Zgjedhjet në 6 bashki, KLGJ hedh shortin për plotësimin e një vendi vakant në Kolegjin Zgjedhor

Amelda Amelda

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet në orën  11.00 për hedhjen e shortit për plotësimin e një vendi vakant në Kolegjin Zgjedhor, ditën e nesërme.

Kolegji Zgjedhor përbëhet nga 8 anëtarë, por në të u krijua një vakancë me largimin e Asim Vokshit, i cili u bë gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit, që do të zhvillohen më 6 mars, ka lindur nevoja e plotësimit të Kolegjit Zgjedhor, që do të vlerësojë procesion zgjedhor dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me këto zgjedhje.

Aktualisht anëtarë të Kolegjit Zgjedhor janë Sokol Ibi, Emona Muçi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka (Xhili), Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Edlira Petri.

a.m/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *