Basha në takim me demokratët: Shpallja ‘non grata’ e Berishës ishte një ‘shok’ për ne, por shkeli vijën e kuqe!

Amelda Amelda

Në një takim me demokratët e Durrësit, kreu i PD, Lulzim Basha, ‘sulmoi’ sërish Sali Berishën ndërsa theksoi se ky i fundit lufton vetëm për interesa personale. Basha komentoi shpalljen non grata nga SHBA të Berishës ndërsa theksoi se në fillim ishte një ‘shok’ për të gjithë, por deputeti Berisha shkeli vijën e kuqe me protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu.

“Shpallja ‘non grata’ e tij nga SHBA ishte me të vërtetë një shok për ne, por tani e shohim cdo ditë si sillet me demokratët, si manipulon, si gënjen, si ka kaluar vijën e kuqe më 8 janar, duke u përpjekur të çojë demokratët në gjakderdhje.”-tha Basha.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Duhet te beje testin e shendetit mendor ky njeri .Pa e tepruar .Po doli ne rregull do t’a lexoj cfare prrallis. Se me friken e votes se vetbesimit ai ka kaluar cdo llogjike njerezore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *