Dëbimi i Djokovic nga Australia, gjykatësit tregojnë arsyet e vendimit

Amelda Amelda

Novak Djokovic u largua përfundimisht nga Australian duke iu ndalua edhe marrja pjesë në turneun e njohur “Australian Open”.

Mos vaksinimi i tenistit serb u bë shkak i këtij vendimi, teksa dy herë iu refuzua viza Djokovic.

Tre gjykatësit të cilët njëzëri ia hodhën poshtë Novak Djokovicit kërkesën për të qëndruar në Australi për të garuar në turneun Australian Open, i kanë treguar tri arsyet kryesore për dëbimin e tenistit serb.

Sipas tyre, ishte e kuptueshme që ministri të vinte në përfundim se prania e Djokovicit mund të kishte nxitur protesta kundër vaksinës, gjë që do ta kishte ndihmuar edhe përhapjen e Covid-19.

Ata nënvizuan po ashtu se vendimi i ministrit përfshiu edhe mundësinë e ndikimit të tenistit serb ndaj njerëzve që janë të pasigurt për ta marrë vaksinën

“Ndikimi i mundshëm në grupin e dytë vjen nga përvoja njerëzore dhe logjika e shëndoshë: Një yll ikonë i tenisit botëror mund të ketë ndikim te njerëzit e gjitha moshave, të rinj apo të vjetër, por mbase tek te rinjtë në veçanti dhe te njerëzit lehtë të ndikuar, për të bërë siç bën ai. Kjo nuk është jo reale, nuk ka nevojë për prova”, thuhet në vendimin e gjykatësve. 

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • jeni të sigurtë për këtë që shkruani ju të redaksisë??
    sepse agjensitë e tjera të lajmeve kanë dhënë tjetër arsye!!

  • Te thjefsha mu ne australia open. Duhet te bej vaksinen qe te luaje tenis!!!
    Qr dmth, nuk i keni pare sa shume sportiste kane dale me probleme ne zemer pask shpimit??
    Dhe ky duhet te rrezikoje jeten se australia i ka thene ik dhirpu llogjikes??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *