Kryeministri Edi Rama tha nga Kuçova, ku sot nis modernizimi i bazës ajrore, u shpreh se po diskuton me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në lidhje me një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n.
Përmend ambasadoren e bashkuar në vend e pa vend… por kjo është e vërteta, falë angazhimit të saj, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n. Gjera të pabesueshme, siç dukej edhe ndërtimi i kësaj baze. Po falë partnerëve të duhur, por edhe falë teknologjisë dhe informacionit mund ta bëjmë realitet edhe këtë që sapo thashë. ’- tha Rama.
a.m/dita

E ka Estonia nje qender ekselence per NATO-n. Po kjo e jona ku do te shkoje apo nje lloj me ate te mandatit te pare per ‘Luftetaret e Huaj’ qe deshtoj me sukses.
Mblidh trute o zotri askush nuk e sulmoi sistemin tone informatik qe ke nevoj ti per antihaker
Thjeshte nenpunsi qe duhej ti mbronte i shiti pra as me shum as me pak se “tradhti”
Cfar parashikon ligji shqiptar per tradhtine ?asgje…
Sepse nqs do funksiononte do ishin me qindra njerez pa hekurave per ate qe i kane bere shqiperise per 30 vjet nenpunes me license partie
Po ky Papi nuk i kupton ironite e propozimeve dhe deklaratave te Kryeministrit tone?
Per cfare po flet tjeter me Yuri Kim (natyrisht per ti bere qejfin asaj)? Po per te ndertuar ndonje anije kozmike per te shkuar ne diell dhe matane tij a po bisedohet? Se tani qe ka mandatin e trete, qeveria jone planifikon te beje gjera te medha. P.SH mund te planifikohet te ndertohet edhe ndonje fabrike sallami per qente ne Shqiperi dhe jashte saj si amerike, suedi, afganistan etj. Dhe per kete mund te kontribojne edhe pensionistet duke falur nje gjysem pensioni mujor, sidomos pas asaj rritjes prej 5%, etj.