Mbahet sot mesha e shenjtë e hyrjes së Arqipeshkvit të ri Imzot, Arjan Dodaj, i cili merr sot detyrën.

Ceremonia po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit, Tiranë, ndërsa të pranishëm janë drejtuesit e komuniteteve shqiptare.
Kjo ceremoni ka bërë bashkë sot edhe krerët e politikës shqiptare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Imzot George Frend dha dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës dhe emëroi Arqipeshkv të Tiranës dhe Durrësit ndihmësin e tij Arjan Dodaj.
a.m/dita
