Në numrin e saj të nesërm, revista Java boton një intervistë me ambasadorin hollandez në Tiranë Martin de la Beij, i cili komenton vendimin e qeverisë hollandeze për të mos votuar pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, në Këshillin Europian të dhjetorit.
Ajo që bie në sy, është se De la Beij, ashtu si edhe qeveria e tij, nuk e motivojnë këtë vendim delikat me mosvotimin e tre prioriteteve të BE nga Kuvendi i Shqipërisë, por me faktin se Shqipëria nuk i përmbush standartet për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Hollanda është e mendimit se Shqipëria nuk është ende gati per statusin e vendit kandidat. Ne e përshëndetim faktin se është bërë shumë punë dhe ka arritje në këto një vit e gjysëm, ketu mund te permend emerimin e Avokatit te Popullit, ndryshimet ne kodin zgjedhor dhe ligjin per imunitetet. Por tani është tejet e rëndësishme që Shqipëria të japë prova konkrete që këto ligje jane vënë në funksionim dhe zbatohen. Për shembull, do të ishte shumë pozitive të shikojmë që behet progres në lidhje me ceshtjen e të drejtave të pronesise dhe sigurisht, të sigurohemi që zgjedhjet do të zhvillohen sipas standarteve ndërkombetare”, shprehet ambasadori De la Beij.
Vlen të vihet në dukje se ky qëndrim i qeverisë hollandeze e nxjerr të panevojshëm dhe demogagjik debatin politik aktual rreth votimit të ligjit për Gjykatën e Lartë, statusin e nëpunësit civil dhe rregulloren e Parlamentit. Siç shihet, vendi ynë ka disa probleme të tjera më të thella sesa këto prioritete ende të paplotësuara. Veç Hollandës, edhe vende të tjera europiane po japin shenja skepticizmi rreth dhënies së votës pro për Shqipërinë në dhjetor, çka e komplikon edhe më tej vendimin final për statusin
Leave a Comment
