku jetojne kokmedhnjte e tu ne Londer..
Mace sasha jeton me mire nga ata qe te vijne mbrapa duke shkatrruar e vjedhur…