Përplasja te “5 Maji”, Rama: Nuk është dhunë, i dolën përpara shtetit me forcë

J L

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme reagoi për herë të parë pas tensioneve dhe përplasjeve mes një grupi banorësh dhe punonjësve të IMT-së dje në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku u shembën disa banesa për t’i hapur rrugë projektit të ri.

Kreu i qeverisë u shpreh se asnjë nuk do të hidhet në rrugë dhe se banorët që protestonin i kishin shtëpitë pa leje.

Ai theksoi se askush nuk mund t’i dalë shtetit përpara për të ndalur me forcë.

“Të gjithë banorët kanë mundësi të përfitojnë të drejtat që u takojnë. Asnjë banor nuk hidhet në rrugë, por zhvillimi i këtij vendi nuk merret peng nga askush. Nuk është dhunë, por ushtrimi i forcës së ligjit për ata që i dalin përpara shtetit me forcë”, tha ai.

Pyetjes së gazetarëve se përse nuk i pyetën banorët e prekur nga projekti i ri, Kryeministri tha se janë dëgjuar, por shtoi se nëse do të dëgjoheshin të gjithë nuk do të mund të merrej asnjë vendim.

“Është dëgjuar me dhjetëra herë sa për dijeni dhe ajo që duhet t’u interesojë juve është të verifikoni nëse janë hedhur në rrugë të madhe, apo secili me një mundësi tjetër sikur i takon. Këtë duhet të verifikoni ju dhe është kjo e dyta.

Ne do të rindërtojmë të gjitha apartamentet për të pastrehët do të bëjmë një program strehimi më të madh, por askush nuk mund t’i imponohet një komuniteti apo shtetit për të mbajtur atë që nuk i takon.

Bëhet fjalë për ndërtime të paligjshme dhe atyre u është ofruar kompensim. Cfarë mund të bëjmë më shumë se kaq ne? Në demokraci të gjithë e kanë të drejtën për t’u dëgjuar, por nëse dëgjohen të gjithë nuk marrim kurrë asnjë vendim”, tha ai.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Me qene se ti i droguar bashke me Lali Eren mbaruat pune e nuk ke me vend per ndertim brenda Unazes se Vogel” i jeni versulur periferise se saj.
    Perse e ke mendjen vetem tek betoni ore i semure dhe i droguar, perse nuk nderton parqe qe te shtohen mushkrite e Tiranes po i vdes njerezit nga dyoksiti i karbonit, do ti lash gjak per se gjalli me gjithe ate plehren nga Kucova.
    E ke bere Tiranen te pabanueshme, vete je ngujuar ne Surrel, larg trafikut, zhurmave dhe pluhurit, te rroje vetem Jaho te tjeret qe q. t’emen.

  • Shko more hajvan XXXL , thyej qafen , zagar i ndyre , po do te kaloje unaza e madhe e Tiranes , more idiot , si te beje qeveria , te mos ndertoje rruge ? Ata bastarde , le qe jane te gjithe abuzive , po shteti po i demshperblen me aq siperfaqe sa kane zaptuar dhe duhet te lirojne vendin , sepse kalon rruga , sic ndodh ne cdo vend te botes . Ku e shikon shkeljen ti idiot shqupist , qe nuk le njeri pa share ?

  • Nga Ata pamje è filmime qe shikoje e degjojme vihet re se:qe te gjithe Jane malok nga veriu, toke e xeme. Kush è ka me leje te kompensohet te tjeret te marrin ate qe kane kerkuar. Malli I vjedhur kur nuk gezohet. Jepi pallosh ec prepara Mos pyet per milinganat qe dalin per dite, bej ate qe ke ne mendje e ne projekt se vetem keshtu rikuperojme kohen e humbur. Edhe Ata qe kundershtojne sot neser do te kenaqen me Ata qe do behen. Degjojme ne portale se cfare bene Edi per termetin, asgje thone kurse une them o ju te shkedhyer te portaleve dilni nga zyrat dhe shkon I pyesni familje qe u futen ne keto shtepi pas termetit, Jane te kenaqur apo jo, pastaj llomotsni pa fund. Shani Erdoganin myslyman, turkoman, sulltan etjera e tjera por harro I qe strehoi 520 familje e jo Pak. Ashtu si ai te na ndihmonin dhe te tjeret ne Evropen kurve osé dhe amerika.

    • Per ty Aty . Mos shaj as Evropen dhe as boten . Funksionaret e l’arte te Evropes organizuan mbledhjen ne Bruksel , ku ne prezence te Rames , u dhuruan mbi nje miliard euro . Shiko listen e
      dhuruesve , ka vende si Italia , qe kane dhuruar me shume se Turqia
      Italia 54 milione , Turqia 45 . E megjithate , nuk pame ndonje qeveritar italian , as te mburrej , e as te inauguronte ndonje kishe , sic beri Erdogani .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *