Termometri shkon në minus 10 gradë, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme. Kur pritet kulmi i temperaturave të ulta

Amelda Amelda

 

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të paqëndrueshme por të ftohta që kanë përfshirë europën jugore do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë.

Për pasojë: vranësirat e dendura mbeten në zonat jugor-Juglindore dhe verilindore duke gjeneruar reshje dëbore.

Vetëm orët e vona të pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike dhe intervale me kthjellime në vend por ngricat dhe temperaturat e ulta do vijojnë të jenë problematike.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –10°C deri në 9°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Siç është raportuar më herët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius.

Këto temperatura të ulëta do të godasin kryesisht zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius.

Afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Ministria e Arsimit bëri me dije se do të mbyllen shkollat në të gjithë vendin për 3 ditë, nga data 24 deri më 26 janar.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *