“Vetëm nëse regjistrohen si…”, juristi shpjegon a mund të marrin pjesë berishistët në zgjedhjet e 6 marsit: “Ligjërisht KQZ-ja nuk mundet t’i njoh si PD”

redaktor

 

Juristi Sokol Hazizaj, në një bisedë  në “Radari Informativ ABC” ka treguar sesi mund të veprojë ligjërisht grupi i Sali Berishës për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Sipas Hazizajt, e vetmja mënyrë që nga ky grupim të ketë kandidatë është nëse ata do të regjistrohen si kandidatë të një subjekti tjetër politik, pra në këtë rast të aleatëve të PD ndoshta.

“PS, PD apo çdo subjekt tjetër politik është i lidhur me vendimin e gjykatës, subjekte të regjistruara në KQZ janë ata që vijnë pas regjistrimit të Gjykatës. Ky lloj formati, regjistrimi, organi, përfaqësimi e bën të pamundur konkurrimin e çdo dëshire apo vullneti tjetër, që është i palegjitimuar në gjykatën e rrethit gjyqësor,” shpjegon Hazizaj.

KQZ i drejtohet PD, kryetarit të saj dhe forumeve të kësaj partie të regjistruar në gjykatë për pjesëmarrje në zgjedhjet e pjesshme, dhe anëtarë të grupimit të Berishës mund të regjistrohen si kandidatë të një subjekti tjetër politik që ka qenë e gatshme për zgjedhje në Vendoret e vitit 2019.

“Nuk e kam të qartë sesi do të kandiojnë. Nëse ata kandidatët e forumit të PD të rithemeluar do të kandidojnë në siglën e një partie politike, të cilës presidenti i ka bërë thirrje në dekretin e tij për zgjedhjet e pjesshme, konkurrojnë në siglën e një subjekti tjetër politik.”

Po ashtu, duke u kthyer tek zgjedhjet e vitit 2019, juristi thotë se si nga pikëpamja ligjore, ashtu edhe nga ajo morale, ato nuk sollën asnjë produkt referuar Kodit Zgjedhor.

“Pra, përpos 6 bashkive, edhe produkti i ardhur nga 30 qershori është jo elektoral, jo ligjor pse jo edhe jo kushtetues.

 

Share This Article
5 Comments
  • Avokat po flet si militant i LSI.Pse nuk ishte ligjor 30 qershori?Pati dekret per 30 qershorin.Pse ishte jo kushtetues?U zhvilluan sipas ligjit zgjedhor nga KQZ.Neser mund te dali PS me aleatet e saj e te mos duan zgjedhje .Si do veprohet?Si konstitucialist a ka tager presidenti te cdekretoj zgjedhjet?

    • Ja ta them une o vlora1:Nga 3,536,016 votues ne zgjedhjet vendore 2019 kane votuar 811,727 persona, pra 22,96 % ne shkalle Republike.Ka patur bashki ku pjesmarrja ne votime ka qene 10.33 %. Si mundet te ndodhe kjo?

    • e rëndësishme është të zbatohet ligji,pa po deshën le të kandidojnë dhe me siglën e dashit,apo të nard nokës!!
      do apo nuk do berisha??
      sigla PD është në dorë të beqirit që ai e mbjeti në gji gjithë kohën!!
      ky hajvan nuk e ka kuptuar akoma se ka cofur,akoma kujton se ka mundësi të bëjë atë që do!!
      tipiku i idiotit,sociopatit që në gjuhën politike quhen,jo vetëm,diktatorë,por dhe të çmëndur!!

  • Keto zgjedhje per 6 kryetare partije per opiziten,qe e ka dhuruar pushtetin lokal kundershtarit,nuk kane asnje vlere praktike.Sa do i zoti te jete kryetari bashkiak i opozites,nuk e le pozita te bej hajer,me keshillat bashkiake te dhuruara nga Lulzim Badha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *