Ku janë paratë? FSHF mori 2.1 milionë dollarë ndihma nga FIFA për periudhën COVID, por fondi është zhdukur pa gjurmë

Amelda Amelda

 

Miliona nga ndërkombëtarët për klubet shqiptare, Federata si pikë transiti dhe parà që nuk mbërrijnë në destinacion. Për fat të keq, duket si një histori e cila përsëritet në vazhdimësi! Fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare, çuditërisht, devijojnë apo zhduken rrugës.

Ka ndodhur më parë me fondin e solidaritetit të UEFA-s që kishte destinacion futbollin e moshave dhe duket se historia po përsëritet me fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit.

Që në momentin kur futbolli u ndal në të gjithë botën në mars të vitit 2020, goditja që mori ky sport ishte mjaft e rëndë, pasi klubet humbën të ardhurat direkte e indirekte nga tifozët.

Kështu, FIFA lançoi projektin “FIFA Forward 2.0”: Federatave iu lëvruan në mënyrë të menjëhershme fonde për “shërimin” nga COVID-i.

FSHF përfitoi fillimisht 600 mijë dollarë, falë kësaj platforme të FIFA-s, fond i cili është tërhequr siç tregojnë bilancet financiare, në maj 2021.

Por jo vetëm kaq. FIFA bëri të ditur se kishte përgatitur një tjetër paketë shpëtimi, prej 1,5 milionë dollarësh, të cilën federatat anëtare mund ta përdornin për të njëjtën arsye. Nga kjo paketë, 500 mijë dollarë duhet të kishin specifikisht si destinacion futbollin e femrave.

Sipas dokumenteve të publikuara nga FIFA në maj 2021, FSHF ka tërhequr deri në dhjetor 2020 shumën 1 milion dollarë nga kjo paketë – përfshirë plotësisht shumën për futbollin e femrave – dhe duhet të tërhiqte edhe 500 mijë dollarë të tjerë nga ajo që është cilësuar nga FIFA si Etapa 3 e planit të shërimit të futbollit nga COVID.

Pra, në total, futbolli shqiptar përfitoi nga FIFA 2,1 milionë dollarë për të përballuar krizën e COVID-19, nga të cilat 1,6 milionë të tërhequra brenda vitit 2020 dhe 500 mijë dollarë që i mbeteshin për t’u tërhequr gjatë vitit 2021.

KU JANË PARATË?

Kjo është pyetja 1- milion dollarëshe ose më saktësisht 2,1-milion dollarëshe që i është drejtuar FSHF-së. Kjo e fundit thotë se vendosi të jepte “rroga lufte” për disa nga anëtarët e saj. U caktua një rrogë prej 30 mijë lekësh për futbollistë, trajnerë, gjyqtarë apo edhe zyrtarë klubesh të cilët nuk kishin të ardhura të tjera përveç atyre të siguruara nga futbolli.

Një paketë të cilën presidenti Duka e shpjegoi si të krijuar nga “kontributi i vetë administratës së Federatës, kontributi i stafit të ekipit kombëtar, duke filluar nga trajneri i ekipit kombëtar Edi Reja dhe stafi i tij”.

Sidoqoftë, kjo paketë u dha për dy muaj. Për këto pagesa FSHF ka shpenzuar në total 71 milionë lekë, siç konfirmoi zyrtarisht sekretari i përgjithshëm i institucionit, Ilir Shulku, në asamblenë e fundit të përgjithshme në qershor 2021.

Pra, rreth 600-650 mijë dollarë, që nuk justifikojnë kurrsesi të ardhurat e siguruara nga FSHF nga fondet e lëvruara nga FIFA.

Pra, edhe nëse paratë e ndërkombëtarëve janë përdorur për paketën e sipërpërmendur të FSHF-së, diferenca është jashtëzakonisht e madhe. Ngelen përsëri pikëpyetjet e përsëritura rreth mënyrës se si institucioni i futbollit kanalizon të ardhurat që siguron nga jashtë me një transparencë zero.

 

 

—–

Shkrimi i botuar nga Panorama Sport shoqërohet me faksimile të raportit të FIFA-s ku rezulton se FSHF ka tërhequr 600 mijë USD dhe më pas 1 milionë USD nga fondi i ndihmës që u është vënë në dispozicion të gjitha federatave për të ndihmuar klubet pas pandemisë.

a.m/dita

Share This Article
13 Comments
    • Ka ardhur koha qe SPAK te merret seriozisht me mafiozin Duka ,shprehja “Ndiq parate” eshte aktuale me kete tip ,i cili eshte pjese e panorames se qelbur te korrupsionit maramendes shqiptar,pa meshire per kedo hajdut te pasurive te popullit.

