Incesti i supozuar ish-mbretit Zog me njërën prej motrave, sipas një raporti të CIA-s të deklasifikuar, ka pushtuar faqet e mediave të Tiranës, pas botimit të dokumentit nga “Dita”.
Nuk ka arsye të dyshosh për autenticitetin e raportit, edhe pse nga gjuha e përdorur aty, dëshmia duket më shumë si hearsay.
Reagimet ndaj këtij lajmi vetëkuptohen, madje edhe ato që nuk vijnë të zgjyrosura me politikën e ditës, ose paragjykimet anti-malok.
Disa e kanë shfrytëzuar këtë “zbardhje” (ose duhet ta quaj “nxirje”?) për të shpjeguar se kështu e kanë zakon myslimanët ose arabët; dhe duke sjellë me këtë rast shembuj martesash mes kushërinjve të parë, siç ka ndodhur edhe në vetë familjen e Zogut.
Këta ngatërrojnë martesat endogamike dhe të një-gjakshme, të cilat kanë pasur dhe kanë një funksion social të caktuar në shoqëritë myslimane (siç ndodh edhe sot e kësaj dite në botën arabe) me tërheqjen seksuale brenda familjes, diçka krejt tjetër – sa kohë që martesat endogamike kanë qenë rregullisht të kombinuara në tavolinë.
Të tjerë sjellin në muhabet malokërinë e Zogut, ose argumente të ngjashme prej taverne.
Unë do të sugjeroja pak kujdes, duke u bazuar në dyshimin se një jurist amerikan mund edhe t’i ketë lexuar gabim dinamikat e marrëdhënieve brenda një familjeje malësore shqiptare, ku lidhja e vëllait me motrën është e privilegjiuar – edhe pse jo në kuptimin seksual! – ndaj lidhjes së burrit me gruan. E para është sublime, e dyta jo.
Edhe pse nuk kam ndonjë simpati për Zogun si mbret, as mendoj se mbretërimi i tij ka qenë legjitim, nuk më lë shije të mirë kjo njollosje që i bëhet, për incest, në bazë të një raporti spiunësh.
Në hyrjen që i bën botimit të këtij dokumenti te “Dita”, Habjon Hasani e sqaron mirë se, kur është fjala për figura me potencial politik subversiv, si ish-mbreti Zog, veset seksuale do të gjurmohen me kujdes të madh nga agjenturat, meqë shpesh do të shërbejnë si bazë për shantazh.
Megjithatë, dokumenti nuk provon asgjë, përveçse që hartuesi i tij besonte në incestin e Zogut me të motrën Sanije – së cilës edhe emri i shkruhet në një formë të panjohur.
Juristi amerikan, mik i familjes i Zogut, mund të ketë ngatërruar për incest familjaritetin e madh të mbretit me motrën, ose ta ketë gjetur të pashpjegueshëm autoritetin e motrës ndaj të vëllait, në një kohë kur mbretëresha ishte lënë në hije nga familja, si kukull e përdorur.
Nuk përjashtojmë dot as një farë qasjeje orientaliste, të një perëndimori ndaj dinamikës familjare të ndërlikuar në një familje si ajo e ish-mbretit.
Gjykimi im, për aq sa vlen: dokumenti është interesant në vetvete, por nuk provon asgjë.
“Dita” do të bënte mirë që ta shoqëronte botimin me një intervistë marrë ndonjë biografi të Zogut ose të familjes mbretërore. Përndryshe, ka rrezik që thashethemi të përfundojë në fakt historik të gdhendur në mermer.
*Nga blogu Peizazhe të Fjalës – http://xhaxhai.wordpress.com/2014/01/28/si-i-nderron-mbreti-grate/

Ne radhe te pare dua te ju falenderoj nga zemra QE postuat artikullin me informacionet e deklasifikuara te CIA-s per te ashtuquajturin mbreti i shqiperise zogollin!! Ne fakt ky shkrim thjesht sa fakton ate QE te gjithe shqiptaret e ndershem dinin QE ky tradhetar pervec se la shqiperine ne meshire te fatit, i morì DHE gjithe pasurine ktij populli!
Meqe nuk bashkohem me idene e heqjeve DHE perdhosjeve te statujave edhe pse te gabuara, une propozoj QE statuja e tradhetarit me te madh te te gjitha kohrave te kthehet ne banjo publike!
Jam shume dakort me Andin dhe desha te shtoj se FIGURA e zogut duhet te hiqet nga te gjitha vendet publike (statuja,libra etjera).Mbas shume faktesh qe kane dale mbas viteve 90 ai eshte jo me pak se nje tradhtar i KOMBIT.Vehhhmbiuuuu ben mire te ndroj kursin…..e shteti te MOS merret me zogun,MJAFT .
Mendoi se Shqiptaret kane nevoje per nji mbretri ,por jo LINDORE.Po shifet se kemi nevoje per nji te trete, ndermjetsues se per ndryshe veshtire qe do te pajtohemi ne mes veti.
Vetem nje budalla mund te mos arrije te kuptoje ate se cfare ka ndodhur ne ish-familjen mbreterore. Raporti eshe i qarte dhe shkruar me nje gjuhe profesionale, por cuditem me faktin sesi Ardian Vehbiu kerkon te manipuloje opinionin publik, pas daljes ne drite te ketyre dokumentave objekt te sherbimeve serkrete amerikane dhe jo VEHBIHISTE. Shqiptaret dine te gjykojne vete dhe nuk kane nevoje per spjegimin e askujt, kur e zeza eshte shkruar qarte mbi te bardhen. Pse kaq budalla, sipas ketij Ardianit, paska qene ky avokati amerikan, e per me teper agjent i CIA sa te mos lexonte qarte kete marredhenie, pambaresisht se si ngateron per justifikim si gjoja maredheniet shqiptare vella-moter??!… Hahahaaa sa me keta tipa enciklopediste…
me vjen shume keq per keto lloj botimesh.Me vjen keq edhe per gazeten dita qe boton te tilla gjoja lajme te ulta.Ka kohe qe profesjonalizmi i ka lene vendin rugaceve edhe ne kete gazete siduket nuk po shitet sa duhet.pPo te ishte per mua do ta idhja ne gjyq edhe shkruesin edhe gazeten , turp, turp , tre here turp
Juristi i CIA-se amerikane ishte per me teper mik i familjes se Zogut dhe nuk kishte asnje interes e detyre qe t’i deformonte gjerat apo mos ishte i qarte ne vleresimin e gjerave.Kjo tregon dicka plus por e le Zogun atie ku ishte me te gjitha veset e tij te poshtra,armiqesore ,kriminale,hajdute,tradhetare dhe me ne fund dhe incest se nga lindja erdhi.Pavaresishte zakonit te importuar,per te gjtha veprimet e mbrapshta te Zogut perfshi edhe kete te padegjuaren,duhet thene se Zogu ishte i lindur i tille dhe gjera te tilla te poshtra do prisje prej tij.Ta gezojne ata qe e duan me ne krye Sali Berishen.
Kush jeni ju zoti Ardian Vehbiu?! Mos je pasardhes i Enver Hoxhes ne postin e Sekretarit te Pare te KQ te PPSH-se qe po jep konkluzione e direktiva te Kominternit? O Ardian djali eshte dokument i CIA -s e jo krijimtari e deshtuar letrare e jotja dhe tani do te besh edhe Profesorin e Historise. Gazeta “Dita” mban pergjegjesi vetem nese dokumenti nuk eshte i CIA-s. Pergjegjesite e tjera kerkoja Arkivit Qendror te CIA-s qe e ke ne Amerike.
Avokati i permendur kurr nuk ka qene i njoftur dhe aspak i sukseseshem. Ai me teper ka shpresue te menagjon investimet e Zogut ne SHBA si ajo pasuria ne Long Island e tjerat eventuale. Kjo e incestit me moter…. si dhe shume tjerat ne ate dokument nuk perkasin me faktet.Askush nuk i mohon a avanturat dhe dashurickat e Zogut, ato dihen jane perfole dhe shkrue ne detaje.Dokumenti i CIAse nese vertet ehte autentik nuk reflekton aspak formen dhe natyren e dokmentve te tille nga kjo organizate. Jo qe gafet dhe qyfyret e CIAse te asaj periode dhe per shme protogoniste te asai periode kane qene shume here ne nivel anegdotash. Mjafton perjeka bizar per eliminimin e F.Kastros etj.
Mero Baze ka shkruar se edhe Sali Berisha,ka nje incest ne familje
Marin.Clidhje ka E.Hoxha,i cili e demaskoi dhe e luftoi Zogun, me A.Vehbiun qe behet avokat i Zogut.
Pershendetje Tomorr! Lidhjen e Ardianit me Enverin e shoh ne aspektin e diktatit intelektual qe perdor per t’u imponuar mendimet e tij personale nje populli te tere. A nuk ishte Enveri (i veteshpallur stalinist) qe te denonte me nenin 55 te Kushtetutes se vitit 1976: Agjitacion e Propagande kunder Pushtetit “Popullor” qe e identifikonte me veten e vet? Edhe Ardiani merr persiper qe te na kerkoje qe t’i shikojme dokumentet e de-klasifikuara te CIA me syzet e tij.
Sa per “demaskimin” dhe “luften” qe Enver Hoxha i ka bere Zogut nuk i kalon caqet e interesave per te ruajtur pushtetin e tij diktatorial te tipit stalinist 40 vjecar. Tomorr, meqenese te njoh shume mire dhe kam shume respekt per karakterin dhe moralin tend, po te them se eshte tjeter gje ideali socialist qe iu perkushtuam une e ti dhe tjeter gje praktika e shtetit diktatorial qe ngriti Enver Hoxha dhe qe u shkri si vesa e mengjesit nga trashegimtari i tij Ramiz Alia dhe tutorja Nexhmije Hoxha.
Z. Topore, kush e ka fajin per izolimin ekonomik te Shqiperise nga vendet e Demokracive Popullore dhe Republika Popullore e Kines, pa permendur vendet kapitaliste; Enveri apo une e ti qe i besuam verberisht dhe propaganduam vijen ekonomike te tij? Kush e ka fajin per acarimin e Luftes se Klasave dhe shtimin galopant te armiqve te Pushtetit Popullor me nenin famekeq, antinjerezor, antipopullor “55”, te “Agjitacionit e Propagandes”. Kush e ka fajin e nderimit te shtetit pronar i te gjitha pasurive tokesore e nentokesore, i te gjitha mjeteve te prodhimit dhe forcave prodhuese ne qytet e ne fshat; kooperatizimi i fshatrave malore dhge i tufezimit deri tek pulat e oborrit personal? Ne benim zbor per te mbrojtur Atdheun dhe pushtetin “Popullor” deri ne frymen e fundit, kur papritur “socializmi feudal” i pashallareve te kuq me Enver Hoxhen ne krye u shemb nga brenda nesh, si pasoje e gabimet fatale te tij ne te gjitha fushat e jetes.
Shok dhe mik i dashur, tjeter ishte endrra jone socialiste, tjeter shteti i Diktatrures se Enver Hoxhes, i kamufluar si “Diktatura e Proletariatit”.
socializmi osh tjeter gje, komunizma qe do me perhap Vebia me neomarksistet tjetr gjo….
komunizmi dhe marksismi ka deshtue… perfunimisht….
e vetmja munci osh social demokracia… si ajo amerikone…. qe Vebia nuk e ka qef…
Nji fjal e urt thot se te ngjashmit mbrone te ngjashmin.. kush e di, ene… Vebia…
Nqs ka njerez ndonjehere njerez ne nje kohe te caktuar qe te shkaktojne apo emetojne neveri, nje nga keto eshte dhe ky Vehbiu.Niveli i larte i eres keqe ndihet kur keto “din shume” marrin pozat e nje profesori kur dalin ceshtje shume akute si kjo e incestit te te ashtuquajturit mbret.
Personalisht nuk ndihem mire kur nje drejtues shteti i mire apo i keq zihet ne goje per gjera kaq te shemtuara ne kufinjte e kafsherise..
Ne kete histori nje lloj “incesti” eshte dhe roli i trefishte qe ka patur Edgar.Church si mik shtepie,si avokat i paguar por dhe si spiun.
Mendoj se ne nje situate te tille ku shteti shqiptar eshte pothuajse inegzistent te hedhesh te tilla “bomba molotov” ne media kur kriminelit Sali Berisha ne vend qe ti vihen prangat po organizon nje fushate terrori duket skenar i pregatitur per cvendosje goditje.
Ndoshta brezat qe vine do te kene fatin te lexojne ndonje “incest” te Lul Bashes ne informacjonet qe do kete derguar arvizu te veteve dhe do te gjejne fjalekryqin e yllit ne ngjitje.
Sidoqofte kur te hapen dosjet pas 30 vjetesh tipa te tille si ky Assdian Vehbiu do te jene bere rrace e zhdukur qe mezi presin lajme te tilla te lumtur per gjahun e tyre qe te nxjerrin fytyren si ndonje Uriah Heep
Thanks for nothing Assdian !
Mor Zoti Vehbiu! E ke pasur dhe babane psikoanalist, dhe nuk arrin te kuptosh se keto gjera( incestet) kane ndodhur dhe do te ndodhin ne gjirin e shoqerise njerezore. Por ti ne kete rast po shkruan me mentalitetin se keto gjera nuk ndodhin ne Shqiperi. A e ke harruar tregimin e Migjenit qe pershkruante terheqjen seksuale midis kushurinjve te pare. A po! Keto inceste nuk ndodhin ne Shqiperi se motrat e vellezerit jane afer me njeri tjetrin. Po pse nuk akuzohet ai per te gjithe motrat por vec per njeren. Ai qe e akuzon ka degjuar pershperitjet brenda familjes nuk e ka shpikur kete “thashethem”. Kjo mbrojtje qe ti i ben Zogut ne kete rast bie pak si e dyshimte nga ana psikollogjike. Si do ta shpjegonte yt ate kete si profesionit ne fushen e psikoanalizes “lajthitjen tende? Per nje gje jam dakot une me ty. Me ngjyrimin qe i eshte dhene ketij “incidenti” te Degjeneruarit Zog: qe i eshte dhene nuance se malesoret keshtu jane , dhe se kjo eshte dicka e zakoneshme ne boten mylimane. Po ta kishe kapur te tille problemin dhe t’i kunderviheshe ketyre opinioneve absurde, do te kishe qene me i sukseshem ne qellimin tend, por pasi ben ate t’i kundershton akuzen qe behet ne ate raport te CIA ne menyre absurde sikur t’i ke qene ne rrethin e ngushte te zogut.
Kush lexon statistikat te nxjerra nga psikoanaliste, incesti ka ndodhur qe nga kohet e lashta dhe eshte present edhe sot ne shoqerine njerezore kudo ne botë. Kafshe ka kudo, ne te tera nivelet e shoqerise, qe nga ato me te lsofistikuarat dhe te edukuara, ashtu si edhe ne ato me te ultat. Dhe nje njeri si Zogu, qe njihet si i cfrenuar me femrat, nuk ka ndonje cudi qe te kete pasue incest me te motren, gje qe mund te presupozohet se mund të kete filluar qe ne adoleshencen e tij dhe ka vazhduar gjate gjithe jetes. Ketu mund te jape dhe nje mendim me shkencor per ta shpjeguar kete lloj marredhenie me te dhena nga psikoanaliza Z. Adem Harxhi. Por megjitheate, po e theksoj edhe njehere, mbrojtja juaja se shqipetaret jane afer me motrat dhe kjo mund te jete keqinterpretuar, nuk pi uje, eshte mbrojteje teper e dobet, dhe nuk kuptohet ku e ka zanafillen psikollogjikisht. Personi ne fjale thjesht ka raportuar thashethemet ne familje , nuk ka sajuar dhe keqkuptuar asgje nga afersia vella moter.
Per ta perforcuar cka shkruajta me siper po te postoj pjese nga raporti:
My influence with Zog is through Geraldine and his gratitude to
my late mother-in-law./Zog can be handled but the current stumbling
block is his sister Zenida, a moronic woman but one who has a tremendous
influence over him and with wham he is having an incestuous affair.
Geraldine knows about this, but loves Zog deeply and laughs the situation
off. In fact she showed me Zenida’s room adjoining that of Zog,
pointing out that her own quarters were in another part of the palace.
5. At the present time Zenida and Zog’s three other sisters are
away from Alexandria and Geraldine is very happy, having written in a
letter that “finally, for once I have my beloved king to myself”.
Ti di anglisht, pra lexoje me kujdes dhe mos shkruaj brockulla.
o gdhe, nuk merren psikoanalistet me studimin e historise, te dokumenteve, apo te shoqerive. merren historianet, sociologet etj. njerez qe kan bere shkoll…
psikanalistet jane tip shamanesh, magjistare lagjesh qe kerkojne lek duke mashtue njerzin.
psikoanalisti eshte si nje fizioterapist… njefare sherbetori… nje “profesion” per njerz qe nuk kan arrit te bejne gje ne jet…
Komentues qofshi ju qe jeni.Ne naka marre m.ti shalet ju meri me nje teme qe askush ska interes ne kete situat te rende qe eshte vendi.Per mua shtrohet pyetja ka klase intelektuale qe ti vere shpatullat vendit dhe ta nxjerre nga sketerra ku eshte zhyt vendi? Per temen refuzoi te flas .per mua Islam,katolike ,ortodoks jane terma boshe.Te ngatrroshe me qellim dashurine vlla moter vetem per propogande nisur nga drklaratat e nje spiuni kjo seshte normale.Sa per kujtese CIA nuk eshte matematike apo kriter I se vertetes prandaj me kujdes nga goja.Kete mendim kam une ju interpretojeni si te doni.
Ky Vebiu (Alimuça) me kete shkrim tregon jo vetem qe ka problem psiqik e natyrisht ska se si te ndihet shqipetar apo ta njohe realitetin e ketij vendi e ketij populli pas 22 vjet shperberje.ìRilindja’ vjen nga informacioni,ky informacion i mungon popullit,e meremi me sifilizin e zogollit ,me putanen Gelardine e me vizitat e Sali Neronit ne maternitetin ku pjellin grate e Bathores nen bekimin e ‘nenes mbretereshe’.Ngrihu MIGJEN nga varri!
nuk e kuptojne k.qet, se njelloj si dje me Berishen sot po u ofrohet kashte per tu ripertypur dhe per te pellitur neper fushate t komenteve…
Vehbiu, si mik i Ed Rames thjeshte sa i con keto pellitjet e ktyre trushplareve nje ton (note) me larte…
per fati tone te keq(ne shqipetaret) nuk kemi patur kurre nje histori,te shkruar siq duhet te jete historia,REALE,dhe shembujt jane te shumte,duke filluar nga zogu qe u veteshpalle mbret,tek enveri qe po ashtu u veteshPALL mbret sipas tij ai dhe familja e tij i kane bere te gjitha ne shqiperi,ka ngrit flamurin krijuar partine qe na la erresire per 50 vjet,tek ne servilet dhe spiunet jane me te shumte se ne ferr,qe e kane shtremberuar historine ne maximum,nese eshte e vertete ajo qe thuhet per zogun,ai ishte gjithqka e keqe perveqse shqipetare,e gjithsesi ishte vegel e intereseva te huaja
Komentues qofshi ju qe jeni.Ne naka marre muti shalet ju meri me nje teme qe askush ska interes ne kete situat te rende qe eshte vendi.Per mua shtrohet pyetja ka klase intelektuale qe ti vere shpatullat vendit dhe ta nxjerre nga sketerra ku eshte zhyt vendi? Per temen refuzoi te flas .per mua Islam,katolike ,ortodoks jane terma boshe.Te ngatrroshe me qellim dashurine vlla moter vetem per propogande nisur nga drklaratat e nje spiuni kjo seshte normale.Sa per kujtese CIA nuk eshte matematike apo kriter I se vertetes prandaj me kujdes nga goja.Kete mendim kam une ju interpretojeni si te doni.
Sipas bibles, inçesti eshte fillimi i jetes se njerezimit. Pas Adamit dhe Eves?????
Kjo deshmion se hartuesit e ketij teksti qe nuk eshte gje tjeter veçse nje roman fiksion, por edhe ato qe predikon kurani te cilat kane ne qender te tyre inçestin flet edhe nje here per primitivitetin jo vetem te shoqerise njerezore ne ate kohe e sot por edhe per faktin se hartuesit e ketyre teksteve dhe ideologjive ishin dhe kishin formim thjesht barbar e arkaik.
A mund qe tu besosh sot ketyre sharlataneve dhe sharlatizmave?
Inçesti eshte nje sjellje dhe dukuri shoqerore pa moral.
Ahmut Zogu ka 50 vjet qe ka ngordhur. Te merresh me te eshte gomarllek i hatashem. Incesti nuk eshte vetem shqiptar, ka ndodhur qe ne hapat e para te njerezimit dhe vazhdon te ndodhe kudo ne njerzimin edhe te sotem. Lereni Zogjin se nuk ben dot keq, po shifni Zogjt e sotem qe nuk len gje pa bere. Keto Zogjt e sotem po na qesin fare e jo zogji qe ka ngordhur qe prej 1/2 shekulli.
Nji hoxhe ne kosove predikon gjematit se incesti eshte i lejuar me kuran. Dhe kete kulture po tentojne te na fusin ne shkoiia keta hoxhallar.
Qenan, zjarrin e ndezi Sali Berisha qe i beri leket e taksave te popullit rrush e kumbulla per te sjelle eshtrat e nje aventurieri imoral, hajduti e tradhtari te atdheut e populiit te tij ne Mauzoleumin e sapongritur dhe i ngriti dy shtatore ne mes te Tiranes e qytetit tew Burrelit. Sa per dijeni, nese shteti i sotem porosit t’i behen ADN e eshtrave te Zogut dhe te Lekes, do te dale se ata nuk jane babe e bir, pasi Zogu ishte steril pas nje semundje seksuale te marre kur ishte nxenes ne Stamboll. Pra, ky kopili qe ha buke ne Presidence dhe po merr pronat e shtetit shqiptar ka ne dejet e tij gjak te perzier hungaro-italian.
Marin ,po shoh qe keni nderrmarre nje aksion vullnetar
ne kte pamfletin e CIA apo te kupoles se Dites .Jeni injorant ,por kjo ju ben dhe idiot sepse nuk ke asnje deshire te mesosh dicka .Megjithate sa per informacion ,shko thuaj E DRAMES te pyesi gjyshen sa steril ka qene Ahmet Zogu ,thuaj te bej DNA ,se nuk i dihet cfare del . ..sepse gjyshen e ka pasur te bukur …dhe dobesia e Zogut per grate e bukura dihej .Megjithate ,thashethemet me qellim baltosjen e kujtdo behen per arsyen se “une jam qelbesire po te bej dhe ty qelbesire dhe keshtu asnje nuk thote qe nuk jemi qelbesira .
Po te shkruaj nje aspekt fare te vogel te ksaj figure historike qe sigurisht ka pasur te meta ,por jo kto ndyresilleqe qe manipulojne mendjet tuaja idiote .Lexo mire ,cfare bente ne moshen 17 …ateher kur ti nuk dije te fshije as qurrat …ah ,kto nuk i shkruaj une …i shkruan historia .Sa per pronat e Lekes …prit se nuk ke pare ende asgje !
” Ahmet Zogu qe ne moshen 16 – 17 vjec, perfaqesoi krahinen e Matit ne shpalljen e pavarsise se Shqiperise. Ismail Qemali i mahnitur nga mendjemprehtesia e ketij djali i kerkoi te ishte pjese e administrates se tij , te sapoformuar. Ndersa Zogu rrefuzoi, sepse e ndiente veten me te dobishem per vendin te shkonte dhe te komandonte mbi 2500 trupa ne lufte kunder Malit te zi. Vetem ne moshen 24 vjec ai ka qene nje nga ministrat e Brendshem me te suksesshem qe ka pase Shqiperia dhe i dha fund renieve te njepasnjeshme te qeverive shqiptare, gjate luftrave te brendshme qe ata kishin per pushtet.”
Bravo Vehbiu !
GAZETA DITA e ka vjedhur kete shkrim duke e ribotuar ketu pa te drejten e autorit. Nuk mjafton qe te veni linkun ne fund te shkrimit e kam frike se as marrja e lejes nga autori nuk mjafton. Mesoni te paguani per punen e tjetrit! Nese u ka pelqyer ky shkrim atehere tregohuni te gatcem te paguani per te ashtu sic shpresoj keni miresine te paguani stafin tuaj.
Vebiu kerkon lek????????????????????
Apo osht ndonje nga dishepujt vet?
Mire gomari qe ka ngordhur, por leni rehat mizat …
Ne arkivat e shtetit shqiptar ka nje seri te pa fund dokumentas per Ahmet Zogun. Aty ka te dhena te shumta te personave qe rrinin prane Zogut qe e perfolin inçestin pikerisht me motren Sanie. Pastaj ky “avokati” ka qene njeri me personalitet dhe me pergjegjesi ne agjensite informative amerikane dhe nuk ka pasur asnje arsye te genjente. Sido qe per ne shqiptaret nje akt i tille eshte i pa praneshem, ka arsye te forta qe te jete ashhtu si e pershkruan avokati amerikan. Sidoqofte mund te pyetet edhe z. Hasan Liçi.
Krimi ne kater âne te vendit,keqperdorimet kemb e kryq kudo,fukarraleku po ashtu,shteti i dorezuar para cdo putane,…edhe kryetema e informacionit te dites’marredhenjet sexuale te Zogut si pas ne spiuni!
Rrnofshit per nivelin tuaj ,ne idiotesite tuaj.ka keni ne true,ka meritoni!