Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, do të kërkojë të hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Burime nga Bashkia e Tiranës konfirmojnë se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.
Çështjet e shitjeve ndërkombëtare të ndeshjeve dhe basteve të paracaktuara do t’i paraqiten oficerëve rajonalë të FBI. Kujtojmë se agjentët amerikanë çuan në rrëzimin e Blatter e Platini – miqtë “e pathyeshëm të Dukës”, që mbyllën me dënime penale karrierat e tyre!
Sipas burimeve, agjentet e DEA me qendër rajonale në Athinë – agjencia amerikane e antidrogës – do të prezantohen me të gjitha provat e parave të drogës në sport, me dijeni e mbështetje të Armando Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.
Nuk mbetet pas dosja britanike, për të dhëna të burimeve dhe shpenzimeve të pajustifikuara të familjes Duka në blerje pronash, makinash luksoze e asetesh në shifra të jashtëzakonshme. Scotland Yard dhe NCA, që gjurmon posaçërisht pastrimin e parave nga subjektet e huaja në Britaninë e Madhe, do të kenë të hënën prova të pakundërshtueshme sipas aksionerëve të Tiranës.
Ndërkohë, me shkresën me nr. 23859 prot. më datë 26.11.2021, është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë materiali procedurial për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i k. Penal në ngarkim të drejtuesve e punonjësve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në lidhje me këtë çështje është dërguar material shtesë me shkresën 23859/k/1, prot më datë 03.12.2021. Gjithashtu, me shkresën 23859/k/2 prot. më datë 16.12. 2021, është dërguar sërish material shtesë. Burime të prokurorisë së Tiranës konfirmojnë se çështjes do t’i shtohen dhe dy prokurorë të tjerë për të përshpejtuar hetimin.
Një sërë veprash të tjera për të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave, apo kontratat e paligjshme në konflikt interesi të marketingut në futboll të kompanive të Dukës si AIBA, SuperSport, EcoMarket, GoTech, Kantina Duka, do t’i paraqiten për evazion fiskal agjencive shqiptare të Pastrimit të Parave, Krimit Ekonomik dhe Hetimit Tatimor! Duke qenë se aksionet janë të përbashkëta mes Armando Dukës dhe vëllait deputet Agron Duka, dosja voluminoze do t’i paraqitet edhe SPAK dhe ILDKP, si institucione që ndjekin posaçërisht politikanët e përfshirë në aktivitet kriminal.
Burime të Bashkisë së Tiranës, pohojnë se kanë përfshirë dhe konsulentë të huaj të medias për të ndërkombëtarizuar shkeljet e Dukës në abuzimet me Fondet e Solidaritetit të dhëna nga FIFA e UEFA, që nuk kanë shkuar për shoqatat e fëmijëve, por janë devijuar për zyrat e reja të Dukës. FIFA është akuzuar prej kohësh për mungesë kontrolli me abuzimet e federatave lokale me drejtues si Duka, dhe mesa duket një valë e re mediatike për këto shpërdorime ndërkombëtare po bëhet e pashmangshme.
Bashkia e Tiranës, si aksioner i FK Tiranës, do t’i përcjellë dosjen e plotë edhe Ambasadave Amerikane e Britanike në Shqipëri, për të kërkuar revokimin e vizave të familjes Duka, si minues përsëritës së demokracisë në futbollin shqiptar dhe të dyshuar në një sërë veprash penale!
Kjo është hera e parë që ka një mobilizim të tillë të institucioneve ndërkombëtare për të hetuar Armando Dukën dhe abuzimet në FSHF. Javën e kaluar u ndalua nga policia delegati i tij, Fundim Dollaku, për falsifikim të firmës së Kryetarit të Bashkisë së Shijakut, që të votonte paligjshmërisht Dukën.
Beteja Veliaj-Duka pritet të ashpërsohet javën që vjen me zgjedhjet për Shoqatën e Tiranës, ku Duka kërkon mandatin e 6-të pas 20 vitesh në krye të FSHF që nga viti 2002!

Mandi Po te vjen fundi
Erion Veliaj dhe morrat e kuq komuniste,vetem FSHF nuk keni tuajen.Ju jeni te papare Nuk imagjinoni qe te mund te ekzistoje nje tjeter institucion qe gjeneron te ardhura,administron buxhet dhe te jete ne duar re tjeter kujt.Po si mund te kerkoje nje hetim nderkombetar,nje plehre qe eshte ne kupolen e krimit nderkombetar?Po dosja e Ndragetes te ka shpall aktor kryesor ore Erion.
UEFA,rasti eshte identik si me Françesko Beketin,te cilit i beri presion Rama dhe Veliaj dhe Shteti shqiptare humbi 110 milion euro.FSHF duhet ta padisi ne gjyq nderkombetare Veliajn per kerrcenim,sepse po e njejta gje ndodhi edhe 4 vite me pare kur Rama kerkonte ta merrte FSHF me ane te Bashkim Finos.Qeveria mafioze e Rames duhet te paditet patjeter ne gjyq nderkombetare,sepse ne Shqiperi e kan kapur per fyti shtetin.
Duket se filmi po e fut Veliajn me shume ne gjirin e daj Samit dhe babushit ne Njujork, qe ky te vazhdoje pas largimit te te gjatit rrugen e duhur dhe besnike te parakaluesit! Natyrisht, ku te japin te hash edhe do lehesh!
Gati letrat per nje nga kenbet Oktapidit gjigand te krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi !
Ma ato letra fshi bythen Duka, si Berisha dhe vrasesit e 21 janarit.
problemi eshte qe kur te shkoj atje ke veni, ka per ta fshi me gazete …
Allbania kolumbiane, lojtarët e paguajnë me kokë mosbindjen ndaj grupit kokaina Shijak
Dhe saliu e ka demaskuar klanin duka e pastaj u be me dukat…
Edhe akuzat e lalit do shuhen pas zgjedhjes hajdutit me te madh te sportit ,duka qe nuk e lidh asgje me sportin pervec parave.
Sheiku Duka e ka mbushur me kohe kupen.
Eshte mire per popullin kur perleshen dy klane.
Keq eshte kur klanet bejne marreveshje.
Thua të jetë serioze kësaj radhe?
Shpresoj tju shkohet deri në fund gjithë kjo iniciativë.
Shfaqja teatrore e rradhës. Siç duket Lali Eri u mërzit se nuk mori nga ato eurot e uefas për Tiranën që ndau Duka me Halilin dhe as nga milionat e eurova nga fifa.Në një shtet ku zbatohet ligji do ishin përballur dhe ndëshkuar si Duka ashtu edhe Halili. Tirana ka vite që nuk duhej liçensuar por në një vend që egziston vetëm si nocion gjeografik siç është Shqipëria nuk respektohet asnjë aspekt ligjor. Një kampionat I dështuar dhe trukuar nga java e parë deri tek e fundit ku vetëm ultrasit shkojnë nëpër stadiume dhe ata për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me futbollin. Nivel që nuk krahasohet as me ndeshjet midis ndërrmarjeve dikur në kohën e merhumit
Mos harro Qytetar se nuk është vetëm Tirona por edhe morrat. Si e shpjegon që vllai i km është drejtor teknik tek një punëdhënës që tregëtinë e kokainës e ka të parën ? Si e shpjegon që vllai i km është drejtor në një klub që sponsor ka firmën gjoka një nga grabitësit më të mëdhenj të parasë publike ku km dhe vllai i tij dikur emigrant para 2013, kanë një pjesë të madhe të tangenteve kriminale korruptive. Si e shpjegon që një injornat si Gjici përlan miliona euro nha buxheti shtetit dhe investon në një ekip no name si Kukësi dhe askush nuk thotë gjë që kjo para publike shkon për një ekip pa histori duke degraduar futbollin në shumë prej qyteteve që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar. Ja pra qytetar këto janë të gjithë plehra me kryeplehrën që gjithmonë është në krye të ekzekutivit majtas e djathtas
Qe futbolli shqiptar ka degjeneruar ky eshte fakt.Ne cdo rast pergjegjesia e FSHF eshte e madhe.Por per keto qe shkruhen nuk ka pse irritohet njeri.Erion Vellai nxjerr dhe ndjen rruge ligjore per hetimin e FSHF dhe Armando Dukes.Ju kujtohet si è quan familjen duka kryemorri juaj blu ,”klani i zemunit”.po ju kujtoj qe vellezerit duka jane shume te lidhur me vellezerit Koka.,Nese dikush ka ndonje ankese per “morrin e kuq”Erjon veliaj,le te ndjekje rruge ligjore ,si erjoni,dhembe per dhembe kunder “morrit te kuq”jo me llafe rrugesh,se i ben dem vehtes .Eshte ai neni “komunist” i kodit penal “shpifje per shkak te detyres”.
Pse tirana dhe jo partizani?
….
TE GJITHE PUSHTETIN SOVJETEVE , kjo eshte parulla e Veliajt & Co , yani rilindjes i ka mbetur edhe nje keshtjelle e pa marre , jo se Duka & Co eshte i ndershem le te hetohet dhe udhe e mbarre , por Veliaj luften nuk e ben per parime por per pushtet