‘Stealth Omicron’, a duhet të shqetësohemi sërish?

Amelda Amelda

Qeveritë në të gjithë Evropën kanë shprehur synimet e tyre për të lehtësuar kufizimet në lidhje me COVID-19, por mundësia e një vale tjetër të virusit po ngjall shqetësim.

Nënvarianti i Omicron BA.2, i cili po emërtohet me emrin “Stealth Omicron”, duket se po përhapet në disa pjesë të botës, duke përfshirë Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Pse është quajtur “Stealth Omicron”?

Duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën po përhapet në krahasim me nënvariantet e tjera të Omicron, ky variant po ngjall frikë tek shkencëtarët.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore së Mbretërisë së Bashkuar e përcaktoi ditën e sotme BA.2 si një variant nën hetim, ndërsa theksoi se do të bëhen analiza të mëtejshme.

Dr.Meera Chand, Drejtoresha e Incidentit e UKHSA tha “Është natyra e viruseve që evoluojnë dhe ndryshojnë, kështu që duhet të pritet të shohim variante të reja të shfaqen ndërsa pandemia vazhdon.

Deri tani janë janë identifikuar 53 raste të nënvariantit BA.2 të Omicron në Mbretërinë e Bashkuar.

Omicron, i cili gjithashtu quhet B.1.1.529, ka tre nënvariante kryesore, BA.1, BA.2 dhe BA.3, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Deri më tani, ka qenë BA.1 që ka dominuar sipas OBSH që ka vlerësuar se përbën pjesën më të madhe të të gjitha rasteve të Omicron.

Megjithatë, në disa vende, BA.2 ka filluar të përhapet më shpejt.

Në Danimarkë, tani përbën pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve të Omicron. Vende të tjera si MB, Norvegjia dhe Suedia po përjetojnë gjithashtu një rritje të rasteve BA.2, edhe pse jo në të njëjtën masë.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Shpresojn se do ta botoni ne dobine tuaj dhe te popullit shqiptar. Ish shefi i semundjeve respiratore tek Pfizer Mike Yeadon dhe shkencetari Craig Paardekooper dhe te tjere kane studiuar te dhenat ne websitin VAERS (vaccine adverse events reporting system) ku raportohen efekteet e demshme te vaksinave nga 700,000 perosna (der tani). Ata kane gjetur qe kompanite e vaksinave kane shperndare batch-ce (ose lote me shishe me numra) te caktuara ne shtetet qe jane republikane me toksicitet te larte dhe ne shtetet demokrate lote (batch-e) pa toksicitet ose toksicitet te ulet. Te dhenat e raportuara ne kete website tregojne se nga 700,000 persona qe kane perjetesuar dhe raportuar efekte negative (ose familjaret kane raportuar vdekjet) me shume ne shtetet qe kane votuar per republikanet. Po ashtu nje tjeter gjetje interesante eshte se vetem 0.5% e te gjithe shisheve te shperndara jane shume toksike qe kane rezultuar ne shtrim ne spital, disabilitet, dhe vdekje disa dite ose jave pas injektimit. Disa prej shisheve jane te pademshme dhe nuk shkaktojne efekte negative dhe jane placibos (dmth uje me kripe). Gjetjet tregojne se te tre kompanite Pfizer, Moderna dhe Janssen kane qene duke monitoruar dhe studiuar batch-et ose llojet e ndryshme te shisheve qe kane shperndare. Ndersa nje vaksine shperndan lote vdekje-prurese te tjerat shperndajne lote te pademshme. Lote vdekje-prurese ndiqen nga lote pa efekte negative. Vetem disa prej shisheve te vaksinave permbajne date skadimi (ato qe jane shume toksike) te tjerat, uje me kriper, sigurishtv qe nuk skadojne. Kjo ka bere qe qeveria te shperndaje lote toksike ne popullata te caktuara ne shtete me popullsi qe kane votuar per republikanet. Disa shtet kane raportuar 11-fish me lart vdekje se shtetet e tjera. Mesatarisht shtetet me republikane kane pesuar dyfish me shume vdekje nga ato me demokrate. Kjo tregon qe po vriten njerez qe kane votuar kunder rendit te ri te globalisteve. Per me shume ja ku eshte websiti i njohur i infowars: https://www.infowars.com/posts/evidence-that-us-government-targeted-red-states-with-deadly-batches-of-vaccine/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *