Plaçkitet filiali i kompanisë celulare, çahet muri

anazapta

Filiali i një prej kompanive më të mëdha celulare që operojnë në vendin tonë është plaçkitur gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në Milot, ndërkohë që ende nuk ka të arrestuar për krimin. Mësohet së autorët kanë hyrë brenda ambienteve nëpërmjet një dritareje të vogël, të cilës fillimisht i kanë shkulur hekurat mbrojtës, ndërsa Xhemal Osmani, pronar i këtij dyqani, shprehet se ka kërkuar ndihmën e policisë. Autorët e ngjarjes kanë mundur të marrin disa prej aparateve të celularëve të markave nga më të ndryshmet dhe dëmi shkon në 100 mijë lekë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet, duke mbledhur provat e lëna nga autorët në vendngjarje, si gjurmët e gishtrinjve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *