Sektori i ndërtimit në Shqipëri, me peshën më të madhe në ekonomi në raport me gjithë Europën

Amelda Amelda

Si në asnjë vend tjetër të Europës, në Shqipëri vetëm ndërtohet pa fund. Ndërtimi, vit pas vit, po shndërrohet në një sektor me peshë në ekonominë vendase.

Një pjesë e konsiderueshme e fondeve të lira në ekonomi po orientohen në këtë sektor kryesisht në banesa rezidenciale në Tiranë dhe hotele në bregdet.

Këto zhvillime e kanë bërë Shqipërinë me peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në raport me gjithë Europën, sipas të dhënave që Eurostat ka publikuar për peshën sipas sektorëve në vlerën e shtuar bruto. Sipas Eurostat, ndërtimi zuri në vitin 2020 rreth 10.4% të ekonomisë, gati dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 5.6%.

Rendja pas ndërtimit duket se është një dukuri tipike shqiptare. Pas Shqipërisë, Kosova ishte e dyta më peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi me rreth 9.3% të totalit. Në vend të tretë është Islanda (7.8%), e ndjekur nga Finlanda (7.5%) dhe Lituania (7.3%). Nga vendet e tjera të rajonit, nivel të lartë ka dhe Mali i Zi, me 7.3% të totalit të ekonomisë. Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, kjo peshë është 6.5%.

Në vendet fqinjë si Greqia dhe Italia, që e kanë të mbështetur ekonominë në turizëm, ndërtimi zë peshën shumë të ulët, përkatësisht 1.9% (më e ulëta në Europë) dhe 4.4% ( e treta më e ulëta në Europë).

Të dhënat e Eurostat tregojnë se edhe në vitin 2020, kur ekonomia u zhyt në krizë nga pandemia, ndërtimi në Shqipëri vijoi me ritme të larta. Pesha e këtij sektori në vlerën e shtuar bruto u rrit me 0.6 pikë përqindje, zgjerimi më i lartë në Europë, së bashku me Rumaninë.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë vrulli i ndërtimeve në vend, sidomos në kryeqytet, pritet që të vazhdojë të paktën dhe në një të ardhme afatmesme, si rrjedhojë e lejeve të shumta të ndërtimit që po vijojnë të jepen.

Sipas të dhënave të INSTAT, për 9-mujorin 2021, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë ishte 1.25 milionë m2, me një rritje prej 65% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Sipërfaqja e lejeve të dhëna në janar-shtator 2021 po i i afrohet rekordit më të lartë të më shumë se një dekade, që u arrit në 2019-n, duke qenë vetëm 4.5% më e ulët.

Në tremujorin e tretë 2021, sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet ishte 435 mijë metra katrorë, rekordi i këtij viti dhe më e larta që nga tremujori i tretë 2019.

Sipas INSTAT, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në Tiranë për 9-mujorin është 43.6 miliardë lekë, ose 355 milionë euro.

Ekspertët kanë pohuar shpesh se vrulli i ndërtimeve nuk justifikohet me të ardhurat reale të ekonomisë dhe po financohet në një pjesë nga burimet informal. Për më tepër që rendja drejt ndërtimit në afatin e mesëm e të gjatë nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar ekonomisë./ Monitor

a.m/dita

Share This Article
6 Comments
  • Jo jo,Kolumbia nuk ka qene asnjehere narkoshtet, Shqiperia e rilindjes mafioze po.Miliarda euro te investuara ne ndertim dhe askush nuk heton,megjithese ka pasur investigime dhe denoncime nga disa gazetare teguximshem.Nese drejtesia nuk ka fuqi te hetoje atehere eshte e kapur nga politika,nga drogaxhiu Rama pra eshte narkoshtet.Fikja e radareve,sekuestrimi droges para se te perfundoje te gangsterat, mosarrestimi i kokave te droges implikon shtetin shqiptare dhe kryetarin e mafies Edvin Rama.

    • Kur nuk merr vesh nga ekonomia dhe marketingo, me mire komento Big Brother.
      Eshte tregu qe i kerkon keto ndertesa.
      Ndertimi do quhej jo efficient, nqse keto ndertesa nuk do kene bleres.
      Por ju e shikoni qe ato prenotohen qe ne themele.

  • Pushtet mafioz ne cdo nivel…..tendera pa gare, shpronesime me ligj antikushtetues, taksapaguesi paguan tenderat e strehimit te te pastreheve te termetit, por ne kombinat edhe ata me banese te prishur nuk po marrin gje nese kane prone tjeter. Ne finale fiton mafia e trojeve me kryetar erjon veline……..ndersa shumica e miletit rrine neper kafenera dhe presin ti bien bolet dashit.

  • Ndertimi ben pjese ne planin tone antishqiptar! Me kete plan ne zhdukim njeriun, pra edhe shqiptarin me pare, zhdukim protestat, e zvoglojme njeriun nen peshen dhe lartesine e ndertesave, pra e bejme ate te ndjehet sa nje krimb, keshtu edhe e degradojme ate, gjithashtu e bllokojme territorin me ndertesa kot me se koti, ku 3/4 e banesave dhe zyrave ne ‘to mbeten bosh dhe thuajse te pashfrytezuara, keshtu ulim cmimet e tyre, keshtu nuk lejojme investime per fabrika dhe sektore prodhues asortimentesh, permes betonit te tyre i semurim njerezit me kancer, dhe se fundi, kur te heqim investimet ne ndertim, apo nuk do te kete me vend per investime ndertimi, ky vend dhe shtet, dhe kjo shoqeri, do te gjinden ne nje kollaps te papare, sa do detyrohen 1) ose ta lene kete vend, ose 2) te pranojne planet e luftrave dhe shkaterrimit.

    • Mendime shume pesimiste.

      Ne sektorin e ndertimit ne konkurojme me njeri tjetrin dhe hecim perpara, kualifikohemi, mesojme metodat me te avancuara, plotesojme demtimet e pesuara nga shenzimet per bunkeret dhe ndertimi i fabrikave qe dilnim me humbje.

      Ky sektor ben qe Shqiptaret ti investojne paret ne Shqiperi ne nje sektor kryesor dhe qe po e ben Shqiperine ne nje vend interesant per turistet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *