Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë Majlinda Angonin për kryetare të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020.
Burime nga PS bënë me dije se Rama ka zgjedhur pikërisht Angonin për garën në një bashki si Shkodra, ku kanë drejtuar gjithmonë demokratët.
Kryesia e PS Shkodër do diskutojë sot për kandidatin në zgjedhje.
Shkodra është një nga bashkitë ku do zhvillohen zgjedhje më 6 mars.
Më herët ka dalë dhe emri i Emirjana Sakos si kandidate e PS për Bashkinë e Durrësit.
j.l./ dita

Prefektja propozohet per Krybashkijake. KULMI.
Në Shkodër PS duhet të kandidonte Ditmir Bushatin ose të ngjashem me të!Humbi rastin me te mire me Valtrin Pjetrin dhe prapë po humbet me këtë “Angonatken”!?