Akuzat për shpërdorim detyre, vjedhje e korrupsion shumëvjeçar, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Armando Dukën

J L

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Organi i Akuzës ka nisur hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Një ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit kërkoi një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20-vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit”.

Sipas Bashkisë, ekziston një raport dhe prova në DEA për lidhjet e Armando Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.

Në njoftimin e lëshuar nga Bashkia për këtë çështje, thuhej se prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

Me shkresën me nr. 23859 prot. më datë 26.11.2021, është referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Tiranë materiali procedurial për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i k. Penal në ngarkim të drejtuesve e punonjësve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në lidhje me këtë çështje është dërguar material shtesë me shkresën 23859/k/1, prot më datë 03.12.2021. Gjithashtu, me shkresën 23859/k/2 prot. më datë 16.12. 2021, është dërguar sërish material shtesë.

Burime të Prokurorisë së Tiranës konfirmojnë se çështjes do t’i shtohen dhe dy prokurorë të tjerë për të përshpejtuar hetimin.

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *