Nga Jorgo Mandili
Botuar nê DITA
Një megaskandal i “data base” të pagave, tre informacione statistikore dhe një analizë vlejnë për të kuptuar se kush na sundon dhe pse jemi njerëz të nëpërkëmbur, të vjedhur, të shtyrë e të pështyrë, të vrarë, të shitur e të hedhur në rrugë. “Të lirë, të lidhur me zinxhirë” – do të thoshte Russoi!
Ky është realiteti i trishtë dhe i mjerueshëm i shumicës, përkundrejt lukrokracisë dhe hedonizmit të një pakice, që “lundron” në para. Janë këto dy botë të kundërta, që ekzistojnë realisht, jashtë çdo iluzioni për mirëqenie, barazi, drejtësi e dinjitet.
Sado i ndritshëm të jetë Pallati i Demokracisë, e vërteta nuk është ajo që duket. E vërteta është në thellësi: ajo fshihet në “Kutinë e Zezë” të këtij pallati. Luhet me të në bodrumet e tij; aty shkruhen skenarët, orkestrohet, intrigohet. “Baronët e parasë” tërheqin litarët, kukullat lëvizin sipas skenarëve të tyre.
Asnjë iluzion për ekzistencën e demokracisë në kapitalizëm, sado të propagandohet ajo. Përderisa tregu gjithçka e konverton në mall, atëherë jo demokracia, por paraja është kapitali më i çmuar. Për skeptikët e këtij artikulimi doja t’ u sillja në vëmendje atë se çfarë ka thënë Nathar Mayer Rothschild- bankier dhe biznesmen me aktivitet në të gjithë kontinentin europian në shekullin 19-të, pinjolli i familjes, që posedon mbi një trilion dollarë:
“Nuk dua t’ia di se cila kukull vihet në fronin e Anglisë për të sunduar Perandorinë në të cilën Dielli nuk perëndon kurrë. Ai që kontrollon paratë e Britanisë, ai kontrollon edhe Perandorinë Britanike”.
E thënë ndryshe: “ne që kemi paratë, kemi edhe pushtetin”, orientimin, kontrollin, monitorimin, administrimin e gjithçkaje e mbi çdo gjë. Më qartë nuk mund të shprehej asnjë oligark financiar. Paraja kontrollon politikën, qeverisjen, drejtësinë, mediat, shoqërinë civile, shpirtrat e njerëzve dhe gjithçka tjetër që ekziston mbi Tokë, veç tërmeteve, përmbytjeve, zjarreve e cunameve.
Prandaj mos u habisni nga qëndrimet e veprimet jo sovrane të politikanëve, parlamenteve, qeverive. As nga “pavarësia” e “ushtrisë” së listë-pagesës, ekspertët e përnatshëm televizivë të politikës, ekonomisë, drejtësisë, medias, akademizmit, shoqërisë civile etj.
Vallë rastësi është punësimi i ish kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, pasi dha dorëheqjen? Një prej mbështetësve të hershëm të ambicieve të tij politike i “hodhi dorën”, i ofroi një detyrë menaxheriale të rangut të lartë me pagë 300.000 € në vit. Themeluesi i Palantir Technologies është miliarderi gjermano-amerikan Peter Thiel, që ka mbështetur edhe republikanët amerikanë. Lidhja e politikës me “baronët e parasë” është e pandashme.
Nuk do shumë mend të kuptosh thelbin e asaj që fshihet brenda “kutisë së zezë” të këtij sistemi, nëse hulumton me kujdes “data bazën” e listëpagesës dhe gjithë veprimtarinë e parlamentit, qeverisë, medias, OJQ-ve; veprimtarinë politike, ekonomike, sociale, edukative të këtij tranzicioni të gjatë e të trishtë.
Nga njëra anë, shpaloset tabloja e një kaosi social e individual, që prevalon mbi ligjin, rregullin, familjen, dijen, humanizmin etj. Dhe nga ana tjetër, kalbëzimi moral i shoqërisë me krim, vrasje, vetëvrasje, prostitucion, drogë, pornografi etj. Paraja është karburanti që ushqen këtë anomali shoqërore dhe individuale ku pabarazia dhe padrejtësia sociale kanë arritur përmasa emblematike dhe endematike.
Lojërat politike të “baronëve të parasë” përcaktojnë ecurinë, stabilitetin, destabilizimin, mirëqenien e dinjitetin e çdo vendi e çdo shteti. Sovraniteti i është shitur parasë. Strategjia e tyre nuk ndryshon – çdo katër vjet investojnë për “kukullat” e politikës dhe pushtetit si edhe “ushtrinë e të përkëdhelurve”, me paga të majme, që u shërbejnë me “devotshmëri” synimeve të tyre. Listëpagesa është vetëm “maja e ajsbergut” e kësaj të vërtete të trishtë, që shumica e njerëzve e quan demokraci!
Këto dihen – do të thotë ndokush, sepse po përjetohen dhe përcillen me trishtim nga shqiptarët. Dakord, mund të jetë edhe kështu, por të dish e të kuptosh nuk janë e njëjta gjë. Duhet të depërtojmë në thellësi të “kutisë së zezë” së sistemit, për t’iu afruar të vërtetës, për të kuptuar se çfarë fshihet në thellësi të saj.
“Të përpiqesh të kuptosh thelbin, do të thotë të jesh i lirë” (Spinoza), do të thotë të jetosh jo me iluzione, do të thotë të jesh vetvetja dhe jo adhurues i kukullave, do të thotë të ekzistosh! Ekzistenca është ndërgjegje! Këtë ndërgjegje falsifikojnë, përpunojnë e manipulojnë binomi politikë-baronë të parasë, për të krijuar iluzionin se demokracia dhe kapitalizmi janë të vetmit realitete të qëndrueshme, ku njerëzit gëzojnë lirinë, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre.
Ajo që ndodhi tek ne me listat e pagave për qeverinë mund të jetë megaskandal, se tregoi paaftësinë e saj për të ruajtur të dhënat e besuara. Por për publikun është transparencë demokratike. Për mua kushdo që ka nxjerrë këtë informacion i ka bërë një shërbim të çmuar opinionit publik për të parë se çfarë fshihet brenda “kutisë së zezë” të së ashtuquajturës “demokraci”.
Shqiptari u shokua, jo nga paligjshmëria e publikimit të këtyre të dhënave. Se në Shqipëri paligjshmëria, padrejtësia e pandëshkueshmëria janë të “ligjshme”, por nga ajo që panë: nga ajo që quhet nomenklaturë e pabarabartë në logjikën ekonomike dhe sociale të rrogave, të cilat shpërndahen sipas logjikës klienteliste dhe tribale. U shokua, nga pabarazia emblematike që panë, nga një pabarazi unikale në botë! Një hendek i madh u krijua në besimin tek qeveria dhe një neveritje për opozitën, që lakmia dhe babëzia për pushtet e ka larguar nga hallet e popullit duke e lënë atë të pambrojtur nga qeverisja e keqe. Një opozitë autokarikaturë!
U shokua publiku, kur pa mjaft individë që hiqen e shfaqen si kritizerë apo të pavarur (moderatorë, analistë, publicistë, ekspertë, gjithollogë etj) në borderonë e qeverisë, korporatave dhe kompanive të mëdha. Kuptoi se pse paguhen kaq majmërisht një “fashë” e zgjedhur e “pushtetit të katërt”. Tashmë u bë më se e qartë se emisionet televizive të aktruara, debate të trukuara, postera të kuruara etj realizohen me të vetmin synim – të manipulojnë opinionin publik përmes imponimit me të gjitha mënyrat, mjetet dhe rrugët të nevojave të padronëve të këtyre iper të paguarve.
Ja pse disa moderatorë, gazetarë e redaktorë, si Fevziu, Vasili, Peka, Balla, etj herë pas here për ngjarje të ndryshme nxjerrin në ekrane figurat më groteske, më të shëmtuara e më të urryera si Sali UI- në e pastaj me radhë “moralistë” të shëmtuar, alkimistët e trushpëlarjes. Analistë, publicistë si Lubonja, Bushati, Bejtja, Shkullaku, Balliu, Nesho, Peka, Dervishi, etj të gjithë të mirëpaguar për çfarë?
Për të bërë këtë mishmash mediatik – rreth një tryeze dijetarësh, ekspertësh, politikanësh, specialistësh me personazhe groteskë, komikë, sa pompozë aq edhe karagjozë, njerëz shkeleshko, sharlatanë, modeli më i keq i gazetarisë. Shpresojmë se sot e më tej publiku të ndërgjegjësohet që të mos nënshtrohet e manipulohet nga kjo lloj gazetarie listepagesash që qelbet erë.
Ndaj luksokracia hedoniste na bën karshillëk nën dritën e diellit, me vilat e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve, prokurorëve, guvernatorëve bankarë, llogaritë me disa variabla, investimet për fëmijët e tyre në shkolla e universitete prestigjioze me tarifa deri mbi 160.000 € në vit, udhëtime e pushime ekzotike.
Lalëz, Qerret, Farkë, ata e shfaqin hapur perandorinë e tyre të hajdutërisë dhe abuzimit pa iu hyrë gjemb në këmbë.
Krahas kësaj bote u krijua edhe bota e varfërisë, mjerimit, dëshpërimit, e vetëvrasjeve, prostitucionit, drogës, krimit, bota e mbijetesës së “demokracisë”. 621.000 të varfër, që përbëjnë 40% të popullsisë jetojnë në kushtet mizerabël në rajon. Gjithçka konfirmohet nga EUROSTAT, ku Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë me vetëm 30% të mesatares së Bashkimit Europian (PBB) dhe 39% të konsumit individual për frymë (AIC).
PËRTEJ NJË ILUZIONI
Në Shqipëri, formalisht ka vlera të shpallura si demokraci, por demokracia nuk ekziston. Mashtrimi më i madh i djallit është, kur ai të bind se nuk ekziston, kurse mashtrimi më i madh i këtyre “baronëve të parasë” është kur ata shtiren sikur e duan demokracinë. Në realitet ata me çdo kusht e me çdo mjet përpiqen për ta “tkurrur” atë.
Gjithçka sintetizohet në maksimën neveritëse e çnjerëzore të tyre, në thënien e Adam Smithit se “gjithçka për ne, asgjë për të tjerët”. “NE”, kuptohet se kush janë, kurse ATA, janë populli, të cilin e kanë kthyer në një kope të hutuar që valëvitet si një balon në uragan. Në uraganin e parasë.
Për skeptikët e asaj çka është parashtruar këtu, do sjell në vëmendjen Sokratin, filozofin e Greqisë antike, i cili ka parashikuar, gati 2 mijë e 500 vjet më parë, një situatë të ngjashme me atë të ditëve të sotme, kur demokracia keqpërdoret. Ai ka thënë se në sistemet demokratike, të cilat nga shumëkush shihen si më idealet për qeverisje në një shtet, pushtetin do ta marrin kusarët dhe mashtruesit.
Po ashtu, sipas tij, kur kjo të ndodh, demokracia do të pasohet me tiraninë më të keqe – “tirania demokratike” – me plutokracinë – më e keqe dhe më antinjerëzore se ato të kohës së perandorive apo mbretërive.
Me Sokratin dhe Platonin lindi utopia e parë filozofike për një sistem shoqëror “të drejtë” (për kohën), i cili më pas kishte një ndikim të madh në shfaqjen dhe zhvillimin e socializmit utopik dhe socializmit shkencor të Marksit, edhe ky utopik, por që gjithmonë do ngelet aspiratë për njerëzimin për mirëqenie, drejtësi, barazi e dinjitet.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është botuar nga DITA dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Respekt !
E verteta e Hidhur, Helm, helm per ata qe kuptojn dhe nuk kane Force, Pushtet, Fjale qe ta Ndryshojne. Valgari i Injorances eshte aq i madh sa nuk ka as nje togfjalesh qe mund ti bresh sado pak ne dijenite e tyre ;(
Jemi te destinuar te rrime nen pushtetin e Idjotit dhe pse eshte Ai qe vuan e do vuaj me shume. Nje fjale thote “Budallai nuk eshte me Budalla kur e kupton qe eshte Budalla). Kjo tek ne nuk eshte as Komunizem e as Demokraci, kjo qe kemi ne eshte nje Kombinim i te dyjave, po nderkohe qe modelet ekonomike te vendeve Demkratike po studiojne se duhet nje Model i paster Kapitalist, si ai US apo nje kombinim i tij me ate Social si ne BE per te patur sukses ne vazhdim (pra edhe populli te jete me shume i kenaqur se jo), ne Shqiperi studiohet e njejta por per Kunkurencen e te Keqijave te dy Sistemeve. Dhe eshte eqarte qe ja kane Arritur, me mire se sa Foltorja dhe pjesmarrja ne mitingje politike dhe ndjekja e dhjetra kanaleve news nga shumica e popullates, nuk ka deshmi tjeter. Turmat qe shkojne pas Cyrrles se Politikes dhe hane bar nga mengjesi ne darke!
Zgjidhja kush eshte?
Une kam qene student i profesorit te nderuar Temo Mandini , i cili na mesonte lenden e fizikes .
Komunizmi qe ne pame , na thuhej qe ishte demokraci e proletareve , (pra e atyre qe kane krahet per te punuar) ; po demokracia ne kapitalizem a mund te jete “nje lloj komunizmi” i atyre qe kane parane .
=========
Nena ime me ka porositur :
Ne cdo vend te botes qe do te degjosh lavderime per demokracine , bej kujdes dhe mos u mashtro sepse nese vertet do te jete demokraci atehere nuk do te kete askush asnje interes per te propoganduar dhe lavderuar ate .
Gjithëçka e trajtuar realisht, në mënyrë shkencore dhe me vërtetësi.
Horrat në pushtet, paratë për horrat, mediat propagandë degjenerimit, shpirti vritet çdo ditë, familja shkatërrohet në mënyrë progresive, krimi lulëzon, lulzimi kërkon pushtet, mjerimi pushton hapsira të reja dhe ne… ndërtojmë luksokracinë!
Na rrofshin leshtë kanalistët bushatllinj, ljubonjistë, çimpekistë, mulla omarët dhe gomerët bubuzhelë e C°!
Demokracia është fasadë.
Demokracia reale është inekzistente!
Jetojmë në një sistem fals, totalisht mashtrues dhe pa perspektivë!
Faleminderit, z. Jorho Mandili. Meritoni nder dhe respekt për pasqyrën e këtij realiteti të shëmtuar.
ESHTE E VERTETE QE ANALIZA ESHTE SHUME E HOLLESISHME DHE BINDESE PER ATE QE TRAJTON, POR E KEQJA E AUTORIT QENDRON NE FAKTIN SE FAJIN E KA VETEM OPOZITA! KJO TE BEFASON E TE DETYRON TE PYESESH VEEN: pO KY jORGUA, TE JETE VALLE ZEDHENESI I EDI RAMES?
Shkrim briland qe tregon realitetin. Mbyllie e ndyr me socializmin e Marksit.Ne teorin marksiste motor i levizies se shoqeris eshte “LUFTA e KLASAVE” deri ne shtate breza.Per sa kohe dhe ERA e KADAVRES komuniste te endet neper Shqiperi, keq e me keq do te shkojme
Ku eshte paraja nuk ka liri ,drejtesi dhe dinjitet…Nuk ka Demokraci.Te gjithe ata qe qe “filozofojne “te kunderten jane kontigjent i Kutise se Zeze ,qe artikuullshkruesi e ka pecaktuare ne foremen me te padiskutueshme.Ato qe vetequhen Demokraci te perparuara ,jane mashtrues ose e pakta ju pelqen….A ka ,qofte dhe nje “Demokraci” te vetem ne bote ,ku sistemi zgjedhor qe perdor perjashton perdorimin e parase?-Jo nuk ka.Pecaktimi i Solonit se “pushteti buron nga populli dhe I takon atij”eshte dhe do te mbetet Diell per njerzimin.Kur vota ,pa pranine e parase, do te behet pushteti i vetem ne te gjitha hallkat e qeverisjes,kur asnje individ nuk do te kete pushtet,kur cdo nivel qeverisje do te behet nga keshilla te zgjedhura direkt nga votuesit ,vetem athere pushteti nuk i kalon “Kutise se Zeze”… Ne ato te ashtuquajtura Demokraci ku nuk funksionojne Referendumet popullore ,sondon “Kutia e Zeze”….Teorte qe injorojne Referendumin duke perdorur termin “populizem” jane antidemokratike…Le ti referohemi Zvicres per rolin qe I jepet referendumeve ,aq sa perdoren ,e tregon fuqine e votes se popullit…
Shkrim me te sakte nuk kam lexuar tash 30 vjet.
Por duhet te dale dikush te organizoje takime , me rinine sidomos dhe te krijohet nje levizje e re qe ti shporre te gjitha keto parti qe u krijuan me keto ro vjet
e lexon deri ne fund dhe nuk gjen asnje permbajtje. akuza mediave nderkohe qe autori nuk thote asgje me shume nga cfare kane thene mediat.
Shkrimi eshte shume realist,me te verteta te pa diskutueshme,mefakte konkrete POR, utopik si vete idete marksiste qe mbron.Deri ne ditet e sotme organizimi “demokratik” ka qene me i “miri” i mundshem POR,jo me politikanet bastard shqiptar.Dikur Curcilli e kritikoj organizimin e socializmit te BS-s.Stalini i tha qe dhe demokracia juaj ka shume te meta.Curcilli e pranoj qe difekte dhe ju pergjigj.Le te bashkepunojme per te prure nje sistem me te mire per shoqerine.Per aq kohe qe shoqerine e sundon PARAJA dhe babezia per te , mos prisni demokraci.
Z Mandilli…emerimi I Kurz nuk ka asnje lidhje me cfare thoni….ai ka dhene doreheqje 3 here dhe 3 here e votuan….iku per 300 mije euro reklama ku prokuroria ja ktheu zyren permbys…ai diku do emerohet e do punoje se aq ka bere por te dini se ai zoteron vetem nje AP 80 m 2 pra shume large standartit Shqiptar ku shtetari kthehet ne miliarder…me kte krahsim duket sikur doni tu thoni Shqiptareve kudo njedoj jane….nuk jane njesoj ku ligji funksionon e nje prokurori lagjeje te ben gjemem.
OK,Z.J.Mandili.Por,Shkrimi jauaj AKADEMIKË vlen për leksione në AUDITOR.Ju nuk jepni rrugë-Zgjidhje:
1.Tek NE DREJTËSIA është TREDHUR që në 1992 dhe nuk bëhet më sa të jetë Sb mbi dheee dhe në politikë.
-SHBA+BE që kanë marrë përsipër të bëjnë drejtësinë e RE po dështojnë derisa Kryetari SPAK kërkon prova si Saliu për shpalljen non grata të tij,kur 101 provat janë ATYYY.Vetëm për 21 janarin Sb dhe Lb duheshin dënuarë nga 25 vjet burg.Kështu do shpëtonte PD dhe Shqipëria përfundimisht me krijimin e një ekip të RI në PD pa mentalitetin Berishist ANARSHIST,DESTABOLIZUES,HAJDUT,VRASËS. !
-SHBA duhet të sjell deri 20 gjyqtar ql të futi në burg dhe tu sekuestroi pasueinë Atyre të vilave në Lalëz,Golem,Farkë,Longhill,etj duke mbushur buxhetin e Shtetit për të mbyllur kështu shumë VRIMA TË ZEZA,ku 40 % e popullsisë është më e varfra në Eueropë.
2.Tek ne nuk ka SINDIKATA.Ato vdiqën qëkurse Gëzim Kalaja dekoroi Sb te Presidenti Tij Bujo Nishani në mandatin e tij të parë Qeverisës.
3.Tek NE nuk ka SHOQËRI CIVILE të saktë.Bile Ajo është më e korruptuara nga Qeveria.
4.Tek NE MEDJET 90 % i ka kapur Berishizmi që në 2095.Ndaj çdo mbrëmje si Hana-listë te SYRI ZENIT,ABC,FAKE,KLAN,NEWS24,ORA,etj,dalin Ata që shkruani Ju.Dhe asnjë i PS.Më vjen marre kur shohë te OPEN-Eni Vasili nipin e Hysni Kapos Andi Bushatin që gruan e ka AVOKATE populli e cila ka qënë Avokate Saliut në vite.
-Ndaj janë bër lëmsh si ngjala në rrjetë DEREJTËSIA-MEDJET-KRIMINELËT-OPOZITA E SHKATËRRIMIT etj dhe, nuk ka ZOT që i çan.
4.Tek NE duhet të krijohet një OPIZOTË E RE me intekektual nga DIASPORA.Pasi PD-së i duhet mbi 10 vjet të lidhi oshkurtë e vetë dhe të ndaj pasurinë e PD mes vedi.
-FLM DITA,JM
Analize brilante , ju faleminderit profesor .
Kjo analize , duhet te jete kembane alarmi o popull , qe te jeni me kembe ne toke , para kutive per ke do votoni .
Respekt i nderuar PR .