Orët e fundit raportohet se një stuhi e paprecedentë dëbore ka paralizuar të gjithë aeroportin e Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim dhe çdo lëvizje brenda dhe jashtë tij.
Stuhia u shfaq në përmasa kaq të mëdha sa ka bllokuar edhe zbritjen e shumë pasagjerëve nga avionët e kompanive ajrore që operojnë në këtë aeroport.
Është bllokuar edhe avioni i kompanisë “Air Albania”. Lajmin e konfirmon vetë kompania në një postim në rrjetet sociale. Çdo fluturim nga aeroporti i Stambollit është bllokuar.
“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport.
Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, njofton kompania “Air Albania”.