  • A ka ne Shqiperi ndonje person VIP qe nuk ka vjedhur? Vodhen lulishtat, bregdetin, kodrat, hapesirat publike, pyjet, kullotat, rruget , sheshet , fabrikat, minierat,uzinat, kinemate e teatrot, …etj. etj.
    Tashme po vjedhin edhe dollaret e rrogave !. Kush i kontrollon ? Jane vete kontrolli. Kush proteston? Askush. .

    • Ke harruar edhe vjedhjen dhe shqyerjen qe po i behet parkut te liqenit nga lali eri prapa stadiumit te ri ne sherbim te cet kastratit dhe askush nuk flet as opozita e lulushit

  • Perse nuk e njihni ju aty ala Metoden qe ndiqet
    ne tilla Investicione
    qe behen ne gjithe Boten e trete se si funksionojn gjerat ?

    Te gjitha Miljonat qe akordohet X vendi ne zhvillime ,

    ndahen ndermjet Dhuruesit (Bamires 🙂 ) qe i dergon dhe
    Institucionit qe pret Miljonat ,

    per ti vene ne pune ( gjasme ) ne sherbim te X fushe zhvillimi .

    Pra kto pazare se si do ndahen Miljonat e “Dhuruara” behen qysh me pare ndemjet Mafiozit Donator dhe Mafiozit ne X vend si ktu pesh Duka .

    Keshtu funksionojn sot te gjitha Institucionet e Botes pasi perfeksionuan stilin Mafioze kudo ne cdo maredhenje me popujt .

  • Duka 20 vjet ne krye te FSHF – ne vijim te pushteteve qe nuk leshohen kurrsesi –
    Edi Rama nga 1998 ne pushtet si Minister Kulture me pas Kryetar Bashkie e prej 8 vjetesh Kryeminister
    Ilir Meta President, me pare Kryeminister e zv. Kryeminister
    Saliu President, me pas Kryeminister kerkon tani serish…Kryeminister

    Urgjent Shqiperise i duhet adaptimi i modelit amerikan te Presidences jo me tej se 8 vjet per te gjithe postet e ne te gjithe institucionet
    …ndryshe do vdesin neper karrige pushteti e do qelben zyrave.

  • Me gjasa, kryeoligarku i FSHF “Duka i Krimit” (sipas Berishes), do te zgjidhet edhe per nje mandat te peste President i saj!!!! Cili organ ligj zbatues e kontrollon kete Federate? Dhe nese ka a ka ushtruar ndonjehere aty kontroll. ndoshat keshtu mund t’i jepet pergjigje dhe pyetjes se mesiperme. Ku shkuan 2.1 mln dollaret e UEFA dhe FIFA, akorduar FSHF shqiptare.

  • Aaa, c’ne me keto thashetheme! Nuk i shikoni zoterinjte e futbollit!?. Jane te gjithe me kravata! Qe do te thote se jane te ndershem! Ndryshe nuk do te behej me ligj hyrja ne parlament vetem me kravate! Une per vete, sa shikoj nje njeri me kravate, them me vete, ja nje njeri i ndershem!

  • Mir naj bejn qe na vjedhin se jemi popull zagar , e sham sistemin qe shkoj mbar e prap ata as na vodhen e as na poshteruan si kta sot , edhe vet antaret e PPSHs dolen pa shpia ne vitin 90 t duke filluar nga familja Enverit , dakort na mbyllen sna lant te leviznim , por nuk vidhte njeri parat tona ato ishin investim ne uzin fabrika kombinte , sot te tregojn uren qe kan ndertuar 25 milion euro dhe ne sfond nuk egziston , pra kur sna vodhen u qam , kur na vjedhin po qahemi por ama kur naj fusin kta sot e nim fort se jemi popull qefli , prandaj them qe jemi popull zagar se per ca gjer i hym ne hak atyre qe na pskan dash me shum se kta kurva sot qe drejtojn qeverit e leshit , fetderata futbollit esht mbreteri me vete asaj rruaini bythen skeni çar me i bo , esht sitem kurv o njerez sistem mafjoz , kur na thoshin para 90 qe kapitalizmi te pi gjakun , ne tallnim bythen se shikonim rreklamat tek Italioni dhe jugosllavi , ja pra realiteti nuk ju kan rrejt , doni mo per politiken nje ky esht realiteti dhe keshtu do jet gjithmon ,

  • Tashti ,,,,ti , president , “i Klanit Duka,”,po e tepron,?! Ke gati 20 vite në krye të FSh F , besoi , Edhe vetë duhet të largohesh,,! Kur konkuronte me ty i ndjeri Fino,unë tallesh me të, tashti,tallem me ty,;largohu që të ketë zgjedhje të pa manipuluara,,!?

  • Ti varesh Dukes melcine ne qafe dhe te krkosh melcine,sikur e ke futur ne kasaforte!
    Mire te trjeret,po Edvin Rama qe eshte hajdut I LINDUR,,si ja lejon vetes kete naivitet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *