Veliaj mbledh shoqatat e Tiranës: Dy kallëzime në Prokurori për manipulimin e zgjedhjeve nga Duka

Amelda Amelda

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mblodhi sot Presidentët dhe përfaqësuesit ligjorë të shoqatave sportive të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij bëri me dije se Bashkia Tiranë ka gati dy kallëzime penale për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së dhe të Shoqatës Rajonale të Sportit Tiranë.

Nesër ne do të bëjmë dy kallëzime penale. Do bëjmë një kallëzim për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF dhe një kallëzim penal për sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës. Do t’i bashkohen vandakut të madh që prokuroria sot ka në dispozicion.

Vandaku vetëm po rritet në të gjithë fushat ku ata ushtrojnë një veprimtari thellësisht kriminale, se sot të gjithë i zgjedhin zgjedhësit, kurse këta zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë pastaj si vezë nëpër bikerinat e shoqatës.

Për hir të transparencës, është shumë e nevojshme që ne të bëjmë apelin e shumicës. Në fakt në gjykatën e Tiranës janë regjistruar drejtuesit e shoqatave, jo delegatët që na i cakton FSHF dhe ne i zbulojmë këta vetëm kur shkojmë ditën e votimit. Kjo është një paturpësi dhe është një falsifikim dhe më vjen keq për këta që e kanë bërë.

Do shkojnë në burg, është e pashmangshme, do shkojnë në burg se kur falsifikon firmën siç ndodhi në Shijak kur falsifikon delegatët dhe ti thua një ditë përpara që të kam njoftuar dhe 20 delegatë të tjerë që s’i njihte askush, kjo është kriminale dhe disa njerëz do bëjnë burg për këtë çështje dhe kjo është arsyeja pse jemi mbledhur sot.

Ketu prezent kemi shumicen e shoqatave, jo me dyer të mbyllura, sic bejne ata me delegatë anonimë nga Shijaku qe fanepsen në Tiranë, ku punëtorët e ngarkim –shkarkim të vezëve na dalin edhe delegatë të Tiranës. Kurse ketu prezente jane te gjithe ata që realisht i kanë këto shoqata sportive në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Share This Article
2 Comments
  • Burgun nuk e percakton ti o zotri,por prokuroria dhe e Vulos gjykata.si shume xhiro ke mare,nuk me dhimset njeri n.q.s. Ka shkel ligjin ,por duhet te Jesh I kujdesshem z.veliaj se je person publik dhe duhet te Jesh shembull.kaq

  • Veliaj mbaje kalin.Ti bej kallzimin pastaj se shkojne ne burg a jo nuk vendos ti.Ke kuptim jo te drejte te demokracise dhe te pavaresise se gjyqesorit.Kjo llogjike nuk eshte per fajin tend por eshte mbeturine e sistemit qe nuk njeh pavaresine e degeve ku ndertohet demokracia.Neser ata dalin llagar(te paster) dhe taxapapuesit paguajne demin moral etj. me mijra dollare.Asnjeriut nuk i vjen mire po keshtu ka ndodhur edhe ne bote.Krimineli del viktime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *