Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Si është PD sot, do të jetë Shqipëria nesër. dhe…e di se Shqipëria nesër do të jetë e fortë dhe e bukur… Lulzim Basha
Thënia e mësipërme e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë mund të interpretohet në disa mënyra: E para, si dëshirë e tij që Shqipëria e nesërme të jetë shembëlltyrë e PD-së së sotme; e dyta, që ai beson se partia që ai drejton është ashtu si iu nevojitet shqiptarëve opozita politike dhe, e treta, thjesht si pohim se vendi do të ketë nesër, nën qeverisjen e opozitës aktuale, fytyrën që shfaq kjo opozitë sot.
Në rastin e parë, deklarimi i mësipërm do të ishte i turpshëm, domethënës dhe i dëmshëm. Në të dytin, pohimi do të ishte i gënjeshtërt dhe, në të tretin, plotësisht i vërtetë.
Që Shqipëria, ashtu si çdo vend tjetër, ka nevojë për rotacion politik, kjo as që diskutohet. Qeverisja aktuale as nuk është ajo që dëshirojnë shumica e shqiptarëve dhe as nuk është më e mira që shqiptarët mund të ndërtojnë.
Korrupsioni është lemerisës, paaftësia e shumë dikastereve qendrore është e dukshme, apatia e mjaft zyrtarëve qendror dhe lokalë po shton çdo ditë dëshpërimin dhe pakënaqësitë e banorëve të këtij vendi, efektiviteti i të quajturës “Reformë në Drejtësi” është tepër larg pritshmërive dhe nevojave të popullit shqiptar.
Fatkeqësia më e madhe nuk qëndron tek niveli i pakënaqshëm i qeverisjes së sotme, por tek niveli i mjerë i kandidatëve politikë për zëvendësimin e qeverisjes. Edhe vetë figurat kryesore të PD-së e pranojnë se kjo parti ndodhet në ditët e saj më të këqija.
Edhe në ditët e saj më të mira PD ka qenë e padenjë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe këtë përcaktim nuk e ndryshojnë dot përrallat që na tregojnë sot S. Berisha, L. Basha dhe bashkëpunëtorët e tyre rreth heqjes së vizave apo pranimit të vendit në NATO.
Shqipëria, gjatë 31 viteve të fundit në përgjithësi, dhe gjatë qeverisjeve të PD-së në veçanti, ka qenë vendi i paligjshmërisë dhe padrejtësisë, i korrupsionit dhe hajnisë, i pabarazisë së skajshme dhe i pandëshkueshmërisë, i aleancave politikë me botën e krimit dhe zhvlerësim i vullneteve popullore, vendi i përbetimit me fjalë të politikanëve për t’i shërbyer popullit dhe i mbështetjes me vepra të një pakice oligarkike, hajdute dhe të paskrupullt.
Partia e sotme Demokratike gjendet e ndarë në dy pjesë, të cilat akuzojnë njëra-tjetrën për banditizëm, terrorizëm, paligjshmëri dhe korrupsion. Por, përveç kësaj, kjo parti (të dy gjysmat e saj) shfaqet cullak si një grupim politik pa kurrfarë ideshë, as vizioni dhe, çfarë është thelbësisht e rëndësishme, pa kurrfarë brejtje ndërgjegjeje për gabimet, fajet dhe krimet e kryer prej “elitës” së saj drejtuese, në pushtet apo në opozitë.
Si e tillë, një Shqipëri e nesërme, nën drejtimin e saj dhe aleatëve të saj në biznesin politik, nuk do të ishte “një Shqipëri e fortë dhe e bukur”, siç ndjell e mashtron shqiptarët Basha, por një Shqipëri e dobët, e përçarë dhe e shëmtuar. Rrjedhimisht, cilido shqiptar që i do të mirën vendit, pavarësisht pëlqimit apo mospëlqimit për qeverisjen aktuale, do të thoshte: Mos o Zot një Shqipëri e nesërme si PD-ja e sotme!
Me të drejtë, shumëkush do të pyeste: A po kërkoni që shumica aktuale dhe z. Rama të qëndrojnë në pushtet pafundësisht? Kurrësesi jo! Partia Demokratike është po aq e rëndësishme për vendin sa çdo parti kryesore shqiptare, por që të meritojë drejtimin e vendit dhe t’iu shërbejë si duhet shqiptarëve, ajo duhet të ndryshojë shumëçka, shpejt dhe fort.
Ndarja gjysmake dhe e imponuar nga Sali Berisha dhe berishizmi është veçse hapi i parë dhe më i vogël. Që të bëhet bindëse dhe e votueshme në shumicë, asaj i nevojitet një analizë e thellë, e hollësishme dhe e ndershme e të shkuarës së saj.
Të bësh një analizë të tillë të duhet guxim dhe ndershmëri. PD është shfaqur përherë e guximshme, por jo në të mirë të vendit dhe popullit. Guximi i saj ka qenë i lidhur me paligjshmërinë, mospërfilljen e ligjeve të shtetit dhe të moralit shoqëror, me nëpërkëmbjen e vullnetit popullor dhe të interesave kombëtare.
Në këto kushte, me njerëz të tillë si një karabullak në kupolën e PD-së së Lushnjës, që pohonte se “armiku i vetëm i shqiptarëve është Edi Rama” (shprehje e huazuar nga eprorët e tij Berisha dhe Basha), kjo parti as mund të rinovohet dhe as meriton të votëbesohet.
Nuk mund të pretendosh se je dikush tjetër vetëm pse denigron kundërshtarin, premton luftë kundër korrupsionit dhe “veting të politikanëve”, në një kohë kur ke qenë vetë i akuzuar publikisht dhe penalisht për akte madhore korrupsioni dhe e ke mbyllur ndjekjen penale me procedura, kur vetë je milioner pa pasur asnjë lloj biznesi dhe kur ke qenë ministër në qeveri që kanë kryer korrupsion e krime dhe që vetë populli shqiptar i ka braktisur në shumicë dërmuese.
L. Basha ka qenë në dijeni të krimeve dhe veprimeve antidemokratike të Berishës dhe PD-së kur në pranverën e vitit 2005 vendosi t’i bashkohej asaj.
E, nëse për ato krime dhe faje të deriatëhershme ai nuk ka përgjegjësi vetjake, për krimet e kryer mbas vitit 2005 nga qeverisjet dhe opozicioni i kësaj partie, ai është fajtor dhe bashkëfajtor. Nëse tani, pas prishjes me Berishën dhe klanin e tij, Basha pohon se “nuk iu përgjigja atyre që sulmuan selinë e PD-së siç veproi Berisha në 21 janar 2011”, ai duhet të sqarojë gjithçka që lidhet me krimin e vrasjeve dhe plagosjeve të paligjshme në bulevard.
Basha ka qenë eprori direkt (Ministër i Brendshëm) i vrasësve të 21 janarit dhe ka qenë i pranishëm në vendngjarje, ashtu si Berisha. Gjasat e lidhjes së tij me vrasësit dhe fajësisë së tij penale janë më të mëdha se të Berishës, por nëse Berisha ka qenë urdhërdhënësi i drejtpërdrejtë i akteve kriminale, atëherë z. Basha duhet ta bëjë publike këtë.
Në korrupsionin prej 230 milion euro të rrugës Durrës-Kukës, Basha ka qenë Ministër i Transporteve dhe mbikqyrës e firmosës i shumë dokumenteve që mundësuan “zhdukjen” e parave të popullit shqiptar. Nëse miratimet e veprimeve që “legjitimonin” korrupsionin i ka bërë nën hyqmin e Berishës, ai duhet ta pohojë dhe provojë këtë, përndryshe mbetet ai përgjegjësi kryesor.
Firmën në Marrëveshjen e Detit me Greqinë e ka vënë Lulzim Basha dhe jo S. Berisha prandaj, nëse këtë e ka bërë me urdhër të ish-Kryeministrit, edhe këtë duhet ta shpallë publikisht.
Nga ana tjetër, z. Basha pohoi para disa kohësh se për të gjitha vendimet politike të marrë nga opozita qysh nga 2013, z. Berisha ka qenë në dijeni dhe ka dhënë pëlqimin e tij. Pëlqimi i Berishës nuk e zvogëlon përgjegjësinë e Bashës, por imponimi i Berishës do ta ndryshonte gjendjen e punëve dhe moralin e kryetarit formal (deri dje) të PD-së.
Lulzim Basha dhe ata që e rrethojnë nevojitet t’iu tregojnë shqiptarëve hapur dhe me sinqeritet nëse ata pajtohen me fajet dhe krimet e kryer nga establishmenti politik i PD-së gjatë këtyre 31 viteve, apo jo. Nëse jo, cilët kanë qenë përgjegjësit moralë, historikë, politikë dhe ligjor të atyre akteve dhe çfarë e si mendojnë drejtuesit aktualë të PD-së se duhet të bëjnë në të ardhmen për ndryshimin rrënjësor të partisë së tyre.
Vetëm kur kupola drejtuese e PD-së të arrijë që moralin, kulturën dhe sjelljet e tyre t’i bëjnë të denja për mbiemrin që i kanë vënë partisë, vetëm atëherë ata do të meritojnë besimin e shumicës së shqiptarëve. Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë të ngutëshme për këtë “katarsis”. Po e presim sepse PD-ja na duhet sot dhe në të ardhmen.
Por, derisa të ndodhë kjo, MOS O ZOT! që Shqipëria e nesërme të jetë si PD-ja e sotme. Ndryshoni veten në mënyrë që të ndryshoni Shqipërinë. Shkëputja nga Berisha por ruajtja e moralit politik berishist nuk janë tregues të sinqeritetit politik dhe as e bëjnë PD-në më të dobishme.
Ndëshkimi dhe ndryshimi i vetes janë veprimet më të vështira dhe më të guximshme të njeriut. Njëkohësisht, edhe më fisnike. Përndryshe, do të vazhdoni të rrini aty ku e meritoni dhe e keqja më e madhe i bëhet vendit dhe jo juve.

Sakte fare Viktor.
Shume sakt! Saliu ishte dhe eshte komunist! Metodat e tyre ndoqi ne keta 31 vjet! Keshtu edhe Lulja eshte pjelle e Saliut! Ky ,tulipani, e braktisi kur e pa keq! Po tani degjon analiste qe thone se Basha po forcohet se mbeshtet America! Kujdes Basha eshte kllonim i Saliut! Pra eshte pa tru eshte robot! Kujdes SHqiperi! Nuk e kuptoj ku eshte demokrat ky njeri i varur ne kremastar!
Mos o Zot te jet shqiperia si PD e ktij ndyresire me kurva tipi GD Salianus suma duma qe jan shembulli me i keq i ktij vendi ne 100 vitet e fundit. Kjo rrac kurve duhet te largohet nga cdo funksion publik se na llahtarisen kalamajt. O Lylzim mos u mer me kurva!!!
Sa mirë do ishte t’a theshte :-Si është Shqipëris sot , do jetë SHQUP-i nesër !
Të paktën aktualisht Shqipëria është shumë herë më mirë se PD !
Autori thote:
“Lulzim Basha dhe ata që e rrethojnë nevojitet t’iu tregojnë shqiptarëve hapur dhe me sinqeritet nëse ata pajtohen me fajet dhe krimet e kryer nga establishmenti politik i PD-së gjatë këtyre 31 viteve, apo jo. Nëse jo, cilët kanë qenë përgjegjësit moralë, historikë, politikë dhe ligjor të atyre akteve dhe çfarë e si mendojnë drejtuesit aktualë të PD-së se duhet të bëjnë në të ardhmen për ndryshimin rrënjësor të partisë së tyre.”
Keto teori te reja moralistesh, na sugjerojn se PDja e sotme qenka pak a shume viktime e Berishes?? Jo Viktor, e ke gabim sepse ne kete menyre krimi vazhdon te sundoje
Si eshte PD sot do jete Shqiperia neser…pra pa nje Sali Berishe brenda saj! (kjo te fut siklet ty, Viktori?)
Shume here pra me e mire se kjo Shqiperia sot me shqiptare qe po i mbyt fukaralleku dhe me nje qeveri deshtimi te plote ne ekonomi por me nje Sali Berishe qe e ndihmon duke u vervitur si cub kunder selise PD.
Te vjen per te vjelle kur lexon sahanlepiresit e pushtetit.
Nuk do merrja mundimin te komentoja sikur mos lexoja aty nga mezi shkrimit plot pathos te shokut Viktor Malaj nje “zbulim” vertet arkeologjik!
– Firmen per marrveshjen detare me Greqine e ka vene Lulzim Basha!
Eureka…por kete “ZBULIM” te Viktorit e dinim te gjithe, ashtu sikur te gjithe e dijme se Gjykata e hodhi poshte ate Marrveshje te atehershme…
…por ama : Shqiptaret nuk dijne se perse ne Parlamentin Grek u festua Marreveshja e re Detare me Shqiperine! (qe askush nuk guxon ta pranoje)
Shqiptaret nuk dijne se perse ish Ministri Jashtem Ditmir Bushati e vune te kerceje valle greke ne Krete pas bisedimeve sekrete per ate Marrveshjen e re Detare
Dhe pa e zgjatur me teper – Perse festojne ne Parlamentin Grek nje Marrveshje Detare ndryshe nga ajo qe ka firmosur dikur Lulzim Basha, mos valle ngaqe greket tashme e shohin se eshte ne interes te Shqiperise ???
I nderuari Viktor!
Te gjitha sa ke parashtruar jane te sakta dhe te drejta,por sot pas 31 vjetesh eshte mbushur kupa e fatkeqesise,durimit dhe vrasjes perfundimtare te shp[reses se ky vend mund te behet,ndajk duhet te ndryshoni TEHUN E THIKES tuaj botuese e te mos merreni me me hallerrt e politikaneve,por te Shqiperise dhe popullit shqiptar!
E dine edhe kalamajte se ku jemi katandisur dhe kush jane fajtoret,qe nga Sali Berisha dhe deri tek Edi Rama!
Te gjithe duhet te dalin para GJYQIT TE HISTORISE dhe POPULLIT per te dhene llogari per krimett e tyre qe kane bere me shume se te gjithe PUSHTUESIT bashke!
Te gjithe ata politikane, qe sunduan popullin shqiptar prej 31 vjetesh kane edhe “merita” te medha,qe mund te hyjne pa frike ne librin e rekordeve GINES,nje nder ky,qe i rreshton ata me “nder” ne Enciklopedine e Historise dhe Kultures Boterore dhe qe mbrohet nga UNESCO!
PERKUFIZIMI:
-Sundimtaret shqiptare qe nga Sali Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta,Lulzim Basha dhe Edi Rama e ….KANE MASHTRUAR POPULLIN SHQIPTAR KETO 31 VJET NJELLOJ SIC VEPRUAN KOLONIZATORET EUROPIANE NDAJ INDIANEVE TE AMERIKES!
Kolonizatoret europiane i mashtruan indianet e Amerikes duke u dhuruar COPA PASQYRASH ne kembim te florinjve dhe lirise se tyre!
Se kush ua vuri ne vesh kete metode mashtrimi sundimtareve shqiptare,ia vlen te studiohet,por realisht ata e zbatuan pike per pike tek “indianet” e Shqiperise!
SALI BERISHA ishte i pari mashtrues,qe uzurpoi pushtetin dhe qe krahasohet si i tille me zbuluesin Kristofor Kolombi!
Ai u premtoi shqiptareve se ,”Do ta bejme Shqiperine si gjithe Europa”, se isha “Une ,ai qe ju solla DEMOKRACINE” e jo si Skenderbeu,qe u tha “gabimisht” shqiptareve dikur se, “Lirine nuk e prura une,por ate e gjeta ne mes tuaj”!
Ne kembim te ketij premtimi solemn te ketij malesori te “beses” dhe mjaftoi vetem “shkelja e njerit sy ” dhe trimat e tij iu sulen trojeve,tokave dhe pasurive kombetare dhe private sikur t’i kishin ishin prona te babait duke u ngulur thelle e pergjithmone aty, noterizimin e te cilave e kryen vetem duke ngulur ne toke tabelen donkishotiane “TOKE E XANUN”!
Per te tjeret,qe nuk guxuan te merrnin kete hap burreror prej pushtuesi,Sali Berisha u tregoi “Shpellen e Ali Babes” ku 40 hajdutet e dikurshem, (por te shnderruar ne 3 milion shqiptare) do t’u versuleshin sporteleve te Xhaferrit,Sudes,Gjallices,Vefes.Popullit etj ku futnin 1 lek dhe merrnin duke ndejtur ne kafe 3 leke!
Shiten shqiptaret e shkrete lope e derra,toka dhe shtepi etj duke shpresuar se brenda 3 muajve do 3 fishoheshin ato pa punuar!
Eh,sa te lumtur ndiheshin shqiptaret ne ate kohe te “ndritura”,kur edhe neper vdekje bisedohej per kestet e radhes,aq sa harronin se kush kishte vdekur!
Por ky popull i mjere, i dehur nga PARAJA E MADHE,nuk kishin nge te shihnin se si Sali Berisha me trimat e tij po i grabiste dhe shkaterronte te gjitha pasurite kombetare si fabrika,uzina,kombinate,Flota Detare Luftarake e Tregtare,depot gjigande te rezerves Shteterore,ARMATIMI DHE MUNICIONI GJIGAND I USHTRISE etj,etj
Gezonin shqiptaret fukarenj kur merrnin kestet si lemoshe,por nuk dinin se parate e tyre i kishte “fluturuar” Berisha aq sa nje dite te bukur u zgjuan para sporteleve te mbyllur dhe pa leke!
Kishte perfunduar ENDRRA ME SHPELLEN E ALI BABES dhe moren kallashet e mbetur akoma pa shitur dhe filluan te vrasin njeri tjetrin,por jo “Kolombin” mashtrues!
Iku Berisha dhe erdhi F.Nano ,qe u premtoi se do t’u kthente te gjitha parate duke ju dhene ca letra me vrime ,qe ndonese shenonin shifra milionere,por pas ca vitesh nuk vlejten as per te fshire b…!
Iku Nano dhe erdhi prap Berisha,por ky popull kishte harruar se cfare u kishte bere dhe e votuan si kryeminister!
E cfare do bente Berisha kur delet e perendise,kishin harruar mizorite e tij?
Filloi prap te vidhte cfare kishte lene Nano,futi ne veprim korrupsionin si dikur te DHJETAT e kohes se turkut dhe populli prap me breke neper kembe mbeti,vecse kete radhe duke zbatuar me cilesi ANTIKOMUNIZMIN!
Ne kete kohe klasa politike shqiptare futi ne “LOJE” asin Edi Rama per t’a cuar ne vend amanetin e te pareve te tij te 90-tes,qe do ta benin Shqiperine si gjithe Europa!
Por Rama nuk perdori vetem KERBACIN si Berisha,por KULACIN ne fillim dhe nga prapa KERBACIN!
Per ta bere me bindes “eren e re” te Rilindjes as e majte e as e djathte(por corbe) dhe duke njohur psikologjine e shqiptareve,qe mashtrohen kollaj me FJALE TE BUKURA ,por guret ne traste,Rama filloi te hedhe miliona duke zbukuruar qendrat e qyteteve,pedonaleve,lungomareve,hodhi miliarda per te zbukuruar te ashtuquajturit “100 fshattrat turistike”,por asnje lek per te ndertuar cerdhe,kopshte etj per femijet,fusha sporti,qendra kulturore per rinine etj,perdori veshjen e tij te pa pare askund ne bote si klounet e cirkut,me te cilat harboi rinine vecanerisht vajzat dhe grate,(shume pike i dha sidomos fotoja e tij ne plazhet e Frances me hallatet jashte bashke me dashnoren e pare,aq sa shume femra kur votonin ose brohorisnin neper mitingje per Ramen ,hallatin e tij kishin ne mendje etj)!
Pasi njerezit i kishin harruar punet e tij prej kryebashkiaku, dhe kujtonin menxyren e shtetit te Berishes,ai hodhi ne treg “copat e tij te pasqyrave kolumbiane” duke na shpallur ne qytetareve te ketij vendi te bekuar se ketej e tutje nuk do ishim te neperkembur,por as me pak e as me shume,por “BASHKEQEVERISES”!
Eh sa endra te bukura filluan te shohin prap shqiptaret e shkrete,si dikur per kestet e piramidave,por shpejt e kuptuan se kur shkonin pas dyerve te zyrave te administrates publike,sidomos asaj vendore, rrogtaret jo vetem nuk na qasin brenda,por na trajtonin si LEBROZE,njelloj si roberit e luftes ne kampet e perqendrimit nazist”!
Per 8 vjet Rama nuk rriti asnje lek pensionet,por ne nje kohe , u fali TVSH dhe GJOBAT bizneseve te oligarkeve,kurre nuk u kujtua qe t’ua hiqte edhe pensionisteve TVSH-ne nga faturat e dritave dhe ujit,meqenese nuk paska leke per t’u rritur pensionin!
Filluan te privatizohen te gjitha sherbimet shteterore,sidomos ato ne SHENDETESI me PPP,qe pervec zbukurimeve te mjediseve,asnje permiresim nuk sollen ne sherbimin ndaj qytetareve!
Dhe shteti sot eshte kthyer thjesht ne nje taksidar si i kohes otomane qe mblidhte te “dhjetat” ne popull,por administrata eshte plot me militante sikur te ishim nje vend me 10 milion banore!
Dhe kur nuk kishte cfare te na jepte me shume Rama,filloi te na shplaje trute me parulla si “Nuk jemi Amerika ne”,”Edhe Roma nuk u ndertua ne nje dite”,”Cdo pune ka radhe”,”Nuk keni pare gje akomas”,”T’i hani ate qe nuk thuhet gruas time”,”Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere asnje para tij”,”Po iku Rama do vije Basha”,”Ne Shqiperi hajdeni investoni se nuk ka SINDIKATA,qe te bejne greva dhe protesta”,”Se ne Shqiperi edhe reformat me ANTIPOPULLORE pranohen si POPULLORE”” etj!
Dhe kulmi fare arriti kur deklaroi se do ta coje ceshtjen e detin me Greqine ne Gjykaten Nderkombetare,kur nuk kishte deklaruar asnje fjale ne se kishte apo jo MOSMARREVESHJE ME GREQINE!
Por ne Gjykaten Nderkombetare nuk cohet nje ceshtje kur nuk ke mosmarreveshje,vetem ne se do keshe PAZARE NE KURRIZ TE TERITORIT SHQIPTAR?
Se fundi Rama deklaroi hapur se “Ne Shqiperi kokat e korrupsionit nuk jane e nuk kane qene politikanet ,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
Kjo ishte nje AMNISTI POLITIKE e te gjithe te korruptuareve,por tani qe SHBA e shpallen Berishen NON GRATA,pse heshti Rama se e kishte mbrojtur ate duke dale kunder SHBA-ve “!
Dhe tani populli shqiptar,trim ,puntor dhe liridashes,qe do me shume partine se Shqiperine ,te DJATHTET hidhen ne mbrojtje te Berishes dhe kunder SHBA,ndersa te MAJTET heshtin se te pakten jane ne pune me Ramen ne pushtet,pa halleve te DEMOKRACISE DHE SHTETIT LIGJOR,qe kane vajtur ne te ” s’emes” nuk ka gje!
Dhe si cdo fund perralle,te gjithe jetuan ca te lumtur miliardere dhe ca te lumtur te mjere sketerre!
Shqiptaret sot u gezohen zbukurimeve te Rames ne qender te Tiranes,por harrojne te gjykojne se lagjet ku jetojne jane vetem GETO,ku femijte dhe rinia nuk kane se ku te argetohen dhe te luajne pervec kafeneve dhe celulareve!
Dhe habitemi se si na u bene kaq shume krime ne Shqiperi!
Shqiperia e neserme,me siguri do jete Shqiperia e ketyre femijve dhe te rinjve te lindur dhe rritur te braktisur nga shteti,pra e krimeve dhe e korrupsionit!
Qe t’i thuhet ndal kesaj katastrofe te pa shmangeshme ,duhet te shporret e gjithe klasa e sotme politike dhe te dalin forca te reja qe te punojne per popullin!
Amaneto, po sheh Viktor Malajn te komenti im? Shko urgjentisht nderro numrin e syzeve mor i shkrete.
Po ti Teper sekret,bjeri murit me koke,qe te kuptosh se kam komentuar pjesen qe ti ke harruar te thuash,se te gjithe keta horrat e politikes njelloj jane,por ti si militant gjykon me llogjiken e femijve kur zihen duke iu hakerruar njeri tjetrit se “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend” duke mos ditur qe te gjithe dashnoret nje pune bejne!
Shko nderro tallashin e truve!
Amaneti Leshit, kupto nje gje te thjeshte – Replika jote nisur me “I nderuar Viktor ” poshte komentit tim ku nuk ka Viktor gjekundi, eshte e nje tru tallashi e qorri bashke.
Me pasurite e panumurta financiara te depozituar ne Panama & Qipro familja Berisha vazhdon te jete nje nga familjet shume te forta! ..prittet te shikojme rezistencen e saj ne vazhdim…deri sa nje dite te bie “Kartagjena”
—
Me qendriminn qe shqiptaret drejtesia porukroria ect …mbanej ndaj Berishes duke e ditur qe eshte tashme edhe non grada, tregon se jemi nje popull i dhjere ..-qe presim te na e fusi ne burg Amerika ?!!!
E “bukur” thenia e Lulkes !?.Mbi kete thenie dhe fb-te e piktorit,serenatat e presidentit, permbarusit e gjyshit,rinia po e braktis masivisht memedhene.A mund te kete me keq per kete vend!?
Analize brilante dhe faleminderit Z Viktor.
Doja ta thoja konkretisht care duhet te beje jo me fjale , por me vepra PD :
1… Po nuk hapi dosjet e sigurimit te diktatures sidomos , per politiakanet , ministrat , zevendministrat , e deputetet ,, e deri presidente e kryemistra ,qe nga viti 91 e deri me sot .Basha ska gje fare ne terezi .
2 ..Duhet qe prona ti shkoje pronarit legjjitim , te zbatoje kushtetuten posacerisht per pronat nenin 41 & 181 te saj .
Nuk investon as edhe nje firme serioze e huaj , po te mos mare pronen e tije pronari legjitim , cic eshte ne boten perendimore . deri me sot , Miliona ne Euro kemi paguar ne kokpalaret me taksat tona , denimet e shtetit te dhjere shqiptar deri ne gryke dhe fare pa ndeshkim , nga vendimet e Gjyk se te drejtave te njeriut ne STRASBOURG kondra shtetit te pa pergjegjshem te dhjere shqiptar , pro pronareve .Prandaj do i thoja Bashes ,po nuk i bere keto dy gjera , ske per te fituar karigen e kryeministrit kurre , dhe do hysh ne histori si neokomunist ,sic kane qene deri me sot PD , LSI e PS. :
Respekt dhe falemminderit z i nderuar Viktor.
Faleminderit gazeta DITA , per kontributin qe ndihmon per formimin e nje shteti , tamam sic jane shtetet e zhvilluara perendimore .
Adih,nuk ndihmojet demokracia dhe shteti shqiptar duke mbushur per dite te gjitha faqet me politike duke u qare hallin vetem krereve antishqiptare te saj!
Turli lloj palo gjithologesh perdoren per t’i shplare trute shqiptareve se gjoja Berisha qenka armiku i vetem i shqiptareve dhe jo e gjithe banda kriminale antishqiptare e politikes !
Shikoni cfare ben sharlatani Rama duke u hedhur tagji kuajsh popullit gjoja se i plasi barku te degjoje popullin!
Po kur e ka degjuar ky feudal mesjetar popullin,kur ai ua ka mbyllur te gjitha zyrat e administrates dhe asnje qytetar nuk ka ku ankohet per padrejtesite qe i behen nga po keta shushunjat e tij?
Mbeten duke krahasuar Ramen me Berishen,Bashen,Meten etj,por kurre nuk e matin me hallet e popullit!
I shkruaj Rames,ketij antishqiptari te madh,se para se te mendoje te ndertoje nje autostrade te gjate,duhet te ndertoje cerdhe,kopshte,biblioteka,lulishte,shetitore,qendra kulturore,stola dhe tavolina per te pushuar,te pastroje mjedisin naten e jo diten,te shnderroje zonat e medha banimit ne periferi te Tiranes,si Yzberishti dhe Astiri nga GETO mesjetare,qe jane sot ne mjedise ye banuara per njerez te Europes e jo te Kalkutes!
Kam vite qe i ngre keto probleme,por asnje gazete e TV nuk guxon te vije e te verifikoje se sa te verteta jane keto akuzat e mia!
TV i bejne nje sherbim kriminal pushtetit kur nuk ballafaqojme realitetin ku jetojne shqiptaret me ate ku jetojne ne SHBA!
E po ne nuk kemi Amerika,do thote Rama!
Po kush je,more diktator qe urren popullin tend!
Po SHBA jane pasqyra me e pastert ku zotrote duhet te shohesh fytyren tende tere zgjyte dhe jo muret e wc publike tere fekale!
Dhe media,ne se u dhimbset ky popull,le t’i shporre filozofet mashtrues qe mbushin faqet me citate te tirli te huajsh qe nuk kane asnje lidhje me hallet tona,kur kemi fjale te urta me jetesore se te te gjithe filozofeve te botes mbare!
Cfrare gallate po ndodh ne dy bandat e
PD-s me kryeplakun Mere nga Vicidoli
dhe “cunin e mire te Tirones” ! Te keta
I fillojne takimet me pedeistet, kane vene thikat ne goje kunder njeri-tjetrit
duke ia nxjerre horrlliqet njeri-tjetrit qe
vertetojne pikerisht ate qe dhqiptaret i
hanendesinin por kishte edhe nga ata
qe thonin e pamundur , jane shpifje te
kupoles politike te PS !? Sot keto pa-
udhesi e mbrapshtesi po e deklarojnne
vete autoret e krimeve duke akuzuar
Berisha-Bashen dhe Basha- Berishen !
Shkurt po demaskojne njeri -tjetri me
te gjithe arsenalin e akuzave , megji-
these ende nuk jane “zberthyer” deri ne
fund per te nxjerre te gjitha horrlleqet,
poshtersite dhe ligesite, gjemen qe i kane bere Shqiperise dhe Kombit shqip
tar !
Por ajo qe terheq vemendjen ne keto debate shterpe pa kurrfare programi e
ide eshte se kerkojne te perfshijne ne
katrauren e tyre Edi Ramen,KM aktu-
al duke u perpjekur ta shndrrojne ne
“Scape Goat” (Koke Turku) ! Persona-
lisht me ka ikur empatia ndaj ketij KM
per nje milion aresye objective me ka-
rakter ideologjik, themelorja, por ama
te besh ate qe bejne trinomi Berisha-
Meta-Basha qe perpiqen ta bejne Edi
Ramen ne “rrufeprites” te “orgazmave”
te tyre politike e kane kot ! Rama ngry-
set me engjujt dhe flene me shejtanin!
A e keni pare kur flene, nje sy e mbane
hapur ! Ai jo vetem qe tallet me kete tri-
nom por na ben te gajasemi edhe ne si
Publio ! Ne fundit te fundit c’pune ka Edi qe keta te PD kacafyten me njeri-
tjetrin ! Koken hengeshin ..qe shqiptaret
te rrine nje here rehate pas 30 vjetesh
rrumpalle e anarki……!!
Ku di Luli cfare thote. Atij i kane thene se do behet kokeminister. Biles me shpejt nga sa ai shpreson. Do behet kokeminister e do qeshe majtas dhe djathtas. Kush Ka ne dore celesat e magazines Shqiperi e ka zgjedhur magazinier. I ka rene llotaria pa blere as bilete. Le qe cfare celesash?! Ne jemi kthyer ne nje kenete, ne magazine pa’ dyer fare. Ha muco-pi muco. Pas Lulit eshte Veliu. Eshte film pa’ fantazi. Sales do i thone ashtu e keshtu, mishin do ia hane por kocken do ia (r)ruajne. Gjersa te ngordhe nga pleqeria e ti mbyllet kapitulli (dhe kapistalli). Keta jane te shitur komplet.
O zoti “teper sekret” ky di vetem per
Shkodren sa per pjesrt e tjera te Shqi-
perise as s’i rruhet fare ! Per Ditmirin,
Atdheu eshte vetem Shkodra Loce, kaq
I duhet atij ……Tra-la-la ! The same father the same son , ose sic thuhet ne
shqip “bem baba te te ngjaje “ ! Ku e gjeti Edi kete myteber dhe e vuri MEPJ
Quo Vadis ?????
A ka fajtore me emer gjendja e Shqiperis sot?Ne permbysjen e diktatures nuk u gjykua njeri per krimet e asaj kohe,Faji mbeti kolektiv”te gjithe bashkefajtor e bashkevuajtes”.E ne kete parulle u perfshin edhe punetoret e kooperativistet qe vuajten keqtrajtimin.u futen te burgosurit politike dhe hetuesit xhelate,u fut nepunesi i ndershem dhe perfituesit nga privilegjet e sistemitku funksiononte “e drejta borgjeze pa borgjezine”.Dhe kush u gjykua? Askush!
Gjate fushates per largimin e Sali Berishes nga pushteti,u perdor parulla “te gjitha fajet i ka Saliu”.Me ardhien tone (PS-s) ne pushtet cdo kush do te pergjigje per krimet e bera,e nenkuptimi ishte i qarte.Faji u be kolektiv,askush nuk u gjykua,askush nuk mbajti pergjegjesi,dhe sot kemi dale me parullen e”reformes ne drejtesi”qe nuk ben gje tjeter vec shtyn drejtesin ne kalandat greke dhe zhgenjen per cdo dite popullin.Ka 9-vite ne pushtetin qendror Z.Rama,e jo vetem qe nuk pruri drejtesi por,korrupsioni i kesaj administrate ja ka kaluar atyre te parave(sic thone kalemxhinjte).Berisha e Basha e gjithe grupi i grabitesve te para 2013-tes ,qe kerkojne te riciklohen ne pushtet,deklarojne se gjithe kjo “bande” do te ndeshkohet kur ata te marrinpushtetin.Ky ndeshkim i pretenduar ,as ka nodhur e as do te ndodh e ne keto kushte Basha ka thene te verteten:Sic eshte PD-ja grykese per pushtet e para sot ashtu do te jete politika e saj neser,grykese e varmihese e eShqiperise.
Per sa kohe vazhdojme te besojme tek ata qe kemi akuzuar per krime “bisht qeni”kemi per te mbetur.
OK Z.V.Malaj.Ne nga Mallakastra themi “..Më mirë djepja thatë sa shejtani brënda”.Dhe Kryeshejtani Sb ka 30 vite që bënë ligjin në Shqipëri.
-Në vitet e Qeverisjes së PD me në krye Sb nuk di të ketë bërë ndonjë punë të mirë për vëndin veç vjedhjeve e vrasjeve masive.Dhe fatkeqsia mbi fatkeqsit qëndron se Berishistët nuk pranojnë asnjë faji.Ato ja hedhin kundërshtarit politikë..Ndaj janë të pakorigjueshëm.
-Gjëma e Sb filloi që në 4 vrasjet në 2 prill 1991 Shkodër e deri te vrasja e Dr. P.Xhuvanit në 21 prill 2021 në Elbasan.Gjithsej 20.000 të vrarë 1992-2021.
-Tashmë PD është ndarë në COPA mish për qëntë..dhe 2b po zihet kush të marri vulën e Shqupin.
-Dhe kur një parti nuk është në gjëndje për veten e saj,Si do mendoi për Shqipërinë.? Ky është një absurditet.Zoti na ruajtë nga mileti keq.
-FLM DITA,V.MALAJ
O gavete fasulesh, Shqiperia ka tridhjet vjet qe eshte ne koma, nga keto, tete vitet e fundit i takojne Edvin shkerdhates qe eci ne gjurmet e Salihit, pra je pjese e atij ‘miletit te keq’ edhe ti o garruzhde!
Nga PD-ja mos pritin asnje ndyshim. PD-ja duhet te dale jashte ligjit si forc politike per zullumet e medha qe i ka ber vendit ne keto tridhjetvjet.
Pasi te dal jashte ligjit, te ngriuhet nje grup organizatoresh me te rije ,(pore jo te rije te tipit Kellici qe eshte me berishiste se Berisha) pore me te rije e me nje program teper ambiciooz duke sulmuar ashper te shkuaren e PD-se dhe duke hapur horizonte te reje ne te miren e Pertis se re dhe te shqiperise.
Keta qe jen sote te gjith jan te inkriminuar. Dikush materialishte disa te riej mbeshtates te korrupsionit dhe te vrastarve keta jan edhe me te keqije se ata qe i ben krimet.
Pra Partia Demokradike duhet qe ne riorganizimin e ri te hedhe poshte politiken antikombetar te Partise demokratike dhe te arrije ne nje organizmim te persosur . Guri i proves se saje eshte shkeputje nga e shkura e kryesishte nga Berishizmi i mallkuar.
Evi Kokpalada !
Deklaron se do te sabotoje te gjitha emisionet ku intervistohen S.Ngjela
dhe Frok Cupi ! Sa torrollake grua, nje mentalitet i mirefillte fashist megjithese
jeton ne nje vend model democratik prej 270 e ca vjetesh ! Kjo bibe me qe
I ka krehur bishtin Sali Berishovici men-
don se gjithecka qe thote ajo shqiptsret
do ta marrin si te mireqene …Por nuk e
e di kjo mjerane se shqiptaret se pjer-
rdhin aq me teper nje diaspordhiake qe
qe vjen e i shet pordhe shqiptateve !
Ruhu moj qyqe se me keto qe po ben Ti ne mbrojtje te nje njeriu te shpallur
NON GRATA nga Amerika edhe Ti ndonje dite mund te shpalles si è tille dhe te perfundosh me grekun tend ne
Ishujt Sodoma dhe Gomorra apo edhe
ne Ishullin Lesbos …..! Ndersa Ngjela
dhe Cupi do te vazhdojne te intervisto-
hen tash e tutje edhe nga ata televizio/
ne qe deri tani nuk i kane ftuar ! Kesh-
tuqe qe i ke bere nje propagande te mire ketyre dy zoterinjeve ! Nje politika-
ne per t’u vajtuar ! Prandaj i shkreti TRUMP humbi sepse kishte bibs si Ti
dhe per rrjedhoje edhe Saliu yt per lesh
do te shkoje, pa nam e pa noshan …..
Pftuuuu race e ndyre, turperove fisin !…