Nga Ahmet Kamberi
Botuar në DITA
Viti 1991 nisi si pranverë por përfundoi në një dimër që zgjati e nuk po duken shenja zbutjeje të tij. Fillimisht socializmi (sistemi i diktaturës së proletariatit) e më pas Lufta e Lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare do të bëheshin objekte sulmi të drejtuesve të rinj dhe politikanëve që morën drejtimin e përmbysjes së madhe.
Për ta fuqizuar, egërsuar e mbajtur gjallë këtë sulm drejtuesve dhe politikanëve të rinj u nevojitej mbështetja e të mundurve dhe e çdo kundërshtari të socializmit, çdo të pakënaquri, spekulatori a dredhabishtësi ekzistues. Paraqitja e tyre si “antikomunistë” të flaktë u vlente për të fituar besimin e jashtëm dhe të brendshëm.
Si prova më bindëse për këtë u gjet nxitja dhe mbështetja e prishjes dhe zhdukjes së çdo gjurme të Luftës Nacionalçlirimtare dhe të periudhës së socializmit.
Sulmi, që në të vërtetë qe një barbari e vandalizëm, u ndërsye dhe u lëshua mbi monumentet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe gjithë infrastrukturës “komuniste”: hekurudha, fabrika, uzina, kombinate, miniera, ndërmarrje bujqësore, kooperativa bujqësore, kanale ujitëse, plantacione drunjsh frutorë, prita mbrojtëse lumenjsh, termocentrale elektrike, muze lokalë e qendrorë, shtëpi kulture, biblioteka, qendra shëndetësore në çdo fshat të Shqipërisë me infermiere-mami dhe shumica e tyre me mjekë, etj. etj.
Rrethanat e sollën që interesat e aleatëve tanë, me të cilët luftuam krah për krah kundër fashizmit, të përputheshin me interesat e kategorisë së shqiptarëve të cilët gjatë luftës u gjetën në llogore kundër tyre, ose duke bërë sehir në pritje të rastit të volitshëm për ta.
Kjo përputhje u shfrytëzua mjeshtërisht nga drejtuesit e politikanët e rinj, shumica e të cilëve ish- komunistë të konvertuar, ose ish-zyrtarë të niveleve të ndryshme të komunizmit, që do të bëheshin më tej profesionistë të regjur.
Në botëkuptimin e drejtuesve dhe të politikanëve që ndërruan pushtetin gjatë 30 viteve të fundit, sigurimi i patundshëm i ekzistencës së shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur ndërkombëtarisht nuk çmohet si vlera më madhore që iu shtua Shqipërisë.
Gjithashtu, gjaku i derdhur dhe jetët e flijuara të bijve e bijave më të devotshme të vendit për çlirimin dhe për mbrojtjen e paprekshmërisë së kufijve të tij nuk përbëjnë vlerë për ta, por akti i tyre vetëmohues u përdor dhe përdoret për qëllime utilitariste.
Ata ndryshuan datën e çlirimit të Shqipërisë, 29 nëntorin e vitit 1944, për të shuar kujtesën e shqiptarëve për Luftën Nacionalçlirimtare. Veprimet e tyre çuan në një ditë kur komandantët e njësive të Ushtrisë Nacionalçlirimtare do të cilësoheshin si “kriminelë”.
Veprimet e tyre çuan në groposjen e vlerave pozitive dhe lartësimin e vlerave negative të këtij vendi duke ia lënë vlerësimet historike jo historianëve të mbështetur në dokumentet dhe argumentet historike, por gjithfarë tregimesh individuale, sajimesh, trillesh, stisjesh, qarjesh dhe mburrjesh deri në heroizimin e krimeve.
Drejtuesit dhe politikanët që ndërruan pushtetin gjatë këtyre 30 viteve të fundit, për të siguruar vendosjen e sundimit të tyre, por edhe për të mbuluar pazotësinë e vet për zgjidhjen e problemeve madhore e për të justifikuar mbrapshtitë e tyre, nxitën dhe mbajtën gjallë përçarjen e popullit.
Për këtë ata vunë në veprim të gjitha mënyrat për kriminalizimin e Luftës Nacionalçlirimtare dhe të periudhës së socializmit.

Nuk ka dyshim se në çdo periudhë historike të shtetit tonë mund të jenë bërë teprime, ndëshkime të pajustifikueshme dhe krime, sot më shumë se kurdoherë. Por gjykimi historik i tyre bëhet mbi truallin ku ndodhej shteti ynë në atë periudhë historike, mbi truallin e mendësisë, të botëkuptimit dhe të nivelit arsimor e kulturor të popullit tonë, të politikave të vendeve miq dhe ato të vendeve kundërshtare ndaj nesh, si edhe të klimës politike ndërkombëtare. Trajtimi i tyre duhet të jetë serioz dhe me qëllimin e mospërsëritjes së tyre, jo për t’i shtrembëruar e hiperbolizuar ato të njërës pale, për të minimizuar ose heroizuar ato të palës tjetër dhe për të heshtur e për të mos u marrë me ato të ditëve të sotme.
Kështu, kalimi nga socializmi në kapitalizëm në Shqipëri nisi me shtrembërime të rënda të demokracisë. Fillimisht Kuvendi i Shqipërisë miratoi dy nga ligjet më dëmbërës për shqiptarët: ligjin për pafajësinë dhe ligjin për tokën, të cilët u mbrapshtuan edhe më tej në vijimësi.
Me këto ligje dhe atyre që do të vinin më pas, ata i hapën rrugën dasisë në rritje të mendësisë “keq” e “mirë” për të gjitha problemet e diskutueshme të shoqërisë sonë, frenimit të zhvillimit të vendit, korrupsionit të frikshëm e pasurimit të rrufeshëm të një kategorie politikanësh të paskrupullt e të pandëshkueshëm; një numri spekulantësh të zot të pandëshkueshëm; hajdutëve të shquar të pandëshkueshëm; grabitësve të mëdhenj të pandëshkueshëm; trafikantëve të paturpshëm të femrave, të pandëshkueshëm; trafikantëve të drogës të pandëshkueshëm; zyrtarëve batakçinj të administratës së shtetit të pandëshkueshëm etj.
E vështirë tashmë për ta zbutur këtë çorodi të rëndë të shoqërisë sonë, sepse përveç mallkimit e denigrimit të luftës, gjithçka pozitive që u arrit gjatë periudhës së socializmit konsiderohet e keqe dhe gjithçka që në kohën e socializmit konsiderohej negative, sot konsiderohet e mirë.
Kështu, ligji i pashembullt për pafajësinë që përfaqëson modelin tipik të uzurpimit të një pushteti tjetër, të atij të drejtësisë (gjykatave) shënoi fillimin e shtrembërimit legal të demokracisë.
Duke qenë organ i pushtetit legjislativ, Kuvendi i Shqipërisë mund të bëjë ligje për amnisti krimesh të ndryshme, por pafajësia është tagër absolut i gjykatave. Ajo mund të jepet përmes një procesi gjyqësor të rregullt, të drejtë e të paanshëm.
Gjykatat u përjashtuan me ligj nga gjykimi i pafajësisë për të gjitha kategoritë e krimeve politike të përziera me sabotim ose kundërvënie të Luftës Nacionalçlirimtare, të përziera me sabotime e keqbërje të së mirës së përgjithshme në të gjitha format e saj dhe/ose të përziera me veprime terroriste të gjithfarshme të nxitura, të organizuara a të shtyra nga cilido brenda e jashtë vendit.
Për të provuar nëse krimi për të cilin pati qenë akuzuar personi ka qenë krim i pastër politik dhe jo tjetërsoj, ky person do të duhej t’i drejtohej gjykatës.
Atij që dje bëri një krim politik nuk mund t’i jepet pafajësia, përveçse kur ai provon në gjykatë se është dënuar padrejtësisht për një krim të cilin ai nuk e ka kryer. Por kryerja e një krimi politik të pastër në atë kohë provon se ti ke qenë kundërshtar dhe ke punuar ose luftuar politikisht kundër regjimit, pa u përzier në krime të tjera.
Veçse kjo duhet provuar me një vendim gjykate. Në këtë rast ti ke qenë fajtor për kohën kur u dënove, por në kohën e sotme ajo të njihet si meritë dhe, si e tillë duhet të të shpërblehet drejtësisht.
I njëjti standard është për t’u përdorur edhe kundër atyre ndaj të cilëve ngrihen akuza të bazuara për krime të kryera gjatë periudhës së socializmit. Krimi provohet ose hidhet poshtë në një proces të rregullt të drejtë e të paanshëm gjyqësor, jo nga cilësimet e drejtuesve dhe të politikanëve.
Këta të fundit, pasi e fundosën sistemin e drejtësisë për të mos u mëkëmbur nuk dihet se edhe për sa kohë, krijuan mendësinë te qytetari i zakonshëm shqiptar se politika është ajo që vendos se kush është kriminel e kush jo, kush është patriot e kush jo.
Kuvendi i Shqipërisë është në tagrin e tij për të shfuqizuar ligje të mëparshme, për të shuar efektin e tyre këtu e mbrapa (efekt ex nunc) për arsye se ai ashtu mund ta gjykojë. Por ai nuk mund t’i shuajë ligjet e mëparshëm, nuk mund t’i bëjë ata të paqenë, sikur të mos kenë ekzistuar kurrë (efekt ex tunc). Nuk mund t’i bëjë të paqenë proceset gjyqësore dhe dënimet e dhëna nga gjykatat bazuar në ligjet “Mbi sabotatorët e Luftës Nacionalçlirimtare”, “Mbi organizimin e funksionimin e gjykatave ushtarake”, “Mbi fajet penale kundër popullit e shtetit”, “Mbi ndjekjen e tregtisë së ndaluar, të spekulimit dhe të sabotimit ekonomik”, “Krime kundër shtetit” dhe për moskallëzim e përkrahje të këtyre krimeve. Rrjedhimisht nuk mund t’ju japë pafajësinë atyre që janë gjykuar dhe dënuar mbi bazën e këtyre ligjeve. Por kjo ka ndodhur tashmë me Kuvendin e Shqipërisë. (!)
Praktikisht, në kuptim të ligjit për pafajësinë, ne nuk kemi sot asnjë sabotator të Luftës Nacionalçlirimtare, nuk kemi kriminelë që kanë kryer krime ndaj aktivistëve të luftës antifashiste, popullit të thjeshtë e vendit, nuk kemi kriminelë që së bashku me fashistët italianë kanë vrarë njerëz të pafajshëm, u kanë vënë zjarrin fshatrave të jugut të Shqipërisë dhe i kanë bërë shkrumb e hi.
Nuk kemi kriminelë që vetëm ose në bashkëpunim me nazistët gjermanë kanë bërë terror mbi popullsinë e pafajshme ose mbi të dyshuarit si aktivistë të Luftës Nacionalçlirimtare.
Nuk kemi tregtarë që janë marrë me tregti të ndaluar ose me spekulime gjatë luftës, nuk kemi sabotatorë të zhvillimit ekonomik të vendit. Nuk kemi kundërshtarë të regjimit të mëparshëm të cilët e kanë luftuar politikisht atë. Nuk kemi asnjë prej këtyre, sepse ligji presupozon se ata janë dënuar kot, nga gjykata të paqena dhe mbi bazën e ligjeve që nuk kanë ekzistuar kurrë.
E pabesueshme, por po! Politika bën çudira kur ashtu ia do puna.(!) Për rrjedhojë, ne kemi sot plot të përndjekur politikë, por për çfarë? Kështu, të gjitha vendimet e marra në favor të tyre, të cilat shtrihen edhe për të amnistuarit politikë, janë tejet problematike për shoqërinë shqiptare dhe do të vazhdojnë të jenë kështu për një kohë bukur të gjatë.
Kemi shembuj të tjerë të njohur, të kundërt me veprimin e këtij ligji. Qemal Stafa u dënua me burg sepse gjykata vendosi që kishte kryer krim duke vepruar kundër regjimit të Mbretit Zog. Qemali jo vetëm që e pati pranuar fajësinë për të cilën akuzohej, por pati pohuar edhe se do ta vazhdonte atë rrugë. Një numër i madh personash kundërshtarë të regjimit të Zogut, kundërshtarë ose luftëtarë kundër pushtimit fashist e qeverive shqiptare kuislinge u dënuan për veprimtarinë e tyre politike dhe vuajtën nëpër burgjet fashiste e të kuislingëve.
Por, nuk ndodhi kurrë pas çlirimit të vendit që atyre t’u jepej pafajësia me një ligj që i konsideronte të paqena gjykatat të cilat i kishin dënuar ata dhe ligjet mbi të cilat ato qenë bazuar. Përkundrazi, fajësia e tyre e atëhershme iu njoh atyre si meritë. Kështu, numri i të persekutuarëve të vërtetë politikë, të cilët nuk ishin përzier me krime të tjera u tret në morinë e të gjithë të përsekutuarëve të tjerë politikë.
Qeveria shqiptare e vitit 1992 i kishte raportuar Parlamentit Evropian se: “Hoxha dhe banditët e tij shtypën edhe shenjën më të vogël të mospajtimit përbrenda vendit. Nga ky regjim u ekzekutuan, u burgosën ose u internuan forcërisht rreth 700,000 vetë.” (“Inside the country, Hoxha and his thugs suppressed even the slightest sign of dissent. Approximatly 700,000 people were executed, jailed or forced into internal exile, by the regime.” (Note on Economic and Political Situation in Albania and the EC/Albania Relations “ (Drawn up by the General directorate for Reserch. 18 June 1992 DOC_EN\CM\209\209600.WP5 PE 201.652, page 3).
Ky dokument i qe shpërndarë delegacionit të Parlamentit Evropian që do të vinte për vizitë në kuadrin e përgatitjes së Rezolutës për Shqipërinë në muajin korrik të vitit 1992. Një nga deputetët britanikë, me të cilin kisha korrespondencë ma dërgoi atë dokument.
Ai më rekomandonte që, “nëse më dukej me interes”, të takoja njërin nga delegatët, të cilit ai i kishte dhënë adresën time. E takova z. H. McCubbin, deputet në Parlamentin Evropian në hotel “Dajti”.
I thashë z. McCubbin se kisha disa komente të rëndësishme që do të doja të bëja lidhur me dokumentin e sipërpërmendur, por me që koha ishte e kufizuar, dëshiroja t’i drejtoja vetëm një pyetje. Ai më tha se ishte gati të më dëgjonte dhe unë e pyeta:
-A besoni ju që populli shqiptar i dalë nga Lufta II Botërore me më pak se 1 milion banorë, brenda 45 vjetësh, – pasi janë pushkatuar, dënuar e internuar forcërisht 700000 vetë, – siç shkruhet në dokumentin tuaj që kam në dorë, – të ketë arritur në 3.200.000 vetë? Do me thënë, të jetë rritur mbi tri herë?
-Jo, nuk do ta besoja, – m’u përgjigj ai – por ky informacion na ka ardhur nga qeveria juaj.
-Por është absurditet, -ia ktheva unë. A nuk është kështu?!
-Po, – m’u përgjigj ai. Është vërtetë një absurditet, por unë nuk mund të komentoj qëllimet e qeverisë tuaj.
-Megjithatë, – ngula këmbë unë, – ju po e pranoni që është një absurditet. Atëherë duhet të bëni diçka për ta kundërshtuar këtë informacion poshtërues për Shqipërinë.
-Do ta diskutoj atje ku duhet, – më tha ai, – kur të kthehem në Bruksel.
Mund të nxjerrësh përfitime vetjake ose grupore duke i nxirë faqen e duke i nxjerrë sytë vendit tënd, veçse kjo është e neveritshme për të gjithë ata shqiptarë që e duan dhe e nderojnë vendin e vet. Por kjo ka qenë e është mënyra e sjelljes së drejtuesve e politikanëve që ndërruan pushtetin gjatë tridhjetë viteve të fundit.
***
Ligji tjetër antidemokratik, tejet i mbrapshtë që miratoi Kuvendi i Shqipërisë i 1991-shit, është ligji për tokën. Ky ligj, me arnimet e mëtejshme dhe ato që rrodhën prej tij, u bë dhe mbetet, nuk dihet edhe për sa kohë, burim i të këqijave të panumërta. Ai u njihte të drejtën e pronës vetëm familjeve anëtare të kooperativave bujqësore. Pronarët e ligjshëm të tokave bujqësore, të cilët nuk banonin në fshat u shpronësuan.
Toka e këtyre pronarëve kishte qenë shfrytëzuar deri atëherë nga kooperativat bujqësore në interes kryekëput vetëm të anëtarëve të tyre. Statuti i kooperativave bujqësore përcaktonte se kur fshatari vendoste të largohej nga kooperativa bujqësore, ai mund të kalonte në tokën e tij dhe, nëse ajo mund të prishte strukturën e parcelave, mund të kompensohej në një vend tjetër. Tokat e pronarëve të ligjshëm që nuk banonin në fshat iu dhanë pa pagesë familjeve që banonin atje, por që nuk kishin tokë të mjaftueshme.
Përmbysja e socializmit dhe rrugëtimi për në kapitalizëm nisi me mohimin e vlerës kryesore të kapitalizmit, shenjtërinë e pronës. Duke u mohuar të drejtën legjitime të pronës, tokat e një numri të konsiderueshëm pronarësh të vegjël që nuk banonin në fshat u tjetërsuan pa shpërblim. Kështu, hyrja në kapitalizëm i trajtoi ata me një ligj antikapitalist.
Është e vërtetë se toka bujqësore kishte pësuar shumë ndryshime, përfshirë edhe tjetërsime të shumta. Por është e vërtetë gjithashtu, se shteti ishte pronar shumë i madh tokash e ndërmarrjesh bujqësore. Kënetat e thara, tokat e reja të hapura anekënd vendit gjatë socializmit nuk ishin të pronarëve privatë, por të shtetit.
Shteti pra, kishte mundësi shumë të mëdha që të kompensonte çdo pronë që ishte tjetërsuar, por nuk e bëri. Në vend të kësaj ai shpronësoi vetveten dhe pronarët e ligjshëm privatë të tokës duke i tjetërsuar këto prona pa shpërblim. Kjo hapi “bulevardin” e shpërdorimeve të gjithfarëllojshme, korrupsionit të frikshëm e krimeve. Mijëra vetë do të vërshonin nga zonat periferike të vendit e të nguleshin pa u penguar në tokat e pronarëve privatë në periferi të qyteteve kryesore të Shqipërisë, e madje, edhe nëpër qytete ku mundën të gjejnë një hapësirë.
Shteti jo vetëm se u mohoi pronën një numri të konsiderueshëm pronarësh të vegjël toke, por nuk ndaloi as uzurpimin e pronave të ligjshme, e madje, as uzurpimin a tjetërsimin e paligjshëm të pronave të veta. Nuk përbën asnjë çudi që të gjesh sot pronarë toke në Ksamil persona të ardhur nga skajet më të largëta të vendit.
Sot e kësaj dite, brenda një viti, duhet të ndryshohen më shumë se 5 drejtorë hipotekash në një qark bregdetar jugor. Aq shumë baltë janë bërë e bëhen! Ky ligj u ka kushtuar humbjen e jetës mijëra qytetarëve të këtij vendi gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Bujqësia, ky sektor jetësor për vendin, tashmë është rrënuar aq keq sa të dhemb kur e sheh dhe kur e mendon se si ishte, kur sheh se tregu është mbushur me fruta e zarzavate që nga nuk vijnë, kurse ato pak prodhime të vendit shpesh përfundojnë përrenjve e kanaleve.
***
Pa hyrë në hollësira të tjera, drejtuesit dhe politikanët shqiptarë të pas vitit 1990 e formatuan demokracinë në Shqipëri si një demokraturë, që do të thotë demokraci për elitat politike, për të fortët e të gjitha kategorive: në politikë, në ekonomi, në hajdutëri, në media, në jetën sociale, etj., kurse diktaturë për masat e gjera të popullit.
Ata krijuan kompanitë fantazmë rentiere (piramidale), shkërmoqën ushtrinë brenda një nate, shkatërruan shtetin. Në emër të luftës kundër ‘komunizmit”, ata nxitën dhe lejuan shkatërrimin gati tërësor të infrastukturës së shtetit dhe të gjithë pasurisë kombëtare të krijuar me mund, djersë e sakrifica të panumërta nga qytetarët e këtij vendi; nxitën dhe kultivuan barbarinë e vandalizmin.
Me këto, drejtuesit dhe politikanët që ndërruan pushtetin gjatë 30 viteve të fundit demonstruan paaftësinë e tyre të plotë për zgjidhjen e problemeve që u hapën, por edhe shpirtligësinë e tyre, mungesën e ndjeshmërisë e të dhimbsurisë, demonstruan fluturimin e tyre “me presh…”.
Këta politikanë varfëruan popullin dhe shtetin duke dhënë koncesione e falur pasurinë minerale, naftën e asete të tjera me kontrata të formuluara në dëm të vendit, shfrytëzuan tenderimin si një nga mënyrat më të përshtatshme për vjedhje dhe begatim vetjak e grupor, mbyllën sytë ose i shkelën syrin kërcënimit të njërës nga vlerat më të mira të popullit tonë – tolerancës fetare.
Këta degraduan sistemin e drejtësisë, i dhanë një goditje dërrmuese qeverisjes me ligj, degraduan administratën e shtetit, vranë njerëz në përleshje me këdo e me askënd, vranë njerëz në punishte për shkatërrim armësh, vranë njerëz në rrugë, shkuan dëm jetën e mbi 280 policëve e sa e sa të tjera.
Këta drejtues e politikanë që ndërruan pushtetin gjatë këtyre 30 viteve të fundit e qeverisin vendin si zotër dhe as u shkon nëpër mend se ata duhet të qeverisin si shërbyes të popullit, sepse është populli ai që i ka ngritur në ato pozita me votën e tij. Këta edhe kanë luajtur e luajnë turpshëm me Kosovën, duke çuar ujë në mullirin e tjetërkujt.
Prandaj ne kemi sot një shoqëri të çoroditur keqas, të shthurur, të përçarë, të pështjelluar e që vjen rrotull në batakun e saj pa gjetur dot rrugëdaljen e duhur. Kemi një degradim të dukshëm të qytetërimit, një përqendrim oligarkik pasurie, një varfëri të skajshme të mbi një të tretës së popullsisë.
Kemi një borxh të jashtëm asfiksues, një analfabetizëm dhe gjysmëanalfabetizëm frenues të zhvillimit e njëherazi truall të begatë korrupsioni, si edhe një kriminalitet të egër të gjithfarshëm. Kemi një rini të mjeruar të braktisur në rrugën e zhvillimit të vet spontan, një rini pa frymëzim, të deprimuar e shpresëhumbur. I vetmi kujdes i dukshëm që bëhet për të nga shteti është nxitja e seksualizmit, lakuriqësisë dhe e amnezisë (shuarjes së kujtesës) për historinë e vendit të vet, duke mbyllur kështu perspektivën e zhvillimit dhe begatimit të vendit.
Të rinjtë tani në shumicë, po kërkojnë një vend më të mirë për të jetuar, ose janë përfshirë në mbretërinë e drogës e të veseve dhe janë përzier në krime nga më monstruozet.
Përgjegjësia për krimet është individuale. Por përgjegjësia kryesore dhe e pafalshme është e shtetit, e politikës e cila nuk e sheh rininë si burimin më të çmuar e të pazëvendësueshëm të ardhmërisë dhe ekzistencës së vendit. Prandaj, është e kuptueshme se pse shteti gjen gjithfarë mundësish për çështje të tjera deri fare të parëndësishme dhe nuk gjen mundësinë për t’i kushtuar rinisë vëmendjen më kryesore. Shkurt, çështje përparësish të këtyre politikanëve!
Prandaj, drejtuesit dhe politikanët shqiptarë që ndërruan pushtet në këto 30 vitet e fundit nuk mund ta pastrojnë assesi vetveten nga përgjegjësia për të gjitha këto paudhësi! Këto janë krime të rënda ndaj vendit dhe popullit shqiptar. Por, mjerisht, janë krime që nuk gjykohen në gjykata. Prandaj edhe bëhen të riciklueshëm, të riciklueshëm e të riciklueshëm… E as u shkon mendja se mund të ketë prej atyre që mund ta qeverisnin vendin si shërbyes të popullit dhe jo si zotër të tij.
E popullit shqiptar nuk i mbetet tjetër veçse të votojë për çka i diktojnë këta drejtues e kryetarët e gjithëfuqishëm të partive politike të tij, ose të zgjohet… Por më parë do të duhej të zgjoheshin ata që mund dhe që duhet ta zgjojnë e t’i hapin sytë këtij populli. Një grup i vogël njerëzish të vendosur dhe me mendje të ngjashme, – thoshte Mahatma Gandi, – mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Saliu, Biberaj dhe UDB,
Pra duhet të kthehemi para 90, majmunë pa bisht
Jo, nuk ka nevoje te kthehemi para 90-es, ku s’kishte majmune por skllever! Kemi nevoje te dalim nga kjo gjendje mamunerie e sotme, pa bythlepirje ndaj daj Samit, ndaj sulltanit te Ankarase, ndaj lobit cifut, ndaj te droguarve te Brukselit, Berlinit, Parisit dhe Romes, e ti kthehemi vetvetes, pa makuteri per pasuri e poste, por me idealizem dhe dashuri per vendin!
O Ximo,pse shkon larg ti ne Bruksel?Ke Kryeministrin tone qe drogohet prej 30 vitesh,e di e gjith Tirana. Rama,Veliaj por edhe edhe Basha jan lidhur me lobin cifut.Rama i ka katandis deri ne ate derexhe shqiptaret qe jo Krishti dhe Muhamedi,por edhe Zoti sikur te zbresi ne Toke nuk e ben derman Shqiperise.Duan te hyjne ne Europe hajdutet e rilindjes,por falen vetem ke Amerika qe se can menderen per korrupsonin.Beni detyrat i tha Merkeli Rames ne viziten e saj te fundit.
Mor djale Kulufi dikujt do ja lepijme prapanicen per te mbijetuar. Ka 100 vjet qe Shqiperise i shkon ters cdo gjedhe duket sikur ai ne qiell e ka mallkuar. Fakti eshte se ne vete nuk dime te bejme asgje pervec zhurmes,te shajme njeri tjetrin,hajdute dhe kriminele,klase politike te korruptuar prodhojme sa te duash. Pra i nderuar Kuluf ne vete nuk bejme dot asnje gje sepse ky milet……..(e kupton vete)
Jo,por jemi ne 30-ten!
“DEMOKRACIA” mbas diktatures se komunistrve
Saktë! Me keqardhje, por janë të gjitha të sakta z. Kamberi. Duhet që krijohet një grup, i njerëzve të ndershëm dhe t’i kundërvihet politikisht kësaj klase politikanësh mëkatare të pa gjykuar për këto këto 31 vjet.
Kur mbytet anija, minjte ia mbathin. Burrat e vertete perpiqen ta shpetojne. Maskaralleku e deshi qe timoni ne duar iu dha minjve.
Replike me zotin Kamberi.
I nderuar pasi lexova me kujdes artikullin tuaj ndjeva keqardhje kozmike.
.
Kur ju qe jeni I shume mire arsimuar dhe I keni prekur nga afer imtesisht realitetet e kohes jeni KAQ LARG te se vertetes cfare duhet te themi per hordhine mediatike me rroga sheikesh ?
.
Pasi neser eshte 21 janari 2011 pervjetori I masakres naziskine te Lulit Kimes dhe Sales Rajersonoviqit e shoh kete artikull tuaj si leter higjenike per parine e tiraneve te Tiranes qe jane plotesisht Kuislingizuar..
.
Shkurt muhabeti;
.Shqiperia I humbi te gjitha kur ne shkurt mars 1992 ambasadori Rajeson ne menyre kriminale me banden e tropojes prishen votimet e 31 marsit.. organizuan 2 prillin prishen qeverine e shenjte te STABILITETIT dhe themeluan Republiken e Pjerdhu ambasadoriale.
.
Nuk do ti kisha shkruar keto me lart nese nje fare Kimi (fake ambasadore) ne menyrem me te shemtuar si antiamerikane antishqiptare dhe anti humane..Burrin Vrases Te Shtetit Arvizuse e kritikon me pambuk te parfumosur kurse Ministrin e RENDIT Vrases TE 21 JANARIT 2011 XHAFER DEVA JUNIOR eshte e betuar ta beje K/M bashke me kurban Rama 2.
Titulli I sakte do ishte:
Republika ambasadoriale
një turp 30-vjeçar= Arsyeja
kryesore pse sot kemi
një shoqëri të çoroditur keqas, të shthurur e të përçarë
.
Faleminderit per kete shkrim , z Kamberi .Per keto tema shume eshte shkruar e folur shume . Zgjidhja as edhe nje here nuk ka gjetur strehe .Arsye shume e thjeshte , qe te gjithe partite e ketyre 31 viteve te fundit jane pjelle e PPSH te ndare ne disa pjese . Nuk jane fare kundershtare politike ndermjet tyre . Kane pasur te njejtin program , e verteton kete tragji komedi vetem dhe thjeshte programi i tyre i njejte ,tamam si shtepia e kopilave .. . Dy jane arsyet me kryesore , qe u kuptuan qe ne fillim .
1..Ceshtja e prones .
2 .. Nuk u hapen dosjet e sigurimit famekeq te diktatures .ku gjermania i hapi dosjet e STAS , bile Gjermanet nxorren ligjin dhe e zbatuan ,qe nje ish sigurimis i STAS , nuk ka te drejte te punoje ne zyra shteterore , qofte edhe ato pa pergjegjesi , por vetem te punoje tek firmat private . Kurse ne ketu ne Shqiperi i moren frenat ne dore ish komunietet e sigurimsat . Ke shembulllin me flagrant te dy ish ministrat e brendeshem te Sali Berishes Agron Musaraj dhe Halit Shahmata kane qene pinjolle te sigurimit 1200 leksh . Cfare prisnim ne ” DEMONKRACI ” U shkaterua me koshjence drejtesia , u be vegel ne dore te politikaneve , ne po ju leme te vidhni , kurse ju o gjygjtare per gjemat tona heshtni .Edhe nje gje tjeter z Kamberi , ne ne Shqiperi nuk kemi treg te lire , eshte monopolizuar midis tyre PS , PD e LSI ne menyre perfekte , dhe nuk ka shanc nje njeri i dershem ,si ne perendim , ti futet ne treg ,si i fluturan jo vetem koka e tij , por familiarisht .Nuk funksionon fare shteti , kjo dihet nuk zbatohet ligji , vazhdon me pese pal qejfe korrupsioni , qe ka leshuar rrenjet kancerore , nga ipotekat , drejtesia , Shkolla e mjeksia .Dhe fatkeqesisht ne nje vend ku nuk funksionon shteti fare , ne populli jemi pa dinjitet ,dhe kjo ka bere qe edhe ato studente qe studiojne jasht teritoerit shhqiptar , kurre nuk kane deshire te kthehen ne Shqiperi per te kontribuar . E ndjejne ,per ta nuk ka respekt ,se politikanet e sotem duan qorra me dipllome Kristale te blere me para ,sa per ti terhequr rehat nga hundet .Me gjithe se kam respekt per ju z Kamberi per kete shkrim , me lejoni tju them se shqiperia cdo dite shkon poshte e me poshte ne gremine . Do filloje malorja vetem atehere kur partite e Ramiz Alize te PPSH , te zhduken e te formohen parti te reja dhe domosdoshmeri eshte te jene kundershtare politike pa kompromis ndermjet tyre .Fatkeqesisht bandat neokomuniste ,i numerojne vete votat ,dhe kane mbytur parti te reja qe jane me principe perendimore .
Faleminderit e respekt z DR Kamberi .
Adih,per Halit Shamaten gabohesh,eshte nje djale i thjeshte dhe i zgjuar,plus qe ne Kavaje spiunet njiheshin mire.Kete informacion e ke marre gabim edhe ne qofsh prej Kavaje.Nuk e kam as shok e as mik por e njoh si kavajs.
Viti 1991 nisi si pranverë por përfundoi në një dimër që zgjati e nuk po duken shenja zbutjeje të tij.
Me te drejte z Prof.Dr. Arif Kamberi e fillon dhe numeron te mirat e te keqijat e djeshme dhe aqe me shume te keqijat e sotme qe vuan per dite e me teper populli i yne vuajtur me “drejtuesa pa dinjitet kombetar” ne politike e qeverisje.
Ketu duhet nenvizuar nje akt antikombetar i pashembullte: Dhenia ne kundershtim me gjithe legjislacionet nderkombetare; e Tokes Shqiptare ardhacakeve dhjakonare(lypsare) greke per tu “krenuar simbas dhulos si etnike”
Dhe ne vazhdimesi te kesaj mbyllën sytë ose i shkelën syrin kërcënimit të njërës nga vlerat më të mira të popullit tonë – tolerancës fetare. Por ketu duke shkelur edhe Kanunoren e Kishes Ortodokse te Pavarur Shqiptare; pranuan duke i puthur doren nje prelat grek i cili jo vetem qe nuk dinte Shqip(pa harruar se me 1877 Peshkopi i Paramithise kishte perkthyer Dhjaten e Re ne gjuhen shqipe sepse Çamet Shqiptare te krishtere nuk e kuptonin meshen ne greqisht).Keshtu i mundesuan ketij prelati te filloi greqezimin ketu.Kundershtim i plote i Vepres se Fan Nolit, Faik Konices e tj. qe me Krijimin e Kishes Ortodokse te Pavarur Shqiptare MBRONIN IDENTITETIN KOMBETAR
Ky zotnia harron qi nona e ‘Demokratures” ishte Diktatura. Pra kurve e oma, kurve e bija. Ene shqiptaret loqe qi nuk din me rregullu avazet e veta.
Dr. Kamberi eshte nje nga mjeket me te pergatitur qe ka nxjerre Shqiperia ne 75 vjet. Por me interpretimin e Ligjit mbi Pronen ne kthen tek Fermanet e Sulltanit. Ne te vertete, sipas historianeve serioze, Kuvendi i Shqiperise i vitit 1992 nuk duhej te prekte Reformen Demokratike Agrare te vitit 1946, ndersa uzinat, fabrikat e gjithcka tjeter shteterore duhej t’i shderronte ne pasuri te punonjesve me aksione kapitaliste te te gjithe punonjesve dhe jo me letra me “brime”, sic e beri Dr. Saliu. Per me tej:
Shqipëria ka 30 vjet që nuk po shndërrohet dot nga një ish-shtet Diktatorial Komunist në një Shtet të ri Demokratik.
Historia e këtyre 30 vjetëve vërtetoi se “konstitucionalistët” amatorë Sabri Godo e Arben Imami hartuan një Kushtetutë të dobët për Shqipërinë Demokratike, e cila u duk e pershtatshme për kohën. Por Sali Berisha dhe Edi Rama e shndërruan brenda natës, më 21 prill 2008, në një instrument diktatorial në duart e kryetarit të Partisë në Pushtet, siç ishte dikur në duart e Sekretarit I të PPSH, Enver Hoxha.
Sipas devijimeve të Kushtetutes më 21 prill 2008:
1. Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj që e kufizon mandatin e Kryetarit të Partisë dhe ata shndërrohen në Diktatorë.
2. Kryetari i Partisë që fiton zgjedhjet ngjitet në kreun e Pushtetit Ekzekutiv, bëhet Kryeministër.
3. Kryetari i Partisë-Kryeministër zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, bëhet edhe Kryetar i Pushtetit Legjislativ.
4. Kryetari i Partisë, Kryeministër e Kryetar i Pushtetit Legjislativ zgjedh Presidentin e Shqipërisë. Pra behet edhe Kryetar i Pushtetit Juridik.
Kështu, në Shqipëri, në vend të tre pushteteve që balancojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, kemi një Kryetar Partie që kontrollon të tre Kolonat Themelore
të një Shteti Demokratik. E vetmja mënyrë për të balancuar dhe kontrolluar tre pushtetet në Shqipëri do të ishte zgjedhja në postin e Presidentit të një juristi konstitucionalist me votim direkt nga populli, i cili do të përfaqesojë Pushtetin Juridik.
Zoteri..
Pershendetje komenti yt eshte yll ne ngjitje vecse mungon nje gje e vogel….sa universi
Gjithe ato subjektet me lart nuk duhen te jene derivate te rruges elbasanit qe e shnedron ate vend m ekeq se nje koloni klasike
Nese ke pyetje me bej nje zile..
Avzi Nela është shpallur Hero i Demokracisë, njeriu që u dënua me varje në litar për poezi…
Avzi Nela qëlloi me pistoletë drejt përdrejt në kokë, në besë të plotfuqishmin e policisë. E qëlloi për ta vrarë, për ti marrë shpirtin.
Polici, siç e kam dëgjuar në një intervistë nga vendbanimi i tij në Fajza të Krumës në vitin 1992 deklaroi se “Buka e dhënë më shpëtoi jetën”. Plumbi i kaloi nëpër kokë pa i prekur organet jetike. Nuk është rast i rrallë. Në botë ka njerëz që jetojnë me plumb në kokë.
Pyes: Si do të veprohej në shtetet e bashkuara të Amerikës po të qëllohej drejpërdrejt në kokë, me paramendim ndaj atij që i drejtonte dhe i shkrepte mbi kokë armën?
Duhet të hapet gjyqi për Avzi Nelën për të vërtetuar se ai nuk qëlloi si poet por si kriminel.
Ti qenke jo vetem I pa shprese por dhe kokrra budalles.
.
Je kokrra budalles se shkon ne 1987 kur individi psikopat A.L vret pothuaj vdekje policin A.K nga Fajza e Hasit..
.
Je kokrra budalles se shkon para dyzet vjetesh dhe nuk shikon
se ministri vrases I 21 janarit
Lul Basha thote
qe vrame sipas kornizave ligjore
si bossi I tij Berish thote
vrava sipas Kanunit..
pra keto pranojne
si karaduze qe jemi Vrases
dhe Yurrenckja
Kimashtruese
e ka jaron Lulin….
Ke folur shume drejt, i dashur! Vete i zoti i shtepise ku ka bujtur Avzi Nela ma ka treguar ngjarjen me hollesi sic e keni shkruar ju.
Por sot shkruhen dhe behen gjera pa mend dhe hartohen shkrime sic ua do halli, deri sa merr emrin e tij shkolla e mesme.
keshtu ka ndodhur dhe ne Diber, ku emrat e Dine Beut te Maqellares, nje kolaboracionist dhe e Dine Hoxhes jane vene ne emrat e shkollave. Kaq po shkruaj une se te tjeret dine me qindra shembuj tw tjere sa te ngjethet mishi!
Polici e ka pas koken bosh mer ti, prandaj ka shpetuar. Duhet t’i binte ne bythe qe ta vriste, si i vetmi organ jetik i policeve te Enver Hoxhes.
Demokrature nje turp 30 vjecar sepse ka 30 vjet qe ketu qeverisin Bajgat e copetuara ne dhjetor 1990 nga Ramiz Alia.
Presidenti eshte “Studenti” i atij dhjetori 1990
Kryeministri eshte “Radikali” “qe do varte komunistet” i atji dhjetori 1990
Sovjetiku qe sot kerkon Kreun e Opozites ishte “Demokrati” ne ate dhjetor 1990
Shqiperia mbahet peng prej 30 vitesh nga Bajgat e dhjetorit 1990 te Ramiz Alise.
Sa kohe ka qeveri te drejtuara nga Bajgat e dhjetor 1990, vendi do mbetet te ky batak 30 vjecar Demokrature a Rilindje pak rendesi ka emri.
ok deri ne 2 prill 1991 qendron ajo qe thua ishin bajgat e ramizalise por mos harro se per 30 vjet u bene spermazoide te Elezserbise..do isha dakort me ato qe thua duke shtuar
Ne pranga Sali Elez Biberishaj me NAZI BASHISTIN LUL BASH-KIMIN
Duhet te jesh dakort qe te mos qeverisesh me nga Bajgat e atij dhjetori 1990 si deri sot, Ok?
Nga dosja e gazetarit
PO DOSJET E GJYQEVE A DO HAPEN NDONJËHERË ?
Opinion
“Unë e dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën”. Kjo urtësi ka udhëtuar mijëra vjet pa u ndryshuar, pa shtuar apo pakësuar gjë.
Unë e dua Presidentin, Kryeministrin, edhe pse tash nëntëmbëdhjetë vjet nuk kam votuar. Ata, dua apo s’dua unë, janë drejtuesit e vendit tim, Shqipërisë që e dua mbi gjithçka. Por më shumë se ata unë dua të vërtetën.
Presidenti i vendit tim doli në fillimjavë me zë dhe figurë dhe kërkoi që në 25 vjetorin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës të bëheshin një sërë veprimtarish në dënim të diktaturës.
Jam me të. Le të hapen dosjet për të gjithë dhe le të bëhet një gjykim popullor për “pastrim shpirtrash” dhe një gjykim penal për të gjithë ata që kanë bërë krime.
Flitet për dosjet e Sigurimit të Shtetit por nuk flitet për DOSJET E GJYQEVE TË SHTETIT.
Këta të fundit, në hetime dhe në gjykime, janë cekur dhe bërë publikë në shkrime gazetash e në emisione televizive vetëm (mbase gaboj) për anëtarë të byrosë politike dhe ushtarakë të lartë që ranë ndesh me diktatorin dhe u pushkatuan, u burgosën apo internuan. Dhe këta (mbase përsëri gaboj) janë nxitur më tepër nga pasardhës të tyre që diktatura ua preu rrugën e jetës luksoze që bënin në prehrin e prindërve të tyre e që, majtas apo djathtas, morën ofiqe zyrtare deri në deputetë e ministra.
Presidenti i Republikës, vazhdon të flasë për mos dekretimin e Visar Zhitit si ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan duke mos dhënë asnjë arsye të pranueshme. Ai vazhdon të ngulë këmbë si “mushka në pasarelë” me sloganin “Nuk më kanë pyetur!!!” duke hedhur një mjegull të dendur për të kaluarën e personit.
Në nomenklaturën e lartë shtetërore e veçanërisht në atë gjyqësore, ka një numër jo të vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë vënë firmat dhe kanë dënuar njerëz nga me shumë vite burgim deri në vdekje e varje publike.
Për ta, për gjyqet e bëra, për dënimet e dhëna, për etikën e qëndrimit të tyre në gjyqësor dhe prokurori, nuk kemi dëgjuar, parë e lexuar për hapjen e dosjeve të gjykimeve të tyre.
Presidenti ynë në fillimjavë tha se… “Do t’i sugjeroja Parlamentit shqiptar që me ligj të veçantë të kishim një datë, një ditë, e cila të ishte dita e përkujtimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri. Kjo datë mund të ishte në diskutim, padyshim, në Parlament, por dhe me grupe të tjera të interesit. Mund të ishte fare mirë dita e ekzekutimit të 22 intelektualëve më 27 shkurt 1951, pas të ashtuquajturës ‘bombë në Ambasadën sovjetike’, ku 22 intelektualë pa proces hetimor, pa proces gjyqësor, me një vendim partie u seleksionuan dhe u ekzekutuan me një plumb pas koke dhe u varrosën në një gropë të përbashkët. Por, mund të jenë dhe data të tjera në kalvarin e gjatë të krimeve të komunizmit: mund të jetë dita e varjes së poetit Havzi Nela, por kjo do të jetë një çështje, e cila duhet të diskutohet nga Parlamenti dhe nga grupet e interesit, të ish-të përndjekurve politikë, të shoqatave të ndryshme të Shoqërisë Civile.
Në se për ekzekutimin e “22 intelektualëve më 27 shkurt 1951, pas të ashtuquajturës ‘bombë në Ambasadën sovjetike’, ku 22 intelektualë pa proces hetimor, pa proces gjyqësor, me një vendim partie u seleksionuan dhe u ekzekutuan me një plumb pas koke dhe u varrosën në një gropë të përbashkët” biem dakord me Presidentin, për Havzi Nelën, ka një proces gjyqësor, ka gjykatës që janë gjallë (madje në sistemin gjyqësor apo politik më të lartë), ka edhe dëshmitarë në procesin e gjykimit dhe dënimit me varje publike.
Që personi në fjalë (apo kushdo tjetër) të kishte emër të përveçëm në “një datë, një ditë, e cila të ishte dita e përkujtimit të krimeve të komunizmit në Shqipëri” duhet të hapet dosja e gjykimit të tij, të thirren dëshmitarët e gjyqit për të përgënjeshtruar publikisht ato që kanë thënë dhe të shpallet i pafajshëm ligjërisht. Nuk e di në se këtë gjë do ta bëjë polici që mori plumb në kokë e siç deklaronte disa vite më parë nga Fajzat e Kukësit në mjetet e komunikimit masiv: “Buka e dhënë ma shpëtoi jetën”…
Nuk është vetëm rasti i “një date, një dite… por rastet “ditë për ditë” të lidhjes së dëshmitarëve të rremë me “karrige në pushtet”, rastet e lidhjes së gjykatësve dhe prokurorëve keqpërdorësh të ligjit me “karrige në gjyqësor” që ka kohë që i bëjnë karshillëk shoqërisë.
Hapja e dosjeve të gjyqeve të diktaturës (besoj më të paprekura se dosjet e sigurimit) është hap i madh i pastrimit të shtetit dhe të shoqërisë, i frymëmarrjes me oksigjen të plotë i demokracisë në Shqipëri.
Le ta bëjmë pa hezitim edhe këtë.
Abdurahim Ashiku
Athinë, 25 shkurt 2015
Per te nderuarin Ashik !
Jo vetem ky komenti juaj eshte shkruar para 6 vitesh por dhe ju theksin po e vini per ngjarje te 1951 pra fix para 70 vitesh kur te gjithe kane vdekur….zoteri mos u tallni !!!!!! se sot vellezerit siameze kriminele qe vrane ne 21 janar 2011 fix para 11 vitesh sot njeri po sfidon Ameriken si nje qen I terbuar qe e kane lene pa zinxhir dhe tjetri po fillon histori roze me Kimeten…boll o palikare…me mire heshtni se te nigjojme pordhet tuaja
Zoteri respekte per ju por je bere si ky miku ketu poshte:
&&&
Keni 30 vjet qe na cate menderren me kamunizmin kur neonazismi eshte hapur fare
..&&&
Ushtari japonez i Luftës së Dytë Botërore, Hiroo Onoda, i cili është fshehur në xhunglën e Filipineve deri në vitet e 70-ta, duke menduar se ende ishte në luftë, ka vdekur dje në moshën 91 vjeçare, ka njoftuar Qeveria e Japonisë.
Ai ishte anëtar i gueriljes japoneze që operonte në ishullin filipinas Lubang, kur kishte përfunduar lufta.
Ai kishte mbetur gjallë duke u ushqyer me minj dhe duke vjedhur çdo gjë që ishte e mundshme nga bujqit lokalë.
Për afishet e hedhura me aeroplanë, me të cilët është synuar njoftimi i luftëtarëve japonezë se Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar, disa prej tyre, përfshirë edhe ushtarin Onoda, kishin menduar se ato paraqesin mashtrim.
Në vitin 1974, kur ish-komandanti i tij arriti dhe i bëri thirrje Onodës që të dalë nga xhungla, ai përfundimisht doli nga izolimi.&&&
,
Konkluzion
Komunizmi ne 1990 ishte I vdekur dhe sot mburren me kete kanibalizem
Sot eshte koha
per deberishizim-
demakartizem-
dexhorxhsorroisem
pse jo dhe
de-fuck-republikembasadorizem
Nje analize e persosure . Vetem nje gje me beri pershtypje.
Ne gjith kete shkrim autori kryesore i kesaj katrahure nuk zihet ne kete shkrim. E quditshme.Nga erdhen te gjith keto pasoja.? Athue ti se zbriten nga qielli.?
Jo nuk zbriten nga qiellii ato i beri nje i mallkuar qe emrin e ka Sali Ram Berisha. edhe komentuesit nuk e zejne ne ne shkjrim emrin e tije , pore vetem komentuesi i para thote per Sali Elez Biberaj. Ky e ceke pake sikure te ishte ne luftre dhe nuk kishte asnje mundesi per pake analize .
Trajtohet ne komente Edi Rame si e keqja me e madhe, pore harrohet Berisha qe me ze e me figur ai ka bere te gjith keto rrezice te medha.
Prandaj , i nderuar Kamberi me gjith rrespektin per shkrimin tuaj me duket qe fajtorin kryesore e ke lene ne hije.
Ndofta do te thuash se autori nenkuptohet, pore perse ta nenkuptojem dhe te mes e thojem.?Derri done plum, e neve plumb nuk kemi, pore vetem kemi plumb shkrimin dhe asgje tjeter. te pakten kete plumb qe kemi te mois e kursejm se borgji ndaj shqiperise eshte i madh sa qe na kthej 100 vjte prapa.
KUR ESHTE ERRESIRE
NUK DUHETME PRITÀ
DIKUSH DUHET TEDIGJET
QE TE BEHET DRITE
E ARDHMJA ESHTE E ATYRE QE DIGJEN
JO E ATYRE QE NGROHEN
Ju lumte pena z. Kamberi. Nje analize mese e sakte dhe e domosdoshme per semundjet ne vendin e shoqerine tone per 30-vjet.
Fatemiresisht po zgjohen shqiptaret dhe e kuptojne kush i ka kryer keto krime ndaj ketij vendi e populli fisnik, sich thoni edhe ju, politikanet tane dilenxhinj, qeveritaret tane te ligj, kriminel te lirise, sovranitetit dhe prosepritetit te Shqiperise. Natyrisht fajtore jemi edhe ne, edhe vete populli, qe mashtrohemi nga keta kusare, bandite te cdo ngjyre.
Nese deshirojme vertet mireqenie, sovranitet dhe integritet duhet te ngrihemi ne kembe e te zhdukim klasen politike antikombetare shqiptare te pakten per per dy-tri dekada. Pra te vendosim vetem teknokracine, me qellim te ybatohet vetem ligji, dhe jo politika, se politika nuk ka moral.
Per kete, detyra kryesore eshte e intelektualve te ndershem e patriot, qe te ndergjegjesojne popullin te merr ne dore fatet e tij dhe te ndershkoje politikanet dilenxhinje.
Perndryshe Shqiperia do marre fund shpejt.
Rrespekte per shkrimin e vertet zoti kamberi jeni shqiptar e patriot i vertet , shkrimi esht i vertet i sakt dhe nuk ka koment rrespekte , fati keq i kombit ton qe kto 30 vjet na kan drejtuar rrugaçet dhe antishqiptaret me te terbuar , rroft shqiperia Zoti e ruajt shqiperin nga shqiptaret e keqinj qe jan me te keqinj se armiqt e kti vendi , rrespekte zoti Kamberi , lavdi ptriotve dhe deshmorve te luftes per çlirim .
Ne kete analize, pertej gjerave te thena e te pathena, lexoj njeriun ne raport me te verteten. (Pa kete raport te drejte me te verteten, ” intelketi, inteligjenca ne vetevete nuk kane sens (Ajnshtajn) . Perkundrazi, e bejne njeriun e lig shume here me te rrezikshem.
E verteta ka vetem nje mik, ndershmerine.
Pandersheria, qe te funksionoje, dehet te ngelet e fshehte dhe te veshe masken e ndershmerise. Pikerisht kete dinin me te pandershmit e atij sistemi, te cilet me turravrap uzurpuan alternativen demokratike, ne themelet e saj varrosen te verteten, fshehen pandershmerine e tyre dhe ngriten nje piramide iluzore genjeshtrash, trillimesh, diskursesh anormale çmendine, ku injorantet ngzelleheshin, ndersa te liqte kerkonin te gjenin veten, dhe vetem per nje qellim: pushtet dhe para me çdo kusht.
Demokracia e turpit tashme eshte nje peramide, piramide turpi.
Ne fund te analizes shoh dhe nje thirrje referuar thenies te Gandit.
I nderuar doktor Ahmeti, ne, në Diber, kemi degjuar dhe nje thenie te tille: ” i urti flet, i ligu bën…” Deri tani, ne demokraci, kemi vetem nje eksperience: nje njeri i vetem çorodit, shthur dhe degjeneron nje komb.
FOLE EDHE TI O JAGO KAMBERI
AFERIM O B…QIM
Shumë vrejtje me vendë nga Komentuesi ALIU SELANIK ,respekt pa fune………
Analizë e mirë nga Dr .Ahmet Kamberi por si thotë një fjalë e urtë popullore ?….: “Mullari i barit do kajuce ,ndryshe kalbet !” Ky nuk i ka vënë “kajucën !” dhe pa kajucën zhvlehtësohet shkrimi e mundimi që ka bë.
Shqipëria në prag të katastrofës cili udhëheqës komunist e katandisi në këtë derexhe , Ramizi ?…. Kushë e kartandisi të fundit shqipërinë të futet në rrugën e zhvillimit demokratik ,,mbas 1990 kush mori frenat ,revanshin e shkatrrimit djgëjes, vrasjeve ,vjedhjes së pasurisë 45 vjetve të socializmit dhe 30 vjetve të demokratoshkërdhatësisë një grusht komunistësh që basarduan ,erdhën me pantallona të grisura dhe sot jan më të pasur se çifligarët e dikurshëm të mëdhej të kohës Zogut..?///
Përse nuk përmend qeverisjan e mbrapsht të kriminale të renegatit Sali Berisha pas v. 1991 që ka gjeneruar një klasë politike -ekonomike që grumbulloi rreth vete pothuajse gjithë pasurinë kombëtare ,arsenali metodologjik përmitiv i tijë ktheu kanunin ,ktheu vrasjet ,ktheu vjedhjet ,ktheu rrënimin e vlerave që populli kish grumbulluar në shekuj.
Përse nuk thua se qeveria dhe shteti drejtuar prej rengatit komunisët Sali Ram Berisha dhe banda e tij kriminale e çuan shqiprinë në shkatrrim total ekonomik ,social-ushtarak,dhe moralo-psikologjik ..Periudha në vazhdim nuk është gjë tjetër veçse FASHIZËM DEMOKRATIK.,QË ushqehet e sponsorizohet nga bota kapitalise ,bejkerët që Saliu ka dalë në foto ,bushët ,ambasadorët që i cilësojnë burra shteti dhe yllë në ngjitje ,por që demokracinë e kan kthyer 500 vjet mbrapa te sulmet me shkallë të jeniçerve otoman.Shqipria sot është kthyer në arenë cirku ,shqiptarët jan futur plotësisht në[ kthetrat fashistoide të qeverisë berisha dhe mëtejë të Metës ,bashës dhe Ramës.Interesat e popullit shqiptar u shitën ,sot populli rron refugjat në vendin e tyre.!…..Sot u shkatrruan të gjitha institucionet polike-juridike ,populli nuk ka ku gje drejtësi .