Prof. dr. Ahmet Kamberi
Më duhej të liroja vend në raftin tim të librave dhe ndava mënjanë shumë libra të letërsisë për fëmijë që fëmijët e mi kishin lexuar në moshën e fëmijërisë dhe adoleshencës. Ftova nipin e një mikut tim, nxënës në shkollën 9-vjeçare, me qëllimin që t’ia dhuroja të gjitha ato që ai do të pëlqente. E fillova me nja katër a pesë libra të shkrimtarit të njohur për fëmijë Gaqo Bushakës dhe vazhdova me libra të tjerë të shkrimtarëve tanë për fëmijë si edhe të libra të përkthyer nga letërsia e huaj. Ai filloi t’i mblidhte me kënaqësi, por kur erdhi puna te një libër në kapakun e të cilit ishte një figurë partizani me kapele me yll të kuq, më tha prerazi:
– Jo, këtë nuk e dua!, duke rrudhur buzët dhe shtrembëruar fytyrën e tij të njomë e të bukur.
Mbeta i habitur, por vazhdova me të tjera. Më në fund, mora në dorë një nga ato librat me partizanë dhe i thashë:
– Merre dhe këtë, se edhe këtu mund të gjesh tregime që do të të pëlqejnë.
Ai ngriti kokën, më nguli ato sytë e tij të vegjël, që shkëlqenin dhe me një pamje që sikur donte të më thoshte “E po mirë, me qenë se ti po këmbëngul”, zgjati dorën e tij të njomë e mori librin që po i propozoja dhe më tha, thatë:
– Po e marr…
I ngarkoi në një trastë të madhe në kurrizin e njomë që iu përkul, ca të tjera ia dha s’ëmës që t’ia mbante dhe u largua duke më thënë faleminderit.
Mbeta për një copë herë pa lëvizur duke menduar se si janë formuar e deformuar qëllimshëm njerëzit brez pas brezi në një vend të lakmueshëm si ky i yni, ku janë përzier shumë interesa dhe mjeshtra të gjithfarë lloji, të cilët thurin rrjeta lirisht, me punëtorë shqiptarë natyrisht.
***
Ishin festat e Nëntorit, atmosfera ishte e zymtë nga tërmeti shkatërrimtar që vrau njerëz e la mijëra të tjerë përjashta. Festat u kthyen në ditë zije mbarëkombëtare. Një vend i shkundur, anemik e i drobitur që duhej të përballej edhe me një hakmarrje të egër të natyrës ndaj gabimeve të njerëzve të përdorur nga një skotë të babëziturish e politikanësh që e molën pa mëshirë këtë lopë pjellore, të shndërruar tashmë në një gërdallë që lufton të mbahet në këmbë. Por ishin ditë pushimi, gjithsesi. Bashkë me bashkëshorten vendosëm të shkonim në Përmet.
Unë e kam adhuruar këtë qytet të bukur me njerëz të mirë, që kur e pashë për herë të parë më 24 Maj 1964, kur u festua madhërishëm 20-vjetori i Kongresit të Përmetit. Ramiz Agolli, si përfaqësues i brezit të luftës dhe unë, si përfaqësues i rinisë, morëm pjesë në këtë festim si delegatë të Dibrës. Eshtë një kujtim i paharrueshëm që më mbeti në mendje dhe që nga ajo kohë, gjithnjë, doja të shkoja në Përmet, kurdo që më është dhënë rasti.
Mbërritëm në Përmet në pasditen e 28 Nëntorit 2019. Qyteti ishte zbukuruar me flamuj dhe banderola ku shkruhej “Rroftë 28 dhe 29 Nëntori”. Ndonëse shi, kishte mjaft njerëz nëpër rrugë. Qendra e qytetit ishte bërë shumë e bukur, shtruar me shije me pllaka të gurta, e re për mua. Ndërtuar vitet e fundit. Bujtëm atë natë në një hotel të ri e të mirë në krye të lagjes së vjetër të qytetit në shpatin e malit. Në mëngjes, për fat të mirë kishte dalë një diell shkëlqyes. Zbritëm në qendër të qytetit. U ulëm në njerën nga kafenetë aty rrotull. Takuam edhe miq të tjerë nga Tirana. Edhe ata si ne kishin ardhur të qetësoheshin aty. Aty i ulur në kafene, më vjen një mesazh nga një shok i imi, i cili më uronte 29 Nëntorin. Unë iu përgjigja me falenderim dhe shtova “ne gjindemi në vendin nga ku e ka burimin 29 Nëntori” Kjo më çoi ndërmend një bisedë me Sir Reginald Hibbert-in, 25 vjet të shkuara nga kjo ditë.

Në një shkrim timin “Ju nuk e dini se sa heroike ka qenë Lufta juaj Nacionalçlirimtare” (gazeta Panorama, 29 nëntor 2021, fq 18-19) kam shkruar për këtë bisedë. Ajo që më ra ndër mend dhe nuk e trajtova në shkrimin e sipërshënuar ishte ajo që Sir Reginald-i më tha për pllakën e thyer të monumentit të Brigadës VI në Përmet. Prandaj kur u bëmë gati të largoheshim nga Përmeti i thashë sime shoqeje:
– Do të ndalohemi pak matanë urës, te monumenti i Brigadës VI sulmuese. Dhe ashtu bëmë. Aty ndodhej një i moshuar me një nip ose stërnip të tijin, i cili po qëndronte përballë pllakave me emrat e qindra dëshmorëve të rënë në betejat e ndryshme kundër pushtuesit nazifashist të zhvilluara nga ajo brigadë. Ndoshta kishte midis tyre ndonjë të afërm a shok të tijin. Ai nuk u ndie mirë kur më pa që po e fotografoja. Nuk ma mudësoi ta fiksoja mirë djalin e vogël dhe u largua. U ngjitëm te sheshi i monumentit dhe ç’të shihja! Cungu i mbetur i Shqipërisë, në hartën me vijë kufitare të vijëzuar në reliev, dukej si i varur në boshllëk.

Lapidari i Brigadës VI sulmuese dhe kufiri i zhdukur i Shqipërisë nga Shkumbini e poshtë dhe vija që tregonte betejat e kësaj brigade brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë kishte mbetur njësoj si në vitin 1994. (!)
Kishin kaluar 25 vjet nga ajo kohë. Të rinjve që mund ta kenë parë nuk u ka tërhequr vëmendjen ai masakrim që i është bërë hartës së vendit të tyre dhe as u ka shkuar mdërmend domethënia e saj. Veteranët e luftës, edhe në e kanë parë, kush ua ka vërshëllyer protestave të tyre, nëse do të kenë bërë ndonjë të tillë. Kanë shkuar e kanë ardhur dhjetra kryetarë bashkie në Përmet që nga ajo kohë. Derëbardhët ata! Nuk ua ka vrarë sytë ky përdhunim i poshtër, domethënës i hartës së vendit të tyre. Nëse ata e quajnë veten Shqiptarë, sigurisht! Dhe, nuk kanë marrë mundimin ta ndreqin atë poshtërsi të qëllimtë. Fqinjët tanë që na rrethojnë nuk do ta kishin toleruar një gjë të tillë as edhe një minut të vetëm.
Për më tepër, të mendosh se ishte pikërisht qyteti i tyre ku më 24 Maj 1944 u vendos paprekshmëria e kufijve të kësaj Shqipërie që kishim dje dhe kemi sot, por që nuk e dimë me siguri nëse do ta kemi edhe nesër. Them “do ta kemi”, se drejtuesit dhe politikanët që ndërruan pushtetin gjatë 30 viteve të fundit (pashallarët tanë) kanë dhënë prova të mjaftueshme për të mos u besuar që të kenë në zemër pacenueshmërinë e këtij vendi, të kenë në zemër identitetin e popullit të tyre, ose që të kenë zotësinë e mjaftueshme për t’i ruajtur e mbrojtur ato. Shfuqizimi i ligjit për kufijtë shtetërorë të Shqipërisë, matrapazllëku me kufirin detar të jugut, shpërfillja ndaj monumenteve të lashtësisë, shpërfillja e turpshme ndaj gjuhës dhe e shkencave albanologjike, dorëzimi ndaj trysnisë së fqinjëve në dëm afatlargët ndaj vendit tonë, lejimi i cenimit të maskuar të tolerances fetare e të tjera si këto, janë prova të pakundërshtueshme.
Drejtuesit dhe politikanët që ndërruan pushtetin gjatë 30 viteve të fundit nuk duket ta kenë vrarë mendjen ndonjëherë për këtë. Ata janë kujdesur të ndërtohen varreza për ushtarë të një vendi tjetër, të rënë në dheun tonë duke ndjekur një armik të tyre. Edhe ushtarë të vendeve të tjera janë vrarë në tokën tonë gjatë Luftës II Botërore. Dikush i ka mbledhur eshtrat e tyre dhe i ka çuar të prehen në dheun e vet. Ka shkruar për to Ismail Kadareja romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Dikush tjetër u ka ngritur një monument përkujtimor në Parkun e Liqenit, Tiranë. Ndërsa një aleat i ka mbledhur ata pak luftëtarë të vrarë këtu pranë monumentit në kujtim të tyre, po në Parkun e Liqenit, Tiranë. Kështu mund të ishte bërë edhe për ata që ranë në tokën tonë jo si pushtues, si çlirues jo se jo, por duke ndjekur armikun e tyre përtej kufirit shtetëror të vendit të vet. Edhe atyre mund t’u ngrihej një monument në zonën ku ata patën humbjet më të mëdha. Por kockat e tyre do të ishte shumë mirë që të preheshin rehat në dheun e tyre për të cilin kanë dhënë jetën, jo në dheun tonë. (!)
E kanë menduar vallë ndonjëherë këta pashallarët tanë se çfarë do t’i ndodhë këtij vendi, kur me sjelljen dhe veprimet ose mosveprimet e tyre atdhevrasëse, të krijohen kushtet e nevojshme për të ndodhur ajo gjëja?! Atyre varrezave do t’iu jepet domethënia se ushtarët që janë varrosur në to “e kanë larë me gjakun e tyre këtë tokë”(!). Do të kenë vizitorë të rregullt. Do të kenë ceremoni përkujtimore të rregullta. Do të thuren legjenda. Së fundmi gjithkush do të besojë se ata kanë rënë vërtetë “për mbrojtjen e vatanit të tyre”, do me thenë “token e tyre”, të cilin ua kanë marrë. Dhe kjo do të legjitimojë të drejtën e pretendimit të tyre, e më përtej se ai pretendim… Kjo është ajo gjëja që mund të ndodhë. Breshka ecën gjithnjë më shpejt se lepuri!
***
Drejtuesit dhe politikanët tanë që ndërruan pushtetin gjatë 30 viteve të fundit kanë menduar mjeshtërisht për krijimin e rehatisë dhe begatisë së vet, të rrethit e të mbështetësve të tyre. Deri në këtë pikë e kanë shtrirë ata hapin. Kaq u ka mjaftuar.
Pyetja shtrohet: a do ta shpëtojë NATO-ja këtë vend, të cilit këta pashallarë të tejpasuruar, së bashku me mbështetësit e vet të afërt i janë ngulur në trup si shushunja dhe luftojnë me njëra-tjetrën se cila të zërë pjesën më të mirë për të thithur?
U duhet kujtuar këtyre zotërinjëve se deri dje ne qemë anëtarë të Traktatit të Varshavës, kishim edhe një ushtri të fuqishme, sepse po nuk e ruajte derën vetë, nuk vjen tjetri të ta ruajë shtëpinë. Dhe një ditë, rrethanat e sollën që të largoheshim nga ai traktat. Madje, erdhi koha e ai edhe u shpërbë.
Strategjia për ruajtjen dhe mbrojtjen e paprekshmërisë së kufijve të atdheut është e përjetshme, strategjia për lidhjen në aleanca politike e ushtarake është e përkohshme. Sot jemi vërtetë anëtarë të NATO-s, por kemi një mikroushtri. Hapësirën tonë ajrore e detare e ruajnë fqinjët. A thua do t’ju rrijë kurdoherë mendja rehat njerëzve zevzekë e lakmitarë që të mos ndezin luftëra? A thua interesat e grupimeve të shteteve do të jenë përgjithmonë të përputhshme dhe nuk do të ketë kurrë kacafytje të reja? A thua?… A thua?… A thua?… Besimi ndaj aleancave ruhet për sa kohë që aleancat mbeten të qëndrueshme. Besnikëria ndaj aleancave nuk mund të ruhet më tej kur shkërmoqja e tyre bëhet e dukshme. Nuk ka pasur ende asnjë aleancë që të ketë qenë e përjetshme. Prandaj secili vend merr masat e nevojshme për t’i dalë rrezikut përpara dhe nuk fle me sytë hapur.
Po ashtu, besimi ndaj drejtuesit ose drejtuesve mund të jetë i qëndrueshëm për sa kohë ai ose ata provojnë me fjalë e vepra të dukshme e të prekshme se mbajnë parasysh interesat kombëtare, interesat e qytetarëve, synojnë begatinë e përgjithshme dhe janë të ndjeshëm ndaj njerëzve të dobët ose në nevojë, për sa kohë qytetarët shohin se shteti i tyre funksionon si duhet. Besnikëria ndaj drejtuesit dhe drejtuesve nuk mund të ruhet më tej, kur bëhet e qartë se ata i kanë harruar premtimet e dhëna dhe me veprimet ose mosveprimet e tyre provojnë se interesat e popullit të tyre i kanë identifikuar me interesat e veta. Fjalët e bukura dhe manipulimet e tjera të gjithfarëshme nuk duhen ngrënë më tej. Dhe, kur qytetarët i drejtohen ambasadave të vendeve mike për zgjidhjen e hallit të tyre ose për padrejtësitë, e madje kur këtë e bëjnë edhe agjenci shtetërore ose organizata private a parti politike, kjo do të thotë se shteti është larg së qenuri shtet që funksionon siç duhet, larg së qenuri ai shtet që u duhet qytetarëve dhe vendit. Në këtë pikë, besimi i tyre nuk mund të mos jetë i lëkundur. Dhe, kur qytetari ndjehet i shpërfillur, i nënçmuar, i keqpërdorur, i braktisur, i humbur dhe i pashpresë, ai fillon t’i zgjidhë punët e veta sipas mënyrës së tij, por edhe t’i zvirdhet vendi i vet. Kjo është një shenjë shumë e keqe, jo vetëm për drejtuesinë dhe politikanët vendit, por më keq ende, më keq për vetë vendin dhe të ardhmen e tij.
Prandaj, këta pashallarë tanë që mbajnë në duar fatet e këtij vendi, krahas kujdesit të lavdërueshëm që bëjnë për hesapet tyre, duhet të lënë hapësirë edhe për një gjë tjetër. Që me veprimet ose mosveprimet e tyre të mos krijojnë kushtet e përshtatshme, për sot apo për mot, që të mos ndodhë ajo gjëja e cila përgatitet në sytë e tyre, ditën për diell, në shqip e në gjuhë të huaja si ajo më sipër dhe si kjo këtu: “Amantia or Abantia was an ancient Greek polis. It occupied an important defensive position above the Vjosa river valley to the east and on the road to the coast and the Bay of Vlore. It is situated on the slope of a high hill and had only its acropolis fortified”. Kjo shkruhej në gjuhë të huaj (anglisht) zyrtarisht në faqen e internetit të parqeve arkeologjike të Shqipërisë, ku mohohej të qenët ilir i qyteti të lashtësisë Amantia në jug të Shqipërisë dhe pranohej që ai i përkiste tjetërkujt. (!) (http://archeoparcs-albania.com/amantia/html/amantia.html). Kësaj në shqip i thonë: “ku thërret kiameti”.
Kjo është denoncuar publikisht edhe nga arkeologu i njohur Neritan Ceka.
Nëse dikush prej drejtuesve dhe politikanëve të sotëm, ose prej atyre që do të vijnë nesër, si puna e këtyreve, do të kujtohet se nuk është ëndërr, atëherë do të jetë shumë vonë sepse “ujku do të jetë duke i ngrënë edhe gjysmën tjetër” vendit të tyre.
As nëpër mend nuk duhet çuar që globalizmi dhe sovraniteti i kufizuar do të shkrijnë kufijtë shtetërorë dhe do të shuajnë identitetin kombëtar të gjithkujt. Popujt që nuk duan t’i ndryshojnë kufijtë shtetërorë a ta tjetërsojnë identitetin e tyre kombëtar, qofshin të mëdhej apo të vegjël, do t’i ruajnë ato. Kufijtë e këtij vendi që quhet Shqipëri (ose Albania në gjuhë të huaj) janë të shënuar me rrëketë e gjakut që shqiptarë të tjerë para nesh kanë derdhur për to. Lufta Nacionalçlirimtare i ka garantuar Shqipërisë përfundimisht dhe patundshmërisht ekzistencën e shtetit të saj brenda kufijve të përcaktuar ndërkombtarisht. Prandaj, vetëm vetë shqiptarët mund ta zhdukin Shqipërinë nga harta e shteteve.(!)
Ky vend nuk i përket vetëm pashallarëve që sillen si zotër të tij. Atyre u duhet bërë e qartë se ata nuk janë zotër të Shqipërisë por janë shërbyes të saj, Shqipëria na përket të gjithë shqiptarëve edhe pse, për faj të tyre, shahemi e mallkohemi me njëri-tjetrin si “mo’Zo’ma keq”. Prandaj strategjisë për paprekshmërinë e kufijve të saj dhe për pacenueshmërinë e identitetit të popullit shqiptar, drejtuesitë dhe politikanët shqiptarë duhet t’i përmbahen rreptësisht. Pa dredha! Kurdoherë që qeverisin ose që kundërshtojnë qeverisjen. Me atë të mos luajnë! Kanë sa të duan hapësirë ku të kruhen.
Por kjo nuk ka për të ndodhur në qoftë se atyre nuk u kufizohet gjithfuqishmëria me rregulla e ligje specifike. Gjithfuqishmëria i josh pashallarët tanë drejt autoritarizmit, drejt despotizmit, drejt të konsideruarit të vetvetes zot dhe jo shërbyes të vendit e të popullit të vet.
Tiranë, nëntor 2019

Rrofsh Dr. Ahmeti!
Mbi gjithe te tjerat:
Nje njeri i mire, i respektuar, profesionalisht dhe marredheniet njerezore
Qenie te rralla ne Shqiperine e percunduar nga “oligarket e pasaniket” injorante, dru me pre, pa asnje lloj merite e kapaciteti, as profesional, as mental e as shpirteror .
Shendet, jete te gjate e mendje te kthellet per ju Dr. Ahmeti!
Shkruaj per Bulqizen tende o derdimen se jogoret nuk e kane problem atdhedashurine
Ata gjithmone kane ngrene ne saje te verioreve
Lexo me shume se te ben mire…………
copë mishi!!
E ke bere pyetjen zoti me Emer Arabe perse Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet luftuan per Baben ne nje kohe qe populli Greke i Epirit,Ilyrise, Maqedhonise,Ionise ku eshte sot Tur-qia me ne krye te ashtuquajturit Arvanitas si Kollokotronet,Theodhoret,Mjaulet,Bubulinat,Bocaret kishin rreth 5 apo 6 Dekada qe luftonin per tu cliruar nga Perandoria Osmane?
Edge kur Fuqite e Medha Imperialiste sidomos Italia fashiste armikja e Pirros dhe Arkimedit vendosen te krijonin nje Shtet (criate uno State) apo Pashallek turk atehere u Identifikuan “si Skiptare) dhe pasardhes te “Ilyreve”!
A nuk i thoni ju o Ahmet Arabi Stamboll Polisit ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos dhe jo Kostantinopolis?
Kur per 1100 vjet Perandori Greke e Ilyreve, Epiroteve, Maqedhonasve, Ioneve nga mori edhe Flamurin (Fllug) Greke te Bizantit Jeorgios Kastriotis?
Per cfare “Kombi” e ke fjalne o Ahmet?
Greqia luftoi per clirimin e Vorio Epirit nga ju Turqit tembeshtetur nga Fashistet e Romes.
Luftuan per Polisin e Apollonit Perendise Greko Ilyre dhe jo te Babes tuaj Erdoganit.Te Agi Sarandes.
Moskopolis qe ju i thoni Voskopoje.
Te Tripolis qe i thoni Tropoje.
Te Karavo-Stasit qeju i thoni Karavasta.
Petrulles i thoni Petreke etj,e te tjera,e etera.
Nje mjek i nderuar quhet Ahmet Kamberi,
por edhe :Pashallaret” kane emra i dashur Ahmet…!?
Me emrin e inatciut politik Neritan Ceka, qe ke permendur-
i ke rene me varre ketij shkrimi monumental qe ke ngritur!
FATKEQSI KOMBETARE KUSH NA DREJTON,USHTRIA E JANULLES DHE VUCICIT,QE PO PUNOJNE ME DUART E ANTISHQIPTAREVE NE SHKATERRIMIN E TRASHEGIMISE TONE TE LARE ME GJALUN E PASTER TE AUTOKTONEVE.Sherbetoret e Janulles me ne krye RAMUTIN dhe ate pacavuren MARGASHURRA po shkaterrojne identitetin tone kombetar.
Dhe gazetat greke me germa të mëdha shkruan se Greqia është ajo që mbron qiellin e Shqipërisë.
O zot që e di se nuk ekziston deri këtu na ka kantandisë kjo klasë politike, klasë që shkatërroi ushtrinë, që çoi për skrap tanket, avionët, topat, që projektoi Gërdecin?
Migjeni imadh po të rronte do të thërriste: AH QË NUK KAM NJË GRUSHT TI BIJE KËTIJ MALI QVERISËSH QË S’BËZAN…
Keta pashallare? Mund te jene pasardhes biologjike te tyre, dhe me plot goje ordinjere te rendomte.Ne vend qe pervoja ne drejtim te puneve te shtetit ti beje me njerezore e humane, eleminues te gabimeve dhe drejtues me te mire, keta zhyten edhe me thelle ne krime e poshtersi. Si ka mundesi kembengulja e tyre per te rimarre perseri pushtetin, athua se nuk ishin ata qe dogjen, shkaterruan,zaptuan,perçane dhe i vodhen pasurine e ketij vendi. Dhe kjo eshte ne vije,qe nga koha e A.Zogut e deri ne ditet e sotme. Çfar lidhje ka Turqia apo Greqia ne kete mes? Me te dy shtetet kemi mardhenie sh te mira dhe interesa me te medha nga ana jone. Greket ishin ata qe na priten,na mbajten e po na mbajne ne pune gati 1/5-ten e shqiptareve,ndersa me Turqit krahas ndihmave eshte vendi i dyte per nga tregetia qe zhvillojme, normalisht pas Italise, ne te cilen edhe ketu gjenden rreth 1/5 e popullsise shqiptare. Ne nuk dijme te punojme e ndertojme vete shqiperine. Edhe ne kohen e komunizmit,megjithese baballaret dhe gjysherit tane punonin me ndershmeri e pasion nga 10 ore ne dite, prape vareshim nga ndihmat e huaja, athua mos i kemi heleqare,kapadai e hajdude shtetaret tane, tamam me gen pashallaresh. Si ka mundesi qe çdo pasuri ne shqiperi , i kane vene tabelen “toke e zanum”, kur u beme pronare ne, nderkohe qe as turku dhe as zogu nuk shiste toka e prona kollaj, se enveri i shtetezoi komplet. Shqiperia kishte shansin te behej ne vitin 45 dhe e humbi, por ju dha edhe nje here shansi, pasi enveri e la te virgjer, ne vitin 91, e u be si mos me keq,e shiko ku jemi, por kete here kam frike se nuk do na jepet ndonje shans i trete, kjo per nga veshtiresite qe kane krijuar. Por njeriu duhet te jetoje me shprese…
Faleminderit Prof. Kamberit per temen qe na sjell ne kete shkrim. Edhe trajtimi qe i ben ai kesaj teme eshte mjaft realist dhe analitik; si nga ana e vlerave patriotike dhe nga pervoja dhe konkluzionet historike te marredhenieve tona me fqinjet dhe me aleancat ushtarako-politike.
– Turp ne radhe te pare per bashkiaket dhe deputetet e Permetit qe kane neglizhuar ne menyre skandaloze nje simbol te tille si lapidari i Brigades se 6-te sulmuse i cili perkujton nje nga faqet e lavdishme te historise se luftes clirimtare anti-fashiste.
Permetaret kane qene kurdohere mbrojtes te aspiratave dhe ndjenjave kombetare dhe u kane treguar vendin shovenisteve greke me pushke e me pene. Te tille ishin heronjte e rilindjes, vellezerit e famshem Frasheri e Jani Vreto. Po keshtu Papa Kristo Negovani, Riza Velcishti e Nexhip Benja qe mbrojten Permetin dhe kufijte Jugore te Shqiperise ne fillim te shekullit te 20-te.
Permeti dhe trevat e tij nga Cerrja, Dangllia e Deshnica, perkrahen ne menyre masive Luften Nacional Clirimtare dhe ishin mikprites te Kongresit te I-re te kesaj levizjeje kombetare.
Per hir te kesaj historie strukturat shteterore dhe ato sociale ne Permet duhet ta koregjojne sa me shpejt kete neglizhence qe turperon cdo qytetar te Permetit.
Shkrim nga nje atdhetar i vertete, qe ka sakrifikuar jeten e tij dhe sebashku me bashkeluftetaret e Lirise i dhane Kombit Pavaresine dhe Sovranitetin per me shume se 50 vjet, ku Shqiperia njohu nje unitet te papare kombetar dhe arritje te paimagjinueshme ne civilizimin, zgjimin e ndjenjes atdhetare, ne zhvillimin kulturor, aresimor, ekonomik, shendetesor, industrial, bujqesor, politik dhe diplomatik.
E pafalshme, qe varret e grekeve shoviniste prehen ne token tone per cfaredo aresye!
E pafalshme, qe Kisha Orthodokse Shqiptare drejtohet nga nje filogrek – antishqiptar, te cilit i eshte dhene edhe shtetesia shqiptare!
E pafalshme nga pashallaret kriminele te 30 viteve te fundit Historia e Shqiperise, qe Historia e Trimave te Lirise se L2B dhe e heronjve e deshmoreve te kesaj EPOPEJE eshte perbaltur e perbaltet nga keta antishqiptare!
Poshtersi e pafalshme, qe Varrezat e Deshmoreve dhe Monumentet Historike te Ngjarjeve me kulmore jane shkaterruar dhe nuk behet asnje hap, sado i vogel, per riparimin, pastrimin, meremetimin dhe lulezimin e tyre!
Keto 30 e ca vite me radhe shte ecur dhe ecet me nje hap te pandalshem drejt shkaterrimit te kombit dhe kjo situate do te sjelle ne menyre te pashmangshme luftera te reja, te tmerrshme dhe me te pergjakshme…
Prof. doktor Ahmet Kamberi jeni atdhetar i klasit te pare, intelektual me vlera te jashtezakonshme!
Atdhetarizmi juaj eshte nje model frymezimi per te gjithe shqiptaret!
Keni qene djale i ri ne formacionet partizane te LNCL dhe keni dhen e jepni nje kontribut shume te cmuar per Kombin!
Mirenjohje, nderim dhe respekt pa fund per ju, veteranet e LNCL dhe bashkeluftetaret, qe dhane jeten per Lirine e Shqiperise!
Falenderim per kete shkrim kaq sensibilizues!
Faleminderit Gazeta DITA!
1. A ka mundesi qe ato qe flasin kunder pashallareve nuk jane kundra “egzistences se pashallareve” por mendojne se keto tituj dhe suksese duhet ti kishin arritur ato vete?
2. Pra ato do te ishin bere pashallare vete, ne rast se konkurentet e tyre nuk do tja kishin rrembyer djathin nga goja sic ja punoi dhelpra korbit apo do kishin perdorur ndonje metode tjeter.
3. Lufta kunder korrupsionit mund te kete sukses kur njerezit kane principe te drejta.
Por nuk perjashtohet qe:
4. Lufta kunder korrusionit nuk do jete efektive ne rast se akuzat do behen nga xhelozia dhe jane te pa mbeshtetura me fakte.
Bejleret,pashallaret atdhetare e bene Shqiperine.Llumi i fshatarsise donte xhamine,halldupin,baben.
Ketu me siper ka ca kenge popullore kushtuar Ismal bej V;ores,.Populli laberise e ka thene troc ne nje kenge:Ismail beu me tre kater shoke me vete.
Po te ishte hedhur ne referendum ne 1912 shkeputja e Shqiperise nga Sulltanati osman,,populli shqiptar do te votonte me shumice plebishitare,kunder.
Lufta Nac-Cl.,ashtu si e ka shkruar nje varg Shefqet Musaraj,,ishte:U ngriten kembet,t`i bien kokes,.
Ishte nje lufte vllavrasese,e nxitur nga serbet per te ripushtuar tokat shqiptare te Kosoves,Metohise dhe Maqedonise qe ushtria gjermane ja bashkoi Truallit shqiptar.
Nuk ka lux mjerani shqiptar te gjykoje eshte fashist,nazist,kancelarist gjermani qe cliroi Kosoven,,Nuk ka lux shqiptari te gjukoje,eshte imperialiswt Amerikani qe cliroi Kosoven.
Nje nene siciljane-tregon Gorkij,,shkoi i kerkoi te birin Tiranit me gjaksor qe ka njohur bota,Timur Lengut,,se ja kishin rrembyer Piratet saracene.
Ajo kerkonte femine mor qen i atrofizuar nga dogma,,NUK DO GJYKONTE SHPETIMTARIN.
Edhe Ai femije ,qe ta ka hedhur tej ate librin me partizan ne kopertine,,eshte per tu puthur ne balle.
Moshataret e tij u joshen nga urjahipi Gjylos,,
Minorene qe nuk paten as moshen as formimin per te gjykyar te miren dhe te ligen,,u perdoren SI FEMIJE LUFTE,,si perdorin Bandat terroriste fetare ISIS dhe Boku Haram femijet ne vendet e Afrikes per te vrare e terrorizuar popullsine,.Ku e shpune Shqiperine keta femije te luftes,qe dy serbe dhe ca kriminele si Memet Shehu ,toher baba,i hodhen kunder malsise dhe kunder Kosoves shqiptare?
E shpune ne terror,,uri,skamje,,triska,tullona,,gjersa u shpervaren neper ambasada dhe dyreket e anijeve si majmune,.
Te hikin nga XHEHENEMI QE KRIJUAN VETE.
Zoti artikullshkrues,me gjithe respektin per ju dhe mundimin per kete artikull per te mbrojtur “te majten tuaj” ju gaboni rende ne nje drejtim.
.
meqenese ju e quani me te drejte parine e Tiranes “pashallare” duke ju referuar kohes osmane…duke na cuar si kohe ne ate periudhe duhet te gjejme kush eshte Porta e Larte e Stambollit ?
.
Padyshim qe ajo seli ndodhet ne Washington e lyer me te Bardhe dhe te pakten nga 22 marsi 1992 Vilajeti i Shqiperise dhe me pas i Vilajeti Kosoves ajne pa ushtri ( me koqe te prera) dhe Lala Gjoni nga Washingtoni ben ligjin..
.
Fakti sot qe Berisha po ben Radiolojen me Lulin Kimen dhe deri te Blinkeni duke patur katalizator Ramen kete pallosh 2 metrosh vertetojne sa me siper..
.
Sa per friken qe ke se po e tallin Clirimin dhe rindertimin mjafton fakti se gjithe keto termete dhe cuname qe kan ndodhur ne 1992-2022 ajo rezistoi se kishte themele te forta qe u hapen dhe betonuan qe ne 1944…
.
Pra derisa ju ‘”KAMBERET” krahas pashallareve nuk denonconin dhe bosat e tyre ku permend deklaraten idiote te Blinkenit e po fitoi Berisha nuk bashkpunojme me te tregon se porta e Larte e Washingtonit ka gjynahe te medha me keto pashallaret tane qe kurre nuk bejne me koken e tyre ..
Pra kur do na thuash ndonje kritike
per Porten e Larte te Washingbollit
qe jane realisht afendikonjte
e mender pashallareve tane ?