Specialisti i Policisë Rrugore: Trafiku në Tiranë është reduktuar me 40%

Amelda Amelda

Trafiku në Tiranë është reduktuar me 40%, pas ndalimit të betonierëve dhe kamionëve gjatë orëve të ditës. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania specialisti i menaxhimit të trafikut urban në Policinë Rrugore, Gerhard Baka.

“Ka një përmirësim edhe në ndotjen e mjedisit, pasi mjetet e tonazhit të rëndë çlirojnë më shumë dioksid karboni sesa veturat”, tha z. Baka.

Ndërsa Shef i Sektorit të Qarkullimit në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj deklaroi se situata e trafikut në Tiranë tani është më e lehtësuar në krahasim me muajin dhjetor apo nëntor.

“Këto autorizime janë dhënë për firmat e ndërtimit, të cilat kanë leje për të ndërtuar në qytetin e Tiranës dhe për të gjithë betonierët apo kamioni që operojnë në këto ndërtime”, u shpreh ai, teksa sqaroi vendimin e fundit të Bashkisë Tiranë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *