Breshëri plumbash drejt një furre buke në Athinë, plagosen dy shqiptarë

Amelda Amelda

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Athinë, me pasojë plagosjen e tre personave.

Mediet greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Voulas, ku një person ka hapur zjarr drejt një furre buke, në kryqëzimin e rrugëve “Ermou” dhe “Proodou 42”.

Nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur dy shtetas shqiptarë dhe një iraken, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ku deri më tani është sekuestruar një thikë.

 

Mësohet se njëri shqiptar ka marrë plumb në gjoks, kurse tjetri është me plagë arme në bark. Raportohet se sherri ka nisur fizikisht mes katër personave para një furre, ku njëri ka goditur tre të tjerët, dhe më pas kanë ardhur dhe e kanë marrë me makinë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *