Meta: Shqipëria apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Ukrainë-Rusi nëpërmjet dialogut

Amelda Amelda

Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Ukrainë. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se bashkohet me shqetësimin e partnerëve të NATO-s për rritjen e numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në Ukrainë.

Meta shkruan se “Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike.”

REAGIMI I METËS

Bashkohem me shqetësimin e partnerëve tanë të NATO-s për rritjen e paprecedentë të numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën dhe kërcënimit për fillimin e një agresioni ushtarak ndaj një vendi sovran dhe mik.
Kërcënimi dhe eventualisht agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbëjnë kërcënim direkt ndaj sigurisë evropiane dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • ky eshte gomar ,loqe,nuk kam epitet popullor qe ta percaktoj.i teri.Ka mundesi ” Dita ” te mos na jape idera te te ketyre loqeve .Kuriozite!E kupton ky dhe sisemadhja c”fere thote?

  • 1. Ky problem mund te zgjidhet vetem me rruge diplomatike.

    2. Kjo mund te ndodhe kur secili nga pjesmaresit ne bisedimet e mirekuptimit te gjetjes nje zgjidhje optimale do shqyrtoje si perfitimet dhe humbjet, cfare do jape e cfare do mare. Behet fjale jo vetem per situaten ne kete moment por edhe ato qe do ndodhin ne te ardheshmen.

    3. Ne qofte se do operohet vetem me dogma, kush je ti e kush jam une, cke bere ti e ckam bere une, problemi nuk mund te zgjidhet ne menyre paqesore.

    4. Askush nuk ka mundesi gjate marjes se nje vendimi te parashikoje te gjitha pasojat. Ka ndodhur shpesh ne histori ajo qe perfaqesohet nga shprehja ” Ben te veshe vetulla dhe qit syte.

    5. Dy here ne shekullin e 20 te, Fuqite e Medha Europjane shkaterruan njera tjetren, humben gjithcka qe kishin akumuluar ne shekuj.

    6. E lane te lire, i dhane “carta bianka” Hitlerit kur ai ishte akoma i pa fuqishem dhe i shpallen lufte kur Ai qe bere i fuqishem.

    7. I premtuan ndihme ushtarake Plonise por nuk paten divizione ta mbronin ate. Polonia humbi 5 milion jeta njerezish.

    8. Nacionalizmi, besimi i teperuar tek vetja e shume individeve ne pozicione drejtuse kerkojne zgjidhje finale.

    9. Kur nje lider largpames kerkon nje zgjidhje kompomisi, konkurentet e tij per pushtet e sulmojne si personalitet i lekunder, jo i prere, etj. Por kur lideri ka mentalitetin e tyre dhe godet me vendosmeri, kur gjate perplasjes dalin me humbje, te gjithe i sulen liderit. I thone se shkaterrove kombin.

    10. Por pergjegjesine kryesore e kane drejtusit e Ukraines. Po moren vendime jo te drejta, po nuk i fusin ne analize te gjitha mendimet e faktoreve nderkombetare me te cilet komunikojne, mund te shkelin ne drase te kalbur.

    11. Pavaresisht nga ndihmat e medha qe kane mare per nje kohe shume te gjate dhe vecanerisht ne kete situate te tensionuarLideret e Ukraines nuk mund ti nxjerrin geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *