Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ ndan komisionerët mes PS, PD dhe LSI

J L

KQZ ka vendosur për përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 6 marsit duke ndarë anëtarët për secilën parti.

Mësohet se në gjashtë bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhje, 3 anëtarë të KZAZ-ve do t’i ketë Partia Socialiste; 2 anëtarë Partia Demokratike dhe 1 anëtar LSI-ja.

Në këtë mënyrë është bërë një ndarje e barabartë mes maxhorancës dhe opozitës edhe pse kjo e fundit duket të jetë e përçarë.

Krahas kësaj, në zgjedhje pritet të futen edhe kandidatë nga mbështetësit e Berishës.

Pak ditë më parë, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi i tha Ivi Kasos se nuk e njihte atë, por të dërguarin e PD-së zyrtare si përsonin që duhet të përfaqësonte këtë parti në mbledhje.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *