ARRSH: Bëni kujdes në këto akse, ja ku duhet të qarkulloni me zinxhirë

J L

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me gjendjen e disa akseve rrugore në vendin tonë, si pasojë e motit të keq dhe temperaturave tepër të ulëta.

Kështu, sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, por nuk ka pasur probleme me qarkullimin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temeratuar kanë qenë nën 0°C.

Ndërkohë, sipas njoftimit të ARRSH, drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore e të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *