Video/ Foka e rrallë në ujërat e Vlorës, më pak se 700 të tilla në të gjithë botën

Amelda Amelda

Një fokë e rrallë, nga lloji i së cilës në të gjithë botën janë vetëm 700 individë është parë në ujërat e Vlorës.

Përmes një video drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura atje jep informacion dhe thotë se bëhet fjalë për një nga gjitarët më të rrallë në Shqipëri. Në video duket foka e cila po lëviz në ujë.

Ju përshëndesim me këtë video të fokës mesdhetare nga Parku Kombëtar Detar Karaburun -Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës. Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor Monachus monachus është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare.

Më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo specie, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të specieve në Shqipëri ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në bashkëpunim me peshkatarët e zonës, akuakulturën dhe agjencitë turistike siguron informacionin e nevojshëm nga vëzhgimet në terren, bashkëpunim i nevojshëm për sigurimin e mbrojtjes së fokës dhe rritjen e mundësisë për suksesin e riprodhimit në vendin tonë”, shkruan Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kjo lloje foke ka qene ne gjiun e Vlores .Deshmi per kete jane peshkataret e viteve 1960 qe jane ndeshur me to gjate mbledhjes se rrjetave me sardhele.Nga qe pushteti i asaj kohe nuk u tregonte vemendje sot ato konsiderohen te rralla .
    Kete fakte e deshmojne dhe repartet ushtarake te buzes se ujte .Ata viheshin shpesh here ne alarme. Fokat cfrynin ne uje dhe jepnin imazhin se dikush, me mejete pulumbari, levizte para tyre .
    Keto fakte duhet te behen objekte i studimeve nese ka Institut te studimeve detare .Keshtu mbetemi gjithmone ne te panjohura.Ky fakte duhet te vere ne levizje organet e shtetit ,per te pasuruar e identifikuar ato specje te rralla, qe gjenden ne teritorin e ujrave tona .

    • o fare e mbaruar. Regjimi i atehershem nuk te lejonte te gjuaje me dinamit, Kafshet ishin me bollek dhe nuk kishte cfare tu bente regjimi.
      Po keta sot, meqe kane ngelur vetem 700 cope, cfare po bejne? Mos kane ngritur Park Naturor ne Karaburun?
      Le ta bejne, dhe tja kalojne regjimit te “atehreshem”.
      cope debile

  • Token e shqiptareve e ka bekuar zoti,por e ka mallkuar robi.Kjo toke e begate i ka te gjithsa te mirat qe te rrojne keta 2 miljon mjerane qe kane mbetur.
    Por keta hajne njeri tjetrin si kafshe,kush te sundoje dhe te grumbulloje sa me shume para,toke,hotele,plazhe,,,
    Vijne te huajt dhe ua marrin te gjitha badiava.
    Mos ja tregoni keto foka edvin rames,,se i mblodhi te gjitha dhe ja dha greko-homogjenit Karatharapano me Koncesion,me gjithe Karaburun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *