Ndonëse ka njëzet vite në krye të futbollit shqiptar, pesë mandate të fituara dhe kandidat për të gjashtin, Armand Duka, ndryshon rregullat e lojës për të ruajtur “mbretërimin” e tij në FSHF.
Hijet e skandalit me abuzimet e fondeve të dhëna nga UEFA dhe FIFA, ka sjellë braktisjen e tij nga mjeshtrat e sportit, të cilët sëfundmi janë shfaqur në krah të Erion Veliajt.
Përballë frikës së humbjes në kryeqytet, Duka ka marrë menjëherë masa duke ulur numrin e delegatëve për Tiranën. Kështu nga 8 delegatë që ka pasur më parë Tirana, Duka ka vendosur që kryeqyteti që ka dhe numrin më të madh të ekipeve sportive të ketë vetëm 6 delegatë.
Për të zbehur edhe më shumë peshën e ekipeve serioze dhe votës së delegatëve të Tiranës ku dhe ndikimi i tij është më i vogël, paralelisht Duka ka rritur peshën e ekipeve më të vogla që blihen mjaft kollaj prej tij.
Më 18 dhjetor të vitit 2020, në Asamblenë e Përgjithshme, të Jashtëzakonshme, të zhvilluar online prej pandemisë, me 56 vota pro dhe një abstenim FSHF ndryshoi statutin. Në mënyrë arbitrare dhe të paqartë skuadrat amatore pranuan dhe miratuan me votë propozimin e Federatës së Futbollit, që ato të mos kishin më të drejtë vote në Asambletë e radhës.
Parimi “Një anëtar, një votë” u hoq. Si rezultat i këtij ndryshimi shoqatave rajonale, të cilat varen drejtpërdrejt nga Federata, iu deleguan votat e shumë klubeve, një “hile” kjo që po betonizon pozitat dominuese të Armand Dukës në krye të Federatës së Futbollit shqiptar.
Gjithçka ndodhi bazuar në nenin 28, paragrafi 2 (b), një tjetër lëvizje për të “blerë” votën e lirë, duke qenë se shoqatat rajonale janë krijuar dhe mbahen gjallë me pagesat e drejtpërdrejta që jepen nga FSHF.
Në këtë nen saktësohet se “numri i delegatëve, që do të përfaqësojnë futbollin amator në Asamble, do të jetë i barabartë me numrin e delegatëve të futbollit profesionist”.
Duke qenë se Kategoria Superiore, me 10 ekipe dhe Kategoria e Parë, me 16 krijonin një total prej 26 delegatësh, edhe Shoqatat Rajonale kaluan nga 8 në 26 vota.
Ndryshimi i balancave të votave nga Asambleja Zgjedhore e vitit 2018 në Asamblenë e fundit është i dukshëm. Nëpërmjet dokumentacionit zyrtar të regjistrimit të shoqatave në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, kuptohet që vota e ndikuar nga politika e “klubeve të vogla” është shndërruar në votë të ndikuar nga vetë Federata.
Dokumentet vërtetojnë se, disa trajnerë të Kombëtareve të Moshave apo futbollit të femrave figurojnë të angazhuar direkt dhe paguhen nga FSHF si pjesë e strukturës së tyre.
E njëjta gjë ndodh edhe me zyrtarë të tjerë, që janë të punësuar apo kanë lidhje të ngushta në Federatën e Futbollit.
o.j/dita

Po pse or katundar Shijaku,,po pse mor i pangopur qe mos u ngopsh! Me Tapi e ke marre Futbollin?
Po Futbollin nuk e gezoi Panajot Pano,Fatmir Frasheri,Din Zhega,Zabah Bizi,Shpetim Kushta qe na mbajten gjalle,,na zgjaten ymrin,.Ne stadium harronim surratin e enver kurvit.harronim luften e klasave,operativin e deges,surratin e kapterrit corrovodes.Nuk e gezoi Ismet Bellova me ate ze si zeri Orfeut,qe te harronim raportin e kurvit ne kongres..
Do nta gezoc ti mor maskara,qe nuk ke qene as punetor fushe.
Ma vaaaaa!
Demo, kesaj radhe ke fol shume bukur. Me ke prek. Eshte e vertete , fole per vlera te nderuara te futbollit shqiptar qe bene detyren por antivlerat e llojit Duka me veprimet e tyre mafioze e kane bere kete sport te dashur nje zhgenjim .per masen e gjere te sportdashesve.
Nderime Kastriot shqiptari!
Ky duka i krimit të sporteve, na është bërë si morr për 30 e ca vjet!
Këta pisa njerëz, që janë majmur me marifete e mashtrime, duhen derguar në gjyq dhe gjykata t’i ndeshkoje sipas ligjit.
Te gjithë horrat në politikë, në qeverisje, në biznese dhe kudo e dinë mirë se nuk ekziston drejtësia tek ne, prandaj hedhin valle dhe shijnë mbi paratë e korrupsionit.
Ky palaço njeri meriton sa më parë burgun dhe sekuestron e pasurive të paligjshme.